Author Topic: Si trashegohen gjenet  (Read 2750 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline toni

  • Global Moderator
  • VIP
  • *****
  • Posts: 3.653
  • Postimet: +3/-1
  • Gender: Male
Si trashegohen gjenet
« Reply #1 on: May 17, 2009, 10:11:07 AM »
Mënyra se si ne trashëgojmë tipare nga prindërit tanë është intriguese. Ka qenë për zakon të mendohej se trashëgimi ishte si një përzierje ngjyrash - që tiparet e një fëmije ishin një përzierje e përsosur e tipareve të prindërve. Por sot e dimë se trashëgimi nuk ka fare të bëjë me përzierje. Karakteristikat e një fëmije nuk janë gjithnjë e mesmja e përpjesshme e atyre të prindërve. Ndonjëherë një karakteristikë e një prindi do të zhduket në fëmijët e tij, vetëm për t'u shfaqur sërish tek fëmijët e fëmijëve. Është shumë më tepër se një çështje e thjeshtë përzierjeje gjenetike.

Kështu ndonëse etër të gjatë dhe ëma të shkurtra në përgjithësi lindin fëmijë të cilët kur rriten arrijnë një gjatësi që gjendet midis tyre, prapëseprapë kur këta fëmijë bëhen prindër mund të lindin fëmijë që kur rriten mund të jenë të gjatë, të shkurtër, ose të një gjatësie të ndërmjetme.

Kjo shpjegohet nga dy fakte më të rëndësishme:



Një arsye që ne nuk jemi të njëjtë me prindërit tanë, apo vëllezërit apo motrat, ndonëse trashëgojmë të njëjtat gjene, është ajo që gjatë procesit të riprodhimit, gjenet e prindërve tanë shkartisen dhe ndahen në ndërthurje të reja të cilat, duke vepruar me njëra-tjetrën, përcaktojnë të gjitha tiparet e lindura të cilat na bëjnë ne këta që jemi.
Pjesa e dytë e shpjegimit është ndihmesa e faktorëve të tjerë që ndikojnë në sesi zhvillohemi dhe nëse do të sëmuremi apo do të mbetemi të shëndoshë. Çdo aspekt i një qenie njerëzore është një kombinim i natyrës (gjeneve) dhe rritjes (mjedisit - dietës, ekspozimit ndaj kimikateve apo infeksioneve, bile edhe përkujdesjes emocionale). Këto faktorë të kushtëzuar nga mjedisi mund të shkaktojnë luhatje mjaft të mëdha ndër njerëzit që kanë lidhje farefisnore.