Author Topic: 2 VJETORI I ANTARESIMIT NE NATO  (Read 4851 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline lidabica

  • VIP
  • ***
  • Posts: 5.428
  • Postimet: +22/-47
2 VJETORI I ANTARESIMIT NE NATO
« Reply #1 on: April 05, 2011, 09:57:38 PM »

Shqipëria dy vjet në NATO
05-04-2011 /Shqipëria dy vjet në NATO

Më 4 prill të 2009 në samitin e 60-vjetorit të Aleancës Veri Atlantike që u mbajt në Strasburg-Kehl vendi ynë u ul si anëtare me të drejta të plota. Shqipëria, ashtu si dhe Kroacia, ishin në qendër të vëmendjes edhe në hapje të seancës së Këshillit të Atlantikut të Veriut pak dite me pas. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, kreu i vendit ku është depozituar traktati i Atlantikut të Veriut, u ndal më gjatë në fjalën e tij për dy anëtarët e rinj të NATO-s. “Mirëpresim Shqipërinë dhe Kroacinë në NATO. Këtu kemi dy karta që do të doja t’ia dorëzoja dy presidentëve të vendeve që po bëhen anëtarët më të reja të NATO-s”, deklaroi dy vjet më parë Presidenti amerikan, Obama.
Shqipëria mori ftesën për anëtarësim në vitin prill të 2008, në Samitin e Bukureshtit.
Disa muaj më vonë në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë presidenti i atëhershëm Xhorxh Bush nënshkroi protokollet e anëtarësimit në praninë e ambasadorëve të dy vendeve. Një vit më vonë, më 7 prill 2009, pas anëtarësimit, flamuri i Shqipërisë u ngrit në selinë e NATO-s.


Kryeministri Berisha përshëndet dy vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO
Shqipëria, 2 vjet anëtare e Aleancës më të fuqishme politiko-ushtarake

Shefi i ekzekutivit Sali Berisha deklaroi dje se zgjedhjet vendore të 8 majit do të përmbushin standardet e një vendi anëtar të NATO-s. Në konferencën për shtyp me rastin e 2 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Berisha deklaroi se 8 maji do jetë fitorja më e madhe e Shqipërisë, njësoj si dy vite më parë kur u anëtarësua me të drejta të plota në aleancën e Lirisë. Kryeministri ripërsëriti dhe njëherë se Shqipëria do t’i përgjigjet çdo kërkese të NATO-s, kur dhe ku kjo e fundit ta kërkojë

Kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur dje në një konference të posaçme për shtyp,  dy vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut  të Veriut, NATO.
Duke e cilësuar këtë ditë si një nga ngjarjet më historike të vendit tonë kryeministri Berisha tha “dy vjetori i një prej ngjarjeve, datave më kryesore në historinë e lirisë së shqiptarëve, është anëtarësimi i Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut”.
Sipas kryeministrit anëtarësimi i Shqipërisë në aleancën më të madhe  të lirisë, që kohërat kanë njohur ndonjëherë përbën edhe arritjen më madhore të shqiptarëve  në fushën e sigurisë dhe lirisë së tyre.
“Aleanca e Atlantikut të Veriut, që nga themelimi i saj deri në ditët e sotme u shndërrua në mburojë të pa depërtueshme të lirisë së kombeve të qytetëruara, të botës së lirë”- vlerësoi kryeministri. Ai u shpreh se “me anëtarësimin në këtë aleancë, shqiptarët kanë të garantuar mundësinë e ndërtimit të së ardhmes së tyre në liri. Për çdo komb, anëtarësia në këtë aleancë përbën një arritje madhore, për kombin shqiptarë, i cili ka pasur një histori të shkuar shumë të dhimbshme, kjo përbën një arritje të jashtëzakonshme”, tha Berisha.
Kreu i ekzekutivit do të theksonte se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO erdhi si rezultat i reformave, reformimit rrënjësor të FA-ve dhe përkushtimit të qeverisë për të renditur vendin tonë përkrah aleancës për të fuqishme politike dhe ushtarake.
“Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, erdhi para së gjithash dhe mbi të gjitha si rrjedhojë e atyre reformave të thella dhe të gjithanshme, që  qeveria shqiptare ndërmori pas vitit 2005. Ajo ishte rezultat i suksesit të padiskutueshëm të këtyre reformave, që shndërruan Shqipërinë në një nga vendet më të sigurta në rajon, demokracinë shqiptare dhe ekonominë e tregut, në një demokraci funksionale dhe ekonomi tregu funksionale. Reformave të thella të forcave të armatosura, kontributit të pa diskutueshme  të ushtarakeve shqiptarë në të gjitha frontet dhe zonat, ku NATO kërkoi mbështetjen e këtij vendi”, tha kryeministri, ndërsa përshëndeti kontributin e Presidentit të SHBA-ve për këtë arritje historike të Shqipërisë.
“Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, ishte pa diskutim rezultat i mbështetjes së  fuqishme të qeverisë dhe Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndihmës së gjithanshme të vendit udhëheqës, të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe të gjitha vendeve të tjera anëtare. Duke përshëndetur në këtë datë, më e madhja në historinë e sigurisë së lirisë së shqiptarëve, çdo shqiptarë, duke  përshëndetur në mënyrën më të përzemërt të gjitha vendet anëtare të aleancës së Atlantikut të Veriut, qeveritë e të cilave mbështetën anëtarësimin e plotë të Shqipërisë, në këtë aleancë dy vjet më parë. Ne i shprehëm mirënjohjen më të thelle qeverisë së Shteteve të Bashkuara, për ndihmën e madhe që na dha në këtë drejtim dhe mbështetjen e fuqishme”, theksoi kryeministri Berisha.
Kreu i qeverisë garantoi Aleancën e Atlantikut të Veriut se Shqipëria mbetet e vendosur në rrugën e demokratizimit si dhe përmbushjen e çdo detyrimi apo misioni në NATO-s në mbarë hapësirën operative ku aleanca është e angazhuar.
“Dua të përshëndes sot çdo qytetar shqiptarë për këtë arritje historike. Dua të garantoj Aleancën e Atlantikut të Veriut, se Shqipëria dhe shqiptarët mbeten plotësisht të vendosur, të bëjnë të gjitha përpjekjet për të përmbushur me dinjitet të plotë, çdo obligim që rrjedh nga anëtarësia e vendit në këtë aleancë, si në misionet e saj në zonat operative ku aleanca është e angazhuar dhe do angazhohet, ashtu edhe në konsolidimin në Shqipëri të shteti ligjor, rendit kushtetues, garantimit të lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptare, reformave të thella të forcave tona të armatosura për përshtatjen e tyre gjithnjë e më të mirë me standardet e kësaj aleancë”, deklaroi kryeministri.
Berisha theksoi gjithashtu se Shqipëria do organizojë në 8 maj, zgjedhje të lira dhe demokratike, sipas standardeve të NATO-s. “Shqiptarët kanë bërë dhe do të bëjnë zgjedhjet e standardeve të NATO-s dhe standardeve më të mira”, garantoi kryeministri Berisha.