Author Topic: A ka Zot?  (Read 4983 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Iliria

  • Guest
A ka Zot?
« Reply #5 on: December 28, 2008, 09:41:10 PM »
 
 


Sepse paga e mëkatit është vdekja, por dhuntia e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezu Krishtin, Zotin tonë.

Qoftë bekuar Perëndia edhe Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, i cili me anë të mëshirës së tij të madhe na rilindi për një shpresë të gjallë me anë të ringjalljes së Jezu Krishtit prej së vdekurish.

Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.

Ne e dimë që Zoti është i vërtetë sepse Ai e ka treguar Veten në tre mënyra: nëpërmjet krijimit, nëpërmjet Fjalës së Tij dhe nëpërmjet Birit të Tij, Jezus Krisht.

Prova më themelore për ekzistencën e Zotit është thjesht ajo që Ai ka bërë. “Në fakt cilësitë e tij të padukshme, fuqia e tij e përjetshme dhe hyjnia e tij, duke qenë të dukshme nëpërmjet veprave të tij që nga krijimi i botës, shihen qartë, me qëllim që ata të jenë të pafalshëm” (Romakëve 1:20). “Qiejtë tregojnë lavdinë e Perëndisë dhe kupa qiellore shpall veprën e duarve të tij” (Psalmet 19:1).

Nëse unë gjej një orë dore në mes të një fushe, nuk do të mendoja se është “shfaqur” aty nga hiçi ose që ka ekzisutar gjithmonë. Duke u bazuar tek modeli i orës, do të mendoja se ajo e ka një modelues. Por unë shoh një krijim më të madh dhe një saktësi më të madhe në botën tonë. Matja e kohës tek ne nuk bazohet tek orat e dorës, por tek vepra e duarve të Zotit – rotullimi i rregullt i tokës (dhe vetitë radioaktive të atomit të cesiumit-133). Universi shpalos një krijim të madhërishëm dhe kjo tregon për një Krijues të Madhërishëm.

Nëse do të gjeja një mesazh në kod, do të kërkoja një kriptograf për të zbërthyer kodin. Supozimi im është se mesazhi duhet të ketë një dërgues inteligjent, dikush që e ka krijuar këtë kod. Sa i komplikuar është kodi i ADN-së që ne kemi në çdo qelizë të trupit? A nuk tregon kompleksiteti dhe qëllimi i ADN-së për një Shkrues inteligjent të kodit?

Jo vetëm që Zoti ka krijuar një botë fizike të ndërlikuar dhe plotësisht të akorduar, por Ai gjithashtu ka vendosur një ndjenjë përjetësie në zemrat e njerëzve (Predikuesi 3:11). Njerëzimi ka një perceptim të brendshëm të ekzistencës së diçkaje përtej asaj që syri mund të shohë, një ekzistencë më të lartë se sa rutina tokësore. Perceptimi i përjetësisë në ne shfaqet në dy forma: ligj-vënia dhe adhurimi.

Çdo shoqëri përgjatë historisë ka vlerësuar disa ligje morale, të cilat janë çuditërish të njëjta nga njëra kulurë në tjetrën. Për shembull, ideali i dashurisë vlerësohet në mënyrë universale, ndërsa të gënjyerit dënohet në mënyrë universale. Moralshmëria e përbashkët – ky mirëkuptim global i së mirës dhe i së keqes – tregon për një Qenie Morale Supreme që na ka paisur me një ndërgjegje të tillë.

Në të njëjtën mënyrë, njerëzit në mbarë botën, pa dallim kulture, kanë ngritur gjithmonë një sistem adhurimi. Objekti që adhurohet mund të variojë, por ndjesia e një “fuqie më të lartë” në qeniet njerëzore është e pamohueshme. Prirja jonë për të adhuruar përkon me faktin se Zoti na ka krijuar “në imazhin e Tij” (Zanafilla 1:27).

Zoti gjithashtu na e ka zbuluar Veten nëpërmjet Fjalës së Tij, Biblës. Përgjatë shkrimeve, ekzistenca e Zotit është trajtuar si një fakt i qartë në vetvete (Zanafilla 1:1; Eksodi 3:14). Kur Benjamin Frenklin shkruajti Autobiografinë e tij, ai nuk harxhoi kohë për të vërtetuar ekzistencën e tij. Po kështu edhe Zoti nuk harxhon shumë kohë për të vërtetuar ekzistenën e Vet në librin e Tij. Natyra jetë-ndryshuese e Biblës, integriteti i saj dhe mrekullitë që kanë shoqëruar shkrimin e saj, duhet të jenë të mjaftueshme për të garantuar një shikim më të afërt.

Mënyra e tretë se si Zoti e ka zbuluar veten është nëpërmjet Birit të Tij, Jezus Krishtit (Gjoni 14:6-11). “ Në fillim ishte Fjala: Fjla ishte me Perëndinë dhe Fjala ishte Perëndi...Dhe Fjala u bë mish dhe banoi mes nesh” (Gjoni 1:1, 14). sepse tek Ai (Jezus Krishti) “banon trupërisht gjithë plotësia e Hyjnisë”. (Kolosianëve 2:9)

Gjatë jetës së Tij të mahnitshme, Jezusi përmbushi gjithë ligjin e Testamentit të Vjetër në mënyrë të përsosur dhe i përmbushi të gjitha profecitë që kishin të bënin me Mesian (Mateu 5:17). Ai bëri vepra të panumurta dhemshurie dhe mrekulli publike për të vërtetuar mesazhin e Tij dhe për të siguruar dëshmitarë okularë të hyjnisë së Tij (Gjoni 21:24-25). Më pas, tri ditë pas kryqëzimit të Tij, Ai u ringjall nga të vdekurit, një fakt i pohuar nga qindra dëshmitarë okularë (1 Korintasve 15:6). Gjithë historia është e mbushur me “prova” që tregojnë se kush është Jezusi. Ashtu siç tha edhe Apostulli Pal: “... sepse e gjithë kjo nuk është bërë në fshehtësi” (Veprat 26:26).

Në nuk e vemë në dyshim faktin që do të ketë gjithmonë skeptikë, të cilët kanë idetë e tyre në lidhje me Zotin dhe që do t’i shohin faktet ashtu siç duhet. Do të ketë edhe nga ata, të cilët asnjë lloj prove nuk do të arrijë t’i bindë (Psalmet 14:1). Në fund të fundit, gjithçka ka të bëjë me besimin (Hebrenjve 11:6).
 
 
 
« Last Edit: December 28, 2008, 09:43:07 PM by Iliria »

Iliria

  • Guest
A ka Zot?
« Reply #4 on: December 28, 2008, 09:16:59 PM »
Jo nuk ishte pyetje ,perkundrazi e ka thelbin e kuptimit dikun tjeter per disa ketu qe nuk kuptojne do sillesha fakte qe te ju tregoj te verteten

Offline lidabica

  • VIP
  • ***
  • Posts: 5.428
  • Postimet: +22/-47
A ka Zot?
« Reply #3 on: December 28, 2008, 09:11:27 PM »
PO Ç'ESHTE KJO PYETJE ILIRIA ???ZOTI YNE ,KA KRIJUAR GJITHESINE.I LUTEM TE NA JAPE SHENDET DHE PAQE MIDIS NESH!

Iliria

  • Guest
A ka Zot?
« Reply #2 on: December 25, 2008, 02:14:16 AM »
1. Gjatë gjithë historisë, në të gjitha kulturat e botës, njerëzit kanë besuar se ka një Zot.

A mund të thotë dikush me një farë vetë-besimi se të gjithë këta njerëz e kanë patur gabim? Miliarda njerëz, që përfaqësojnë rryma të ndryshme sociologjike, intelektuale, emocionale, arsimore, etj., të gjithë arritën në të njëjtin përfundim se ekziston një Krijues, një Zot për t’u adhuruar.

"Kërkimet antropoligjike sot kanë treguar se edhe tek njerëzit më të lashtë dhe më primitivë ka patur një besim universal tek Zoti. Edhe në legjendat dhe historitë më të hershme të popujve në të gjithë botën, koncepti i parë ishte për një Zot, që ishte Krijuesi. Madje edhe në shoqëritë që tashmë besojnë në më shumë se një perëndi duket se ka qenë njëherë në ndërgjegjen e tyre një Zot i lartë i vetëm.

 

Iliria

  • Guest
A ka Zot?
« Reply #1 on: December 25, 2008, 01:33:56 AM »
A ka Zot?
Shkruar nga Marilyn Adamson

 A nuk do të donit që veç njëherë dikush t’ju tregonte me fakte për ekzistencën e Zotit? Pa mundje krahu, pa thënie si "Vetem duhet të besosh." Ja, pra, një përpjekje për t’ju ofruar haptazi disa nga arsyet që sugjerojnë se Zoti ekziston.
 
Por, së pari, duhet të keni parasysh një gjë. Nëse dikush mohon edhe mundësinë e ekzistencës së Zotit, atëherë çdo lloj fakti mund të humbasë me anë të racionalizimit apo shpjegimeve. Është njëlloj sikur një njeri të mos ketë dëshirë të besojë se njeriu ka ecur në hënë. Asnjë lloj informacioni nuk mund t’ia ndryshojë mendimin këtij personi. Regjistrimet satelitore të astronautëve duke ecur në hënë, intervistat me astronautët, gurët nga hëna… të gjitha këto fakte nuk do të kishin vlerë, sepse ky person tashmë e ka ndarë mendjen se njeriu nuk mund të shkoj dot në hënë.
 

Kur vjen puna tek mundësia e ekzistencës së Zotit, Bibla thotë se ka njerëz që kanë parë fakte të mjaftueshme, por ata e kanë shtypur të vërtetën rreth Zotit.(1) Nga ana tjetër, për ata që duan ta njohin Zotit, nëse Ai është atje, Bibla thotë: "Do të më kërkoni dhe do të më gjeni sepse do të më kërkoni me gjithë zemër. Unë do të bëj që ju të më gjeni."(2)

Para se të shihni faktet që kanë të bëjnë me ekzistencën e Zotit, pyete një herë veten: "Nëse Zoti ekziston, a do të kisha dëshirë që unë ta njihja Atë?"