Author Topic: Darma & Karma  (Read 3076 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline toni

  • Global Moderator
  • VIP
  • *****
  • Posts: 3.653
  • Postimet: +3/-1
  • Gender: Male
Darma & Karma
« Reply #1 on: May 12, 2009, 05:44:58 PM »
Ne lashtesi ekzistonte nje Institucion shume i rendesishem te cilin e takojme ne te gjitha qyteterimet e njohura te Njerezimit dhe ky Institucion eshte Institucioni i Mistereve.

Misteret jane nje lloj "universiteti perjetues", qe ndryshon rrenjesisht cdonjeri qe "studjon" brenda tij. Nxenesi fitonte dituri ne niele te ndryshme. Ushtrimi teorik shoqerohej me ate praktik dhe testet ishin ne nje fare menyre provimet e tyre. Qellimi ishte qe dikush te njihte vetveten dhe ligjet e Natyres, ne menyre qe te pushtonte nje shkalle me teper ne ecurine e tij zhvilluese.

Ne filozofine e Indise Njerezimi shikohet si nje qenie e gjalle qe ndodhet ne zhvillim e siper dhe konsiderohet se Historia ndjek nje qellim te caktuar. Ekziston nje ecuri qe do te udheheqe te gjithe njerezimin ne nje moment ne menyre qe te arrije te lartesohet, pasi te kete thyer te gjitha vargonjte qe e mbajne te burgosur ne materie. Kjo eshte teoria e zhvillimit shpirteror nepermes rimisherimeve (kujtojme se ideja e rimisherimit eshte percaktuese ne mesimdheniet e esoterizmit te Indise).

Cdo njeri perben nje njesi te vecante dhe per kete nuk ekzistonin Initacione kolektive apo masive, por kjo njesi bashkevepron me grupe te ndryshme, formon dhe formohet nga ato.

Mund te ekzistoje e parashkruara (e shkruar per te ndodhur) por ekziston dhe Vullneti. Per filozofet e Indise, rastesia nuk ekziston. Rastesia eshte nje ligj qe akoma nuk njohim dhe per kete arsye nuk mund ta quajme me emrin e tij. Besojne se gjithcka ka nje arsye dhe se cdo veprim krijon nje rezultat. Ky eshte ligji Karma qe lidhet me te gjitha qeniet. Eshte menyra me te cilen cdo qenie pershkon udhen e jetes, por nuk eshte udha, eshte ecuria.

Udha eshte Darma. Darma eshte udha qe kemi per te pershkruar, dhe Karma eshte muret elastike – anesore te Darmes. Asnjeri nuk mund te tejkaloje muret elastike te kesaj rruge. Per shembull nje zog ka nje Darme te ndryshme nga nje njeri dhe nje bime ka nje Darme krejt ndryshe nga nje kafshe dhe kjo nuk mund te ndryshoje.

Cdo qenie pra ka Darmen e tij dhe menyra me te cilen do ta pershkoje percakton Karmen e tij. Pasi cdo veprim krijon nje kunderveprim, kete thote ligji i Karmes. Edhe nese dikush kryen nje veprim pozitiv, perseri krijon Karma. Kjo do te thote se vazhdon te jete i izoluar brenda ligjit te arsyes dhe te rezultatit. Por me cfare menyre mund te clirohet nga ky ligj?

Vetem me Veprimin e Drejte. Veprim i drejte do te thote te veprosh pa pasur si qellim frytet e veporimeve te tua. Eshte ajo qe thote populli
"Beje te miren dhe harro se cfare ke bere".

Tek Misteret nuk flitej per nje zot personal qe urren dhe ndeshkon dike ose qe do dhe fal dike tjeter. Njeriu eshte i pergjegjshem per te gjitha veprimet e tij dhe ben pjese ne nje plan te pergjithshem, ne nje logjike te jetes. Sipas esoterizmit te Indise, ekziston nje Force e Pare dhe pas saj ekziston arsyeja e saj (deri ketu ekziston dualizmi) dhe pastaj ekziston Arsyeja pa Arsye, e Verteta, Jo –Numri, Zero qe eshte fillimi i te gjithe numrave qe ne gjuhen sanskrite quhet DARMAN. Nuk duhet ta ngaterrojme me Darmat e ndryshme. Darmani eshte i ligji i kompletuar, nepermes te cilit lindin te gjitha Darmat.

Vetem atehre kur Nxenesi pershkon rrugen e zhvillimit me Veprimin e Drejte, vetem atehere nuk krijon Karma. Kjo ecuri e drejte e njeriut nepermes rimisherimeve te ndryshme quhet ne gjuhen sanskrite SANTANA. Pra vetem Veprimi i Drejte mund ta shpetoje njeriun nga cikli i rimisherimeve, domethene nga rrotulla Samsara. Vetem Veprimi i Drejte mund te udheheqe ne clirimin perfundimtar, nepermes Vullnetit te Nxenesit per te qene i lire.

" … Per veprat te interesohesh, por kurre per frytet e tyre. Motivi yt te mos jete fryti i punes, por as edhe te mos mbetesh ne mosveprim. Te zbatosh detyrat e tua , duke braktisur cdo lloj ngjitjeje dhe duke mbetur i njejti si ne suksese ashtu edhe ne deshtime…" Bagavat Gita