Author Topic: Skeleti" i filozofisë!  (Read 5334 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline toni

  • Global Moderator
  • VIP
  • *****
  • Posts: 3.653
  • Postimet: +3/-1
  • Gender: Male
Skeleti" i filozofisë!
« Reply #1 on: May 13, 2009, 08:44:50 AM »
Filozofia - është një pikpamje racionale logjikisht e shkoqitur, pak a shumë koherente dhe e sistematizuar, për botën dhe njeriun në përgjithësi si qenie që, së bashku me të tjerat jeton, punon, krijon dhe vlerëson.

Disiplinat e filozofisë janë:

1. Ontologji - është disiplinë e filozofisë e cila merret me studimin e çështjeve lidhur me qenien dhe të qenët në përgjithësi. Kjo shtron pyetjet: ç`është qenia? Si qenëson qenia? Cilat janë llojet e qenieve? Ku qëndron specifika e qenies njerëzore? Etj.

Drejtimet e ontologjisë janë:
Materializmi - qeniet kanë karakter material dhe objektiv
Idealizmi - qeniet kanë karakter shpirtëror, spiritual dhe ekzistojnë në mënyrë objektive dhe subjektive

Sipas nurmit të qenieve kemi:
Monizëm - sipas të cilit ekziston vetëm një qenie e vetme materiale ose spirituale.
Dualizmi - sipas të cilit në themelin e çdo ekzistence gjenden dy qenie - materia dhe vetëdija apo ideja
Pluralizmi - sipas të cilit bota përbëhet jo nga një apo dy qenie, por nga një shumësi qeniesh.

2. Gnoseologjia - është disiplinë filozofike e cila merret me studimin e mudësisë, vëllimit, të vërtetësisë dhe të kriterëve të njohjes së botës dhe të gjësendeve e dukurive të ndryshme.

Drejtimet e gnoseologjisë janë:
Empirizmi - sipas të cilit burim i njohjes është pikërisht përvoja.
Sensualizmi - njohja është me anë të shqisave.
Racionalizmi - sipas të cilit burim kryesor I njohjes së botës është arsyeja apo mendja.
Iracionalizmi - e kundërta e racionalizmit. Sipas saj njohja arrihet jo me arsye por me emocione, ndjenja et,
Kriticizmi - sipas së cilës njohja mund të arrihet vetëm me anë të një bashkpunimi mes shqisave dhe të mendjes e të arsyes.
Intuitivizmi - sipas së cilit njohja është e njëmendtë dhe është e mundur vetëm në bazë të intuitës si aftësi irracionale.

Lidhur me përmasën e mundësisë së njohjes së botës ekzistojnë dy pikëpamje:
Dogmatizmi - sipas së cilës njohja është ose e vërtetë ose nuk është e vërtetë. Sipas dogmatizmit njohja e vërtetë ose ajo që konsiderohet se e vërtetë është një akt e jo një proces që ndryshon sipas kohës, vendit dhe kushteve.
Skepticizmi - sipas të cilit njeriu nuk mund ta njohë njëmendësinë ngase çdo gjë është relative. Fjala kryesore e skepticizmit është ›ndoshta".

3. Logjika - disiplinë filozofike e cila merret me studimin e normave, të ligjeve dhe të kushteve të të menduarit të drejtë ose njëmndtë të vërtetë.

4. Etika - disiplinë filozofike që merret me studimin e moralit si njëra ndër rregullatorët kryesor të sjelljeve, të qëndrimeve e të veprimëve të njeriut. Kemi dy pikëpamje për burimin e moralit:
Heteronome - sipas së cilës burimi I moralit gjendet diku jashtë njeriut.
Autonome - sipas së cilës burimi i moralit gjendet në vetë njeriun.

Sipas qëllimit të moralit dallojmë:
Etika Hedoniste - sipas së cilës qëllimi I moralit është kënaqësia të cilën e shkaktojnë sjelljet morale. Sipas hedonizmit e mira më e lartë është kënaqësia sensuale.
Etika Eidaimoniste - sipas së cilës qëllimi I moralit dhe I sjelljes morale është lumturia.
Etika Utilitariste - sipas së cilës qëllimi I moralit dhe I sjelljes morale është dobia.

Kemi disa lloj etikash:
Etika evolucioniste
Etika e detyrës ose dentologjia
Etika e mjekësisë
Etika e gazetarisë
Etika ekzistenciale
Etika emocionaliste
Etika relativiste etj.

5. Estetika - disiplinë filozofike e cila merret me studimin e së bukurës në art dhe natyrë, pastaj të madherishmës, tragjikës, komikës, të shijës estetike etj. kemi dy lloj pikëpamjesh për estetikën:
Estetika objektiviste - sipas së cilës e bukura ekziston në mënyrë të pavarur nga njeriu dhe jasht njeriut si një harmoni, simetri, vlerë, cilësi, ide, thelb etj.
Estetika subjektiviste - sipas së cilës e bukura ekziston në mënyrë subjektive, e varur nga njeriu. Pavarsisht dhe jashtë njeriut nuk ekziston as e bukura e as arti.

6. Aksiologjia - është disiplinë e filozofisë që merret me studimin e vlerave njerëzore në përgjithësi; ajo ka për detyrë të tregoj se ç`është vlera, cilat janë llojet e vlerave, në ç`mënyrë ekziston ajo etj.

7. Antropologjia - është disiplinë e filozofisë që studion njeriun në përgjithësi, statusin dhe pozitën e tij të posaqëm në kozmos.