Author Topic: Si të përgatitni makinën për udhëtime të gjata?  (Read 3279 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline Staff

  • Administrator
  • Anetar i Vjeter
  • *****
  • Posts: 608
  • Postimet: +4/-0
  • Gender: Male
Re: Si të përgatitni makinën për udhëtime të gjata?
« Reply #3 on: October 17, 2010, 10:30:19 AM »
Po rakia eshte sherbimi per shoferin ne po flisnim vetem per makinen.
Do te shkruajme nje tjeter per Shoferin dhe patjeter qe faqorja do te jete brenda nihmes se shpejte  :D


Offline florida

  • VIP
  • ***
  • Posts: 1.575
  • Postimet: +14/-3
Re: Si të përgatitni makinën për udhëtime të gjata?
« Reply #2 on: October 17, 2010, 07:13:24 AM »
po nje shishe me raki lejohet?ose nje faqore te vogel.

Offline Staff

  • Administrator
  • Anetar i Vjeter
  • *****
  • Posts: 608
  • Postimet: +4/-0
  • Gender: Male
Si të përgatitni makinën për udhëtime të gjata?
« Reply #1 on: October 16, 2010, 12:39:31 AM »
Nëse po bëheni gati për një udhëtim të gjatë me veturën tuaj, ja disa këshilla të çmueshme për përgatitjen e veturës për një rrugë të rehatshme e të sigurt.

Para se të niseni për rrugë është mirë që veturën tuaj ta lini për disa ditë tek ndonjë servis i autorizuar për një kontroll komplet. Por, meqë kjo mënyrë është e gjatë dhe, relativisht e shtrenjtë, atëherë gjërat mund t’i merrni vetë në duart tuaja, t’i bëni këto kontrolle në veturën tuaj.

Ja disa nga kontrollet e domosdoshme që duhet t’ia bëni veturës suaj, para se të niseni për një rrugë të gjatë:

-shikojeni nivelin e vajit të motorit, e nëse deri në atë moment keni kaluar 5.000 km me atë vaj, preferohet ta ndërroni tërësisht me vaj të ri;

-shikojeni nivelin e likuidit në sistemin e frenimit;

-shikojeni sasinë e likuidit për ftohjen e motorit; e nëse motori juaj nxehet shpesh, duhet patjetër ta dërgoni veturën në servis;

-testoni sistemin për fshirjen e xhamave, fshesat, dhe ujin në pompën e fshesave;

-testimi më i rëndësishëm lidhet me pneumatikët (gomat) dhe nëse ata janë të harxhuar preferohet ndërrimi i së paku dy prej tyre, por në të njëjtin bosht.

Mos harroni ta shihni edhe gjendjen e gomës rezervë. Dhe, nëse me vete do të keni shumë valixhe, preferohet që të gjithë pneumatikët të fryhen për rreth 0.3 bar më shumë sesa e thonë rregullat;

- shikojeni gjendjen e amortizatorëve dhe, nëse me ta keni kaluar më shumë se 50 mijë kilometra, duhet të konsultoheni me automekanikun;

Pas këtyre kontrolleve, vetura juaj është e gatshme për rrugë të gjata.

Hapi pasues është sesi të ngarkohen valixhet. Duhet të kini kujdes për baraspeshën e veturës kur i ngarkoni gjërat tuaja; gjërat më të rënda vendosini në fillim edhe atë, sa më në mes të veturës, e më pastaj gjërat më të lehta. Duhet të kini kujdes sesi i palosni valixhet dhe gjërat tjera sepse, nëse rrugës do t’ju duhet goma rezervë, atëherë duhet të keni mundësi që ta merrni atë sa më lehtë.

Dhe, pasi t’i jeni përmbajtur këtyre rregullave, ju jeni ta gatshëm për një udhëtim të sigurt me veturën tuaj. Rrugë të mbarë!

 

Kontrolloni gomat

Para dimrit duhet të kontrollohen gomat posaçërisht në boshtet tërheqëse, të kontrollohet akumulatori, kualiteti i antifrizit dhe të hidhet glicerinë në brava. Bora, akulli dhe temperaturat nën zero tanimë i kemi provuar sepse veçmë jemi në dimër.

Gjëja e parë që duhet bërë është të kontrollohen gomat se në çfarë gjendje janë. Fryni ato në nivelin në të cilin i përshkruan prodhuesi i automjetit, e më pas kontrolloni thellësinë e larave.

Sipas rregullave në fuqi, minimumi është dy milimetra, por në kushtet dimërore kjo nuk mjafton edhe aq. Me goma të shlyera nëpër borë jo vetëm që është e vështirësuar për shkak të rrëshqitjes së vazhdueshme, por edhe e rrezikshme. Prandaj është më së miri të blihen së paku një palë goma të reja.

Këtë gjë e kanë të qartë ata të cilët tanimë kanë pasur aksidente në sipërfaqe të rrëshqitshme, sepse kanë vozitur goma të shpenzuara. Sa për rikujtim rruga e ndalimit në borë me goma kualitative nganjëherë është dyfish më e shkurtër sesa kur gomat janë të shpenzuara.

 

Automobilat në të ardhmen do të komunikojnë mes veti

Kompanitë udhëheqëse evropiane në fushën e automobilizmit, elektronikës dhe softuerit, kanë prezantuar në Gjermani rezultatet e projektit hulumtues, i cili përgatit automobilat që në të ardhmen të mund të komunikojnë mes veti dhe të paralajmërojnë vozitësit në situata kritike.

Mundësia e bartjes së besueshme të shumicës së informatave të rëndësishme brenda një të qindës së sekondës, u mundëson pjesëmarrësve në komunikacion që të lidhen mes veti, por edhe me infrastrukturë. Në rast të prishjes në veturë, ajo bart koordinatat e sakta se ku gjendet, çka mundëson shmangien e çfarëdo situate kritike të veturave të tjera, siç është frenimi i përnjëhershëm.