Author Topic: Sokrati ( jeta theniet dhe filozofike)  (Read 28274 times)

0 Members and 8 Guests are viewing this topic.

Offline toni

  • Global Moderator
  • VIP
  • *****
  • Posts: 3.653
  • Postimet: +3/-1
  • Gender: Male
Sokrati ( jeta theniet dhe filozofike)
« Reply #4 on: May 14, 2009, 05:58:37 PM »
Thenjet e Sokratit
Duhet të hahet për të jetuar, jo të jetohet për të ngrënë.

Kush do të lëvizë botën të lëvizë më parë vetveten.

Un e di që s´di.

Sak isha një njeri shumë i ndershëm për të jetuar dhe qenë politikan.

Këshilla ime për ty është të martohesh; nëse do të gjesh një grua të mirë, do të jesh i lumtur; nëse nuk do ta gjesh do të bëhesh një filozof.

Padija është zanafilla e të gjitha të këqiave.

Është më mirë të pësosh padrejtësi sesa të ushtrosh.

Kujtohu gjithnjë, se çdo gjë është kalimtare (e përkohëshme); atëherë nuk do të jesh tepër i gëzuar në lumturi dhe jo shumë i pikëlluar në fatkeqësi (vuajtje).

Kush beson, se është diçka, ka ndaluar, të bëhet diçka.
Ku s´ka me fjalosje, fillon dhuna.

Nuk është marre (kori), të mos dish asgjë, por, të mos duash të mësosh kurrgjë.

Jo sepse është e vështirë, nuk guxojmë, por sepse nuk guxojmë, është e vështirë.

Kishte qen ne ate kohe nje mbret dhe deshira e tij ishte qe te dinte shume gjera..(nga jemi ne,kush jemi ,ku do te shkojm mas vdekjes etj..) dhe kerkon nga ushtaret e ti qe ta kontaktonin me njeriun me te menqur te Greqis antike dhe me ne fund ushtaret ja sjellin Sokratesin dhe i thon Mbretin se ky eshte njeriu me i zgjuar qe e gjetem ne Athin. Dhe mbreti i thot Sokratesit tregom gjitheqka qe dini ju,Sokratesi i pergjigjet lartmadheri,Nuk eshte marre (kori),te mos dish asgje,por,te mos duash te mesosh kurrgje.Jo sepse eshte e veshtire,nuk guxojme,por sepse nuk guxojme, eshte e veshtir .Prandaj lartmadheri, une e di nje gje,qenuk di asgje.........

Offline toni

  • Global Moderator
  • VIP
  • *****
  • Posts: 3.653
  • Postimet: +3/-1
  • Gender: Male
Sokrati ( jeta theniet dhe filozofike)
« Reply #3 on: May 14, 2009, 05:55:29 PM »
Sokrati tha:



1-Zgjuarsia e madhe , shqetesime te
medha.

2-Njeriu sa me i perulur te jete , aq me i pavendosur
eshte.

3-Dhimbja forcon moralin.

4-Askush seshte i keq me
dashje.

5-Te gjykosh dmth te tallesh.

6-Ai qe eshte
dallaveraxhi i madh eshte edhe strateg i madh.

7-Jeta jone plekset
qysh ne fillimet e veta ne rrjeten qe na eshte ngritur para se te
lindnim.

8-Mendja shpik pajisje , kurse pajisjet ndryshojne
mendimin.

9-Shkenca dyshon, feja pohon.

10-Ska gje me te
vjeter se risia.

11-Sa me shume njerez te bashkohen dhe te bejne nje
turme , aq me i dobet behet gjykimi dge aq me e forte ligesia.

12-Ku
ka hedhur rrenje trinia (budallallek,hutim,frike) atje shteti ka fuqi dhe
populli eshte i lumtur.

13-Turma,opinioni publik: Qen i zgjebpsur i
madh i lidhur ne hu mes diellit.Gjithe kohen fle,kruan zgjeben e vet dhe
sulet i terbuar mbi kedo qe kerkon ta zgjoje e ti zgjidhe
zinxhirin.

14-Sa me shume te mendoje qytetari aq me i mencur eshte,
sa me pak te flase aq me i lire eshte.

15-Feja eshte themeli Atdheut
dhe moralit.

16-Dashuria shpirterore dmth e panatyrshme, pastron
shpirtin dhe pjell ide.

17-Kriminelet nuk i gjykojne por u falen si
te jene hyjni ose i vrasin pabesisht.

18-Demokracia eshte nje tirani
e maskuar.

19-Ligji do te thote vullneti i te pafuqishmeve dhe dobesi
e te pavullnetshemve.

20-Drejtesia nuk eshte vec se interesi i me te
mirit.



Offline toni

  • Global Moderator
  • VIP
  • *****
  • Posts: 3.653
  • Postimet: +3/-1
  • Gender: Male
Sokrati ( jeta theniet dhe filozofike)
« Reply #2 on: May 14, 2009, 05:53:43 PM »
*Njeriu nuk mund te perparoj nese nuk e liron mendjen nga paragjykimet*
ishte pikerisht arsyeja sepse u denua me vdekje per dijen dhe te
menduarit ,filozofi i madh grek Sokrati.

Po sjelle disa nga filozofia e tije :

*Une ne jeten time kam pasur tri te keqija te medha per te luftuar :gramatiken ,varferin dhe gruan .
Duke studiuar te paren e hoqa qafe ,fati me shpetoi nga e dyta ,kurse nga e treta mjerisht ,ende nuk kam shpetuar.

Kur e pyeten Sokratin se si ka mundesi te i duroj britmat e se shoqes ai u pergjegj:

*Tash me jam mesuar ,ato nuk me bejne me shume pershtypje nga zhurma e rrotave te karroces.

Per dhuratat :
*Duke pranuar gjithnje dhuratat do te bejme qe te lodhet dhuruesi .Nje
mospranim i mencur nuk mund te shpjere vecse te nje bujari me e madhe .

Kur Sokrati u denua me vdekje e shoqja Ksanthipi gjat vizites ,filloi te qaj.Per te e ngushlluar ai i tha:
*Mos qaj Ksanthipi .Ata qe me denuan ,jane vete te denuar me vdekje ,nga natyra.
Po te denuan padrejtesisht dhe kjo me bene te vuaj i drejtohet e shoqja .
Filozofi iu pergjegj :
*A do te ishe me e lumtur po te me kishin denuar per ndonje faj ?

Offline toni

  • Global Moderator
  • VIP
  • *****
  • Posts: 3.653
  • Postimet: +3/-1
  • Gender: Male
Sokrati ( jeta theniet dhe filozofike)
« Reply #1 on: May 14, 2009, 05:53:01 PM »
Sokrati (469-399) është padyshim një ndër figurat
më interesante dhe më atraktive në tërë
historinë e filozofisë së lashtë greke.

Lindi në Athinë nga e cila, me përjashtim të
kohës që e kaloi në ushtri asnjëherë nuk u
largua. Rrjedh nga një familje e rëndomtë qytetare,
nëna e Sokratit ishte mami, kurse i ati gurskalitës. Sokrati
thoshte se ai ushtonte të njejtin profesion sikurse nëna e
tij,maieutikën, artin e të lindurit. Ai lindte
shpirtërat. Ai nuk mësonte duke u imponuar së jashtmi,
por bënte të zgjohej tek tjetri ndjenja e së
vërtetës, që ishte te njeriu e fjetur dhe tepër e
kënaqur me pak.
Kjo përpjekje e Sokratit mbështetet mbi një ndjenjë
thelbësore, besimi tek njeriu. Tjetri është një
ndjenjë njerzore, pra bart me vete ndjenjën e së
vërtetës. Duhej vetëm që ta lindte atë.
Shumë athinas e ngatërrojnë Sokratin me sofistët.
Në fakt Sokrati është një nga kritikuesit më
të mprehtë të Sofistëve. identifikimi i Sokratit me
sofistët, pjesërisht ka ardhur nga fakti se Sokrati ka
përdorur analizën e pamëshirshme për çdo
subject, teknikë kjo e përdorur gjithashtu edhe nga
sofistët.
Por midis Sokratit dhe sofistëve ka një dallim kryesorë.
Sofistët treguan se, argumente, njëlloj të bazuar,
mundë të jepen për secilën anë të
një çështjeje. Ata ishin skeptik dhe dyshonin
nëse mundë të ketë ndonjë dije të
sigurtë ose të besueshme. Për më tepër, ata
konkludonin se, përderisa të gjitha dijet janë relative,
atëherë edhe idetë dhe idealet morale janë
gjithashtu relative. Sokrati, nga ana tjetër, kishte një
motiv të ndryshëm për argumentimet e tij të
qëndrueshëm.
Ai besonte në arritjen e së vërtetës dhe e
konsideronte gjetjen e bazave të një dijeje të
qëndrueshme dhe të sigurtë si misioni i tij.
Ai, gjithashtu, përpiqej të zbatonte bazat për një
jetë të mirë. Duke zbatuar misionin e tij, Sokrati
formuloi një metodë për arritjen e të
vërtetës, duke e lidhur dijen me veprimtarinë në
një mënyrë të tillë me njëra-tjetrën
sa për të argumentosh njohjen e së mirës,
është të veprosh mirë sepse “dija
është virtyt”. Ndryshe nga sofistët, Sokrati u
muar me argumentimet në “dialektikë”, jo për
të shkatrruar të v-rtetën sa për të zhvilluar
aftësitë progmatiste midis juristëve dhe
politikanëve, por për të arritur konceptet krijuese
të së vërtetës dhe së mirës.
Sokrati ishte një autodidakt, u aftësua dhe u ngrit në
nivelin e një filozofi të famshëm falë punës
së tij vetjake.
Sokrati nuk shkroi asnjë vepër sepse siç thoshte ai,
librat janë të vdekur dhe nuk mundë tiu përgjigjen
pyetjeve. Për të mjeti kryesorë i komunikimit ishin
bisedat e gjalla, dialogu me gjithkënd dhe kudo, në
rrugë, në shesh, në gosti etj. Shumica e atyre, që
ne dimë për të, ka qenë ruajtur nga tre
bashkëkohësit e tij të shquar, Aristofani, Platoni dhe
Ksenotoni.
Nga këto burime del se Sokrati ka qenë një gjeni, i cili
përveç një arsyetimi të jashtzakonshëm dhe
rigoroz, zotëronte edhe një ngrohtësi personale dhe
një ndjenjë humori. Ai ka pasur një trup të
fortë dhe zotëronte një fuqi të madhe fizike.
Në komedinë e tij “Retë”, Aristofani e
përsgkruan Sokratin si një shpezë shtëpiake,
që të bën për të qeshur me zakonin e tij
të rrotullimit të syve, duke u referuar me
çapkënllëk “nxënësve” të
tij dhe “dyqanit të mendimit”.
Ndërsa nga Ksenofani na vjen portreti i një ushtari besnik, i
cili kishte një passion për diskutime rreth bazave të
moralit dhe,i cili në mënyrë të paevitueshme
tërhiqte të rinjtë të kërkonin
këshillën e tij.
Platoni e konfirmoi portretin e Ksenofanit dhe shtoi se Sokrati ishte
një njeri me një ndjenjë të lartë detyre dhe
me një pastërti morale absolute. Megjithatë Sokrati u
rrit në një periudhë të artë, në vitet e
tij të fundit atij iu desh të shihte mundjen e Athinës
në luftë dhe të mbyllte jetën e tij në burg
në vitin 399p.e.s, në moshën shtatëdhjetë e
një vjeç. Atje atij i dhanë një helm në
zbatim të vendimit me vdekje të gjykatës që e
gjykoi.
(libri, filozofi - sociologji)

Proverba dhe thenie nga: SOKRATI (470-401 p.e.r.)

"Une di nje gje, qe s'di asgje"

* Sokrati i tha miqve të tij:
- Unë në jetën time kam pasur tri të këqija të mëdha për të luftuar:
gramatikën, varfërinë dhe gruan. Duke studiuar të
parën e hoqa qafe, fati më shpëtoi nga e dyta, kurse nga
e treta, mjerisht, ende nuk kam shpëtuar.

* Për të mos dëgjuar
ulurimat e gruas së vet, Sokrati doli me një kovë
ujë dhe ia lëshoi në kokë. Atëherë ai tha:
- E mora më mënd se pas gjithë atyre bubullimave do të fillonte shiu.

* Alqiviadhi çuditej me Sokratin sesi i duronte britmat e së shoqes.
- Tashmë jam mësuar, - i tha Sokrati, - ato nuk më
bëjnë më shumë përshtypje nga zhurma e rrotave
të karrocës.

* Kur Sokrati ishte në mes
të nxënësve të tij, Platoni i tha:- Mjeshtër,
dje keni bërë shumë gabim që keni qortuar
shërbëtorin në praninë e të gjithëve. A
nuk do të ishte më mirë ta kishit qortuar vetëm
për vetëm?
- Vërtetë, - i tha Sokrati, - por edhe ju më bëni
mirë që më qortoni kur nuk ka njeri tjetër
këtu pranë.

* Mbreti Arkelau i Maqedonisë i
ofroi pasuri të madhe Sokratit që ta mbante në oborrin e
tij. Sokrati iu përgjigj:
- Mielli është më i lirë në Athinë, ndërsa uji kudo nuk kushton asgjë.

* Nxënësit e Sokratit u
zemëruan shumë me dikë që nuk iu përgjigj
përshëndetjes së filozofit.
- Mos u shqetësoni, kur shikoni se mësuesi juaj
është më i edukuar se një tjetër, - u tha
Sokrati.

* E pyetën Sokratin se pse
bënte çdo ditë shëtitje të gjata. -
Përgatis shijen për drekën time, - u përgjigj
Filozofi.

* Alqiviadhi i solli mësuesit
të tij të shquar një dhuratë të
çmueshme. Sokrati i tha së shoqes Ksanthipit që t'ia
kthente dhuruesit. Për këtë veprim e shoqja u
tërbua nga inati se donte ta mbante dhuratën. Por Sokrati i
qetë i tha:
- Duke pranuar gjithnjë dhurata do ta bëjmë që
të lodhet dhuruesi. Një mospranim i mençur nuk mund
të shpjerë veçse te një bujari më e madhe.
Po të mos e kthejmë sot një gjë për të
cilën nuk kemi nevojë, nuk do të mund të
kërkojmë me lehtësi nesër kur do të jemi
të detyruar nga nevoja. Alqiviadhi i dërgoi si dhuratë
Sokratit një tortë shumë të mirë. Ksanthipi,
që ishte në humor të keq, për inat të të
shoqit e hodhi përdhe tortën, e shtypi me këmbë dhe
e përzjeu me baltë.
- Të lumtë Ksanthipi, - i tha Sokrati qetë-qetë, -
po shoh me kënaqësi se ju duke hëdhur tej
pangopësinë tënde.

* Kur Sokrati u dënua me vdekje,
e shoqja Ksanthipi shkoi dhe e takoi në burg, kur nisi të
qajë. Sokrati për ta ngushëlluar i tha:
- Mos qaj Ksanthipi. Gjyqtarët që më kanë
dënuar me vdekje, janë vetë të dënuar me
vdekje nga natyra.
- Po, - i tha gruaja, - por të kanë dënuar
padrejtësisht dhe kjo është që më bën
të vuaj kaq shumë.
A do të ishit më i kënaqur, - i tha filozofi i madh, -
po të më kishin dënuar për ndonjë faj?

* Në çastin kur Sokrati
ishte duke pirë kupën e helmit Apollodori i afroi mantelin e
tij për ta mbuluar mirë.
- O? Manteli im më ka mjaftuar për të jetuar dhe do
të më mjaftojë edhe kur të kem vdekur - i tha
Sokrati.