Author Topic: Mire se ju gjeta  (Read 4183 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline shara63

  • I Regjistruar
  • *
  • Posts: 3
  • Postimet: +0/-0
Re: Mire se ju gjeta
« Reply #6 on: November 23, 2015, 08:07:22 PM »
Pershendetje !
Besoj se dote kalojme mire ne kete forum-
  Sharaf  Cukalla

Offline lidabica

  • VIP
  • ***
  • Posts: 5.428
  • Postimet: +22/-47
Re: Mire se ju gjeta
« Reply #5 on: November 27, 2009, 12:25:43 AM »
mire se u ktheve i nderuari ILIRIALIVE,ja kalofsh mire  :D

petritkola

  • Guest
Re: Mire se ju gjeta
« Reply #4 on: November 26, 2009, 02:05:05 AM »
Mire se me gjete o Mero diteziu.....hahahaha

Hahahaha... erdhi... dyfeqet ju thashe...

Offline lidabica

  • VIP
  • ***
  • Posts: 5.428
  • Postimet: +22/-47
Re: Mire se ju gjeta
« Reply #3 on: November 25, 2009, 10:22:00 AM »
Mire se me gjete o Mero diteziu.....hahahaha

petritkola

  • Guest
Re: Mire se ju gjeta
« Reply #2 on: November 25, 2009, 05:36:45 AM »
Erdhi. Vajisni dufeqet, trohisni hanxharet, pergatitni litaret...!

===================================

Antimitingjet, testi i krizës
Nga Mero Baze
Për të kuptuar sa e thellë është një krizë politike në Shqipëri, duhet të presësh të shfaqen antimitingjet. Dhe si për të na siguruar se kriza ka prekur fundin, kryeministri Berisha njoftoi se të vetmin plan të tij për krizën, ka thellimin e saj.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD ai njoftoi antimitingun e datës 8 dhjetor, në përgjigje të protestës së opozitës që nis më 5 dhjetor. Tonet e tij të ngritura dhe ditën e djeshme dëshmojnë qartë se ai është në rrugën e thellimit të krizës dhe përplasjes së madhe mes dy forcave politike.

Antimitingjet janë shfaqur në Shqipëri, sa herë që kriza politike nuk ka prodhuar dot zgjidhje. Për herë të parë ato hynë në fjalorin politik të shqiptarëve në shkurt të vitit 1991, kur Hysni Milloshi nisi nga Përmeti revanshin me “vullnetarët e Enverit”. Antimitingjet në atë kohë ishin kundërpërgjigje ndaj mitingjeve madhështore të Partisë Demokratike në opozitë dhe terrenit që ajo po fitonte në shoqërinë shqiptare. Por, pas një muaji, ato u shuan dhe kujtoheshin vetëm si background i rezistencës së fundit të ish-komunizmit.

Në krizën e vitit 1996-1997, antimitingjet u shfaqën përsëri, në fillim në Tiranë dhe më pas në disa qytete si Lushnjë, Kavajë dhe Durrës. Berisha tentoi të mblidhte njerëz në kundërpërgjigje të revanshit, me të cilin opozita socialiste po paralizonte vendin. Por në ato mitingje u shfaqën vetëm ish-nëpunës dhe njerëz të administratës së lartë, duke mos përmbushur dot qëllimin, për të cilin organizoheshin.

Antimitingu i 8 dhjetorit është sprova e tretë për antimitingje në Shqipëri. Koincidenca fatkeqe është se 8 Dhjetori ishte ditë proteste dhe jo antiproteste, ishte miting dhe jo antimiting. Më 8 Dhjetor ata studentë që dolën afër mesnatës në rrugë, nuk dolën për të zhurmuar protestën popullore, por për ta përfaqësuar atë. 19 vite më vonë, ajo datë po fyhet nga Sali Berisha, duke e përdorur si karshillëk ndaj një dimensioni demokratik të shoqërisë, siç është protesta.

Në sjelljet e tij të tanishme Berisha po imiton modelin jugosllav të viteve ’90, kur Millosheviçi përpiqej të relativizonte opozitën e tij me antimitingje. Tipike kanë qenë antimitingjet e Beogradit, ku Millosheviçi nxirrte mijëra njerëz në rrugë kundër protestave të atjeshme, të organizuar nga opozita e atëhershme. Situata ngjason si dy pika uji, pasi dhe atëherë në Serbi opozita kishte bashkitë e qyteteve më të mëdha të vendit, kurse Millosheviçi zonat rurale, dhe atëherë opozita dilte në protesta dhe Millosheviçi u bënte antimitingje, dhe atëherë media në Serbi ishte nën presionin e banditëve të lidhur me pushtetin, dhe atëherë Serbia qeverisej si shtet privat i Familjes së Millosheviçit. Me sa duket, bashkë me biznesin ish-jugosllav në Shqipëri, Berisha po merr dhe leksionet e tyre se si ia kanë dalë opozitës në kohën e Millosheviçit.

Përdorimi i antimitingjeve nga pushteti është një fenomen antidemokratik dhe shumë regresiv, pasi protestat dhe mitingjet janë mjete politike kontestuese dhe i përkasin opozitës. Pushteti ka në dorë ligjet, institucionet dhe përgjegjësinë për të zgjidhur krizat politike. Kur dhe vetë pushteti zgjedh rrugën për të mbajtur pushtetin, atëherë ai jo vetëm që nuk është më një pushtet demokratik dhe shtet ligjor, por shfaq haptazi shenjat e një regjimi, i cili është gati të fusë vendin në trazira sociale vetëm që të mos rrezikojë pushtetin. Fjalori i djeshëm i kryeministrit me shkulje dhëmballësh dhe shkrofëtima të një njeriu anormal, na kujton se ai ka në mendje, jo vetëm antimitingjet, por dhe dhunën që shpreson se do ta shpëtojë nga kjo histori e lodhshme dhe e turpshme për të.

Ideja se pushteti do të dëshmojë legjitimitetin e vet me antimitingje, na kujton të gjithëve një histori që përsëritet, sa herë që dikush është duke vdekur. Të gjithë e dimë se para vdekjes i sëmuri tenton të bëhet mirë, e të duket i fortë. Dhe pastaj mbaron.

ILIRIALIVE

  • Guest
Mire se ju gjeta
« Reply #1 on: November 25, 2009, 03:46:00 AM »
Pershendetje ,paski ndryshuar pak !!? pershendetje e mrrekullueshmja e demokracise Lidabica