Author Topic: QELIZA  (Read 4633 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline toni

  • Global Moderator
  • VIP
  • *****
  • Posts: 3.653
  • Postimet: +3/-1
  • Gender: Male
QELIZA
« Reply #1 on: May 17, 2009, 10:16:37 AM »
Ndarja e qelizave menjëherë pas mbarsjes
Njësia më vogël e gjallë tek qeniet e gjalla bimore ose shtazore.



Qenia e qelizave të gjalla parashikohet edhe nga Mekanika Kuantike.

Deri në vitin 1930, teoria më e pranueshme për origjinën e jetës ishte ajo sipas të cilës reaksionet kimike në atmosferën më të lashtë të Tokës prodhuan blloqe ndërtuese të jetës gjë që më vonë çoi në krijimin e qelizave të para. Kjo teori kundërvihet nga një teori e re e cila thotë se në të vërtetë ka ndodhur e kundërta, ajo që u krijua e para ishte qeliza e cila më vonë u mbush me molekula të gjalla. Bëhet fjalë për rreth 4 miliardë vjet më parë.
Sipas kësaj teorie qelizat e para nuk ishin qeliza të gjalla por qeliza inorganike të përbëra nga sulfuri i hekurit të cilat nuk ishin krijuar në sipërfaqen e Tokës por në fundin e oqeaneve.

Çdo qelizë e trupit tonë përmban një numër të barabartë gjenesh (ato mijëra njësi të imëta të trashëgimisë të përcjellura në çdo vezë dhe spermë) nga secili prind. Këto duhet të përmbajnë të gjitha të dhënat biologjike për të cilat kanë nevojë trupat tanë që nga çasti i mbetjes shtatzënë të nënës deri në ditën që vdesim, të koduara në një lëndë të veçantë të quajtur DNA.


Me ndihmën e tre miliardë gurëve të themelit të gjenomës qelizat përgatisin parasëgjithash proteinat (ndoshta janë 250 000 apo më tepër) - dhe pastaj formojnë trupin me muskujt dhe trurin, lëvrojnë rritjen e njeriut dhe shtysat nervore.

Zhvillimi embrional është i mbushur me lloje qelizash që kanë mundësi dhe hapësira të shumëfishta zgjedhjeje, si kreshta nervore që mund të formojë kërce, nerv, dhe pigment.

Ka teori të ndryshme që përpiqen të shpjegojnë se çfarë ndodh me qelizat që i bën ato të veprojnë ashtu si veprojnë duke sjellur ndryshime në trupin tonë që çojnë në mplakjen e tij. Teoria më e përhapur është ajo sipas të cilës qelizat mplaken, ato bëhen gjithnjë e më pak të efikase si dhe gjithnjë e më pak të afta të heqin tutje mbeturinat dhe produktet toksike. Me sa duket, ato nuk janë aspak në gjendje të punojnë - dhe vdesin.


Nëse proteinat e ndemjes nuk punojnë si duhet, mund të kemi një përqendrim proteinash të shformuara dhe të dëmshme brenda qelizës që do të keqësonin funksionimin e saj dhe do ta mplaknin atë.

Nuk ka dyshim që të ashtuquajturat radikale të lira - grimca agresive oksigjeni - sulmojnë lëndën tonë gjenetike, DNA-në, përgjatë jetës. Ky proces mund të shihet qartë tek një mollë. Nëse kafshon një kokërr mollë, oksigjeni hyn në tulin e kësaj peme - molla bëhet e kaftë. Në mënyrë krejt të ngjashme edhe oksigjeni mplak qelizat e trupit tonë.

Eksperimentet me krimba të pasegmentueshëm (nematoidë) kanë treguar se vetëm një numër tepër i vogël gjenesh bëhen më pak të afta ndërsa qelizat tona mplaken.
Këto gjene prodhojnë proteina të cilat bëjnë që qelizat të vazhdojnë të punojnë si duhet si dhe i mbrojnë këto nga ndemja.
Por nëse ato dështojnë, efektet mund të jenë shkatërruese gjë që na lë të kuptojmë, nga ana molekulare, se përse trupat tanë fishken.

Më parë besohej se tek njerëzit nuk mund të lindin qeliza të reja pas foshnjërisë, por studimet e fundit tregojnë se si truri i njeriut ndërton qeliza të reja nervore përgjatë tërë jetës.

Stresi i dëmton qelizat e reja ndërsa një mjedis i larmishëm e stimulues i pasuron ato. Ajo që shton më tepër numrin e qelizave të reja është lëvizja trupore.