Poll

A duhet te denohet sipas kodit penal ish Ministri i Kultures Ylli Pango?

Po
13 (100%)
Jo
0 (0%)
Nuk e di
0 (0%)

Total Members Voted: 5

Author Topic: A duhet te denohet penalisht ish Ministri Ylli Pango?  (Read 8130 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline Atention

  • Super Anetar
  • *****
  • Posts: 976
  • Postimet: +27/-4
A duhet te denohet penalisht ish Ministri Ylli Pango?
« Reply #18 on: July 03, 2009, 08:24:23 PM »
Katunari nga qytetari dallohet qe nga dy fjalet e para qe nxjer nje njeri nga goja edhe Saliu duket qe nuk ka njohur ndonjeher qyteterimin sepse flet ashtu si juve pa inteligjenc e rrespek dhe pa thelb ne ate cka thot gje qe nuk ma mbush mua mendjen se ai ka ber as shkollen e mesme edhe as nuk ka qen ndohjeher nga qyteti po as qe mundet te gedhendet sado qe te jetoje ne qytet .
Keto jan argumenta te mjaftueshme , se kam degjuar mijra kryeministra te botes te flasin , por asnje nuk eshte kaq speciae e ulet sa Berisha qe ka digjeneruar parrlamentin Shqipetar , ai nuk duhet te lejohet as qe te kaloje ne rruget afer parrlamentit e jo me qe te udheheq Shqiperine .
Un po te isha ne vendin e ndonje politikani nderkombetar nuk do tja jepja dioren Saliut sespe eshte shum poshte atyre nga inteligjenca .

Offline Atention

  • Super Anetar
  • *****
  • Posts: 976
  • Postimet: +27/-4
A duhet te denohet penalisht ish Ministri Ylli Pango?
« Reply #17 on: July 02, 2009, 10:44:40 PM »
Nuk te thash cfar duhet te beje : Ja kujdesu njecik me gjuhen e perdorur .
Votat e Saliut hahahahahahahaaaaaa........
Kush e voton kete specie , me katunar s'kam pare ndonjeher !

Offline Atention

  • Super Anetar
  • *****
  • Posts: 976
  • Postimet: +27/-4
A duhet te denohet penalisht ish Ministri Ylli Pango?
« Reply #16 on: July 02, 2009, 06:37:45 PM »
Populli Shqipetar nuk ka votuar ne keto zgjedhje , por Saliu votoi perseri .

Iliria

  • Guest
A duhet te denohet penalisht ish Ministri Ylli Pango?
« Reply #15 on: July 02, 2009, 06:28:35 PM »
Per sa i perket ketij krimineli ,jam plotsisht dakort me ty ,ai duhet denuar perpara ligjit per krimet qe ka bere ,kurse per sa i perket qe ky person te perfaqesoje nje popull te tere eshte shume gabim sepse edhe nje here po ta kujtoj se para 4  diteve shumica e popullit shqiptar e vendosi kete parti ne detyre ,dhe do te ishte nje injorance sikur te quhet shumica e popullit shqiptar i degjeneruar ,te lutem po pate mundesi duhet qe ti kantrodhoni fjalet perpara se ti shkruash sepse kjo qe po thua ti nuk eshte e arsyeshme ,flm

Offline Atention

  • Super Anetar
  • *****
  • Posts: 976
  • Postimet: +27/-4
A duhet te denohet penalisht ish Ministri Ylli Pango?
« Reply #14 on: July 02, 2009, 06:22:48 PM »
As un nuk kam moter nuk e kisha faktikisht per te ofenduar , por per te ber te kuptosh se cfar po ndoth ne Shqiperi , eshte bandale kjo qe ndoth ne Shqiperi , eshte digjenerim kobetar ne te gjitha aspektet , PD eshte partia e te digjeneruareve ose ndryshe partia diktatore , keta kan sjell ne Shqiperi te gjitha te kqiat edhe kan digjenerar cdo gje ne Shqiperi , jepuni pushtet o popull qe tjua bejne motrave tuaja kur ato te rendin rrugeve per te kerkuar nje pune per te nxjer buken e gojes , jepni pushtet te digjeruareve Sliista qe tju djegin ne shtepite tuaja si ne Gerrdec , jepuni pushtet qe tju vjedhin nga te gjitha anet , jepuni pushtet Saliistave qe tju pi gjakun . Kjo eshte PD = Partia e te Digjeneruareve apo = me Partia e Dictatures .
Kjo far e keqe e mban peng Shqiperine prej kohesh edhe keshtu nuk ka me Shqiperi si e gjith europa .

Iliria

  • Guest
A duhet te denohet penalisht ish Ministri Ylli Pango?
« Reply #13 on: July 02, 2009, 06:16:52 PM »
Do te ishte me mire sikur te mos kalojme ne personalitete dhe ne ofendime familjare sepse do ta humbnim respektin e lexuesit dhe do te tregojme edukaten dhe kulturen qe kemi ,flm per mirekuptimin

Offline Atention

  • Super Anetar
  • *****
  • Posts: 976
  • Postimet: +27/-4
A duhet te denohet penalisht ish Ministri Ylli Pango?
« Reply #12 on: July 02, 2009, 04:17:10 PM »
Nese eshte ashtu o Toni coje motren tende per te kerkuar pune ne Shqiperi .

Endry

  • Guest
A duhet te denohet penalisht ish Ministri Ylli Pango?
« Reply #11 on: March 20, 2009, 05:53:06 PM »
Po mir ju japim te drejten Grekeve te ngren mijera kisha e shkolla ne Shqiperi falas dhe nuk ju japim te drejten Shqipetareve te ngren qendra kulturore dhe universitete per te ngritur nivelin e Shoqerise ?!
Shteti duhet te fali toka per te ngritur Shkolla e universitete Shqipetare sepse ato duhet ti bente shteti , por meqe shteti i ka parat e mbledhura vetem per xhepin e vet atehere te pakten lejoni privatet te bejn punen qe ju duhet te benit o Saliista .

Kush e ka levizur kete shkrim ne kete teme ?

Kjo ka qen tek shkolla dhe kinemaja qe prishi Sala , ju lutem coheni ne vend sic ka qen .

Offline lidabica

  • VIP
  • ***
  • Posts: 5.428
  • Postimet: +22/-47
A duhet te denohet penalisht ish Ministri Ylli Pango?
« Reply #10 on: March 18, 2009, 01:26:31 PM »
ore Gerdi,Po Ylli pango,me gjithe ata qe permenda me lart ,pacin faqen e zeze per ate moral te ulet qe kane,dhe as qe ma ndjen per Ylli palacon,mos kujto se i mbaj krahun...pupuuuuu,me keta lloj njerzish ,nuk kam asnje pike te perbashket,por me vjen keq kur dalin keta te njollosur deri ne gryke dhe na shesin moral,te lutem te me kuptosh drejt.Dhe sa per Y.Pangon te denohet sipas ligjit ,n.q.s. ka kryer veper penale!!!

GerD

  • Guest
A duhet te denohet penalisht ish Ministri Ylli Pango?
« Reply #9 on: March 18, 2009, 04:50:14 AM »
Ore po ketij qefliut Gjinush ,pse nuk i hapet historia e seksit me kunaten e vvet?e tmerrshme te shkosh ne krevat me kunaten..ububbuuu
Po sabit Brokajt me sekretaren neper tavolinat e zyres...pse nuk i hapet historia.....
Po ky qefliu tjeter i Ps-se,Blendi Klosi qe la nam ne Poloni dhe e kthyen si karte postale nga POLONIA,brenda 24 oreve?
P_o ai i LSI-se ,Sokol nako qe dha menjehere doreheqjen(e detyruan),dhe4 jo te denonin aktin e tij te felliqur ne orar te piunes por e lavderonin per doreheqjen si akt civil :o,ore po ku numerohen perversitetet e ketyre te majteve taqne
u se harrova,po Gramoz Rucin a e mbani mend ....pupupuuuu,po kane lene nam keta ...
E m.gj.a jam shume dakort dhe votova qe Ylli Pnga normal te ndiqet penalisht ,n.q.s. ka bere veper penale,por lere te shprehen organet e drejtesise dhe jo keta te zhyerit me kurverira dhe perversitete dhe o0rtgjira ,te te gjitha llojeve edramiste apo erionveliste

Lida, po cfare diskutohet ktu, se me ke shkoi Pango, apo se cfare posti shfrytezoi?!
Cme duhet mua Gjinushi se me ke ka shkuar!!
Cme duhet mua Sabit Brokaj se cfare ka  bere!!
Ti po ti dish ndonje horrllik te jap une nje nr te prokurorise, pergatite vajzen apo kunaten e skenderit moralisht dhe te shkoje ta denoncoje aty ku eshte vendi.
 

Offline lidabica

  • VIP
  • ***
  • Posts: 5.428
  • Postimet: +22/-47
A duhet te denohet penalisht ish Ministri Ylli Pango?
« Reply #8 on: March 17, 2009, 12:46:35 PM »
Ore po ketij qefliut Gjinush ,pse nuk i hapet historia e seksit me kunaten e vvet?e tmerrshme te shkosh ne krevat me kunaten..ububbuuu
Po sabit Brokajt me sekretaren neper tavolinat e zyres...pse nuk i hapet historia.....
Po ky qefliu tjeter i Ps-se,Blendi Klosi qe la nam ne Poloni dhe e kthyen si karte postale nga POLONIA,brenda 24 oreve?
P_o ai i LSI-se ,Sokol nako qe dha menjehere doreheqjen(e detyruan),dhe4 jo te denonin aktin e tij te felliqur ne orar te piunes por e lavderonin per doreheqjen si akt civil :o,ore po ku numerohen perversitetet e ketyre te majteve taqne
u se harrova,po Gramoz Rucin a e mbani mend ....pupupuuuu,po kane lene nam keta ...
E m.gj.a jam shume dakort dhe votova qe Ylli Pnga normal te ndiqet penalisht ,n.q.s. ka bere veper penale,por lere te shprehen organet e drejtesise dhe jo keta te zhyerit me kurverira dhe perversitete dhe o0rtgjira ,te te gjitha llojeve edramiste apo erionveliste

Endry

  • Guest
A duhet te denohet penalisht ish Ministri Ylli Pango?
« Reply #7 on: March 11, 2009, 06:01:14 PM »
Po qe te denohen keta qe te gjithe duhet qe te bjeri qeverria Saliste me pare , sepse sa kohe do ken pushtetin keta nuk mundesh ti denoshe se do drejtoshe vendin drejte nje katastrofe si e 97-98-es dhe per tu shamgur kjo le te presim deri ne qershor qe te humbasi me votat e popullit dhe pastaj te kerkojme denimin e tyre me cdo kusht nga gjukata .

Salistat na e kan kthyer Shqiperine ne nje vend ku korrupsioni udheheq dhe gjoja sikur do luftonin korrupsionin . Nuk ka asnje mundesi qe te luftoje korrupsionin vet korrupsioni , se asnje njeri nuk lufton kundra vetes se vet .

Nje shprehje popullore thot se peshku fillon te prishet nga koka , po ashtu edhe shteti Shqipetar e ka problemin tek koka qe eshte prishur dhe mban ere qelbeseire .

Offline alfred kola

  • Anetare i ri
  • **
  • Posts: 130
  • Postimet: +2/-1
A duhet te denohet penalisht ish Ministri Ylli Pango?
« Reply #6 on: March 11, 2009, 04:42:03 PM »
pse te denohet nuk eshte i pari poletikan eshte nikoll lesi nuk eshte denuar sali berisha qe e ka ofenduar deputetin e partis socialiste ne parlament me fjale ofenduse nuk eshte denuar por ky pse te denohet  o te gjithe o asnjeri
« Last Edit: March 17, 2009, 06:17:37 PM by alfred kola »

Endry

  • Guest
A duhet te denohet penalisht ish Ministri Ylli Pango?
« Reply #5 on: March 09, 2009, 12:29:15 PM »
Pasi kam par shum komente neper artikuj qe mbrojne ish ministrin e kultures per gjestin e kryer , kam te them se te gjith Saliistat qe i dalin ne mbrojtje jan te pafytyre e te korruptuar po aq sa ministri i tyre i dashur .

Thon se nuk ka asnje pike ligjore qe te mbeshtetin akuzat , kam tju them se eshte shfrytezim i fuqise se postit qe populli ja ka dhen dhe ai e shfrytezon ne menyre te tille korruptive duke degjeneruar veten , familjen e tija dhe duke krijuar nje mosbesim te popullit ndaj organeve qeverrisese ne pergjithesi .

Nje gje e till pak a shum kishte ndodhur edhe ketu ne Greqi para 1 viti dhe ata qe e kishin bere filmimin i kerkonin nje shume , shum te madhe qe mos ta publikonin , por ministri nuk kishte tjua jepte dhe keshtu zgjidhi memire te hidhej nga kati i 9 qe mos te digjenerohej ne menyren e Pangos .

Por burracak si puna e Pangos jo vetem qe nuk i ze turpi nga nje gjest i tille , por madje edhe tentojne te mbrojne veten ne menyra te ndryshme .

Ky gjest i kryer nga ministri Pango eshte i nje kategorie me perdhunimin dhe jo te nje personi por te shum personave sepse kush e di se sa te tjera kan patur fatin e kesaj vajze qe kisht kamer me vete por ato mbase nuk kan pasur kamera dhe jan detyruar te kryejne mardhenjet seksuale pa patur deshmi apo fakte .

Eshte i nje kategorie me perdhunimin sepse nese nje perdhunues i thjeshte duhet te perdori dhunen qe te ushtrije mardhenje seksuale , ne rastin e ministrit nuk eshte e nevojshme perdorimi i dhunes fizike por mjafton perdorimi i fuqise se postit dhe parave qe ka per te ushtruar nje gjest te till .
Heqja e imunitetit per shperdorim detyre , eshte gjeja me e paket dhe me urgjente q duhej te behej , por edhe denimi i tij me nje akuze perdhunimi eshte gjithashtu ajo qe duhet te mari si ndeshkim ministri dhe gjithashtu duhet te behet nje studim nese e kan pesuar edhe vajza te tjera njelloj kete gje dhe nese e kan pesuar edhe vajza te tjera atehere duhet te dehohet si prdhunues dhe mos te ket me asnje mundesi te futet me ndonje nga karriget e shtetit .

Kjo eshte ajo qe meriton ministri dhe asnje mbrojtje .

Endry

  • Guest
A duhet te denohet penalisht ish Ministri Ylli Pango?
« Reply #4 on: March 06, 2009, 12:25:26 PM »
Për emisionin Opinion në tv Klan ai ka treguar se "e vërteta ishte krejt ndryshe. Sipas tij vajza që bëri videon ishte e njohura e tij dhe i ishte ofruar për punë, pas sugjerimet që i kishte dhënë një mik i tij në Top-Channel". Unë e kam njohur atë vajzë prej kohësh dhe ka qenë ajo që më ka joshur, por këto biseda janë prerë nga Top Channel", është shprehur ai. Ndërsa shton se do ta sqarojë gjithë pozicionin e tij në një konferencë për shtyp. Ai thotë se kasata e plotë do të tregojë se si është e vërteta e ngjarjes.

Thellohet skandali, Pango tregon aferat korruptive. Biseda e plotë

TIRANË- Sonte janë transmetuar edhe disa pjesë të tjera nga biseda e ish-ministrit të Kulturës, Ylli Pango me vajzën e 'Fiks Fare' që e futi në kurth. Në bisedë e sipër në ish-zyrën e tij, Pango thotë: Për mendim tim ti duhet të shkosh tek Instituti aty ka shumë projekte me 200 mijë, me 500 mijë euro. Atje kam vënë mbesën time, pasi vetë kam konflikt interesi. Ti duhet të shkosh atje që të marrësh më shumë. Ndërkohë që vajza insistonte për një punë më ministri. Por Pango i thotë se këtu jemi të përkohshëm se tani janë zgjedhjet dhe mund të ikim në shtator..."

Kështu pas skandalit seksual, Pango zbulon edhe skuta të tjera të errëta të korrupsionit të tij si titullar i Kulturës. Kjo bisedë e regjistruar në kamerën e fshehtë që iu bë Pangos u transmetua sonte në emisionin 'Top Story' dhe ishte vazhdimësi që e skandalit që publikoi mbrëmë Fiks Fare, ku Pango pikërisht kësaj vajze që iu paraqit për punë i kërkoi seks në shtëpinë e tij. Siç u pa nga filmimet pjesa që u publikua sonte ishte në fillimet e negociatave për vendin e "famshëm" të punës, që në fakt e largoi Pangon nga puna.


Biseda mes Pangos dhe vajzës nw zyrën e tij:


Ylli Pango -Si jeni?

Fiksi -Përderisa kam aplikuar do të thotë që jam e interesuar

Ylli Pango - Ti s'vjen, mbyll telefonin, s'intresohesh..

Fiksi-Në ç'mënyrë luftohet?

Ylli Pango-Në çdo moment luftohet

Fiksi -duhet të kisha ardhur, ndoshta kam neglizhuar, por duhet të kisha ardhur

Ylli Pango -Ngela një çikë i habitur,. Tani Historia ka qenë kështu që ta dish thjesht fare, ti kishte idenë që do të vije në institute dhe do të hante ndonjë ari? Çfarë kishte?

Fiksi -jo, jo nuk kisha asnjë ide, por thjesht që kërkova punë në ministri

Ylli Pango- nuk të tha njeri që nuk do të punoje në ministri

Fiksi- nuk e kam kuptuar

Ylli Pango-oferta ishte goxha e mirë.

Fiksi -, unë nuk kisha nevojë për një makinë për të ardhur në institute fakti që do t'ju takoja në institute më bëri të ndihesha keq

Fiksi-juve nuk ju kam mik,ju njoh, kam shumë respekt

Ylli Pango-rrofsh! Tani edhe një herë, pyetja është kjo: çfarë të shqetësonte që do vij aty? E kam kuriozitet

Fiksi-nuk me shqetësonte asgjë, thjesht fakti që kërkova të punoja në ministri dhe të takohesha në një institut kur nuk e njoh fare
Ylli Pango-po të flas troç fare, edhe një përgjues këtu (vendos dorën poshtë tavolinës), çfarë nuk kam dëgjuar, qoftë edhe për këtë. Kjo ishte arsyeja, dmth

Fiksi -nuk besoj se po bëjmë një gjë që është jo zyrtare

Ylli PAngo-absolutisht. Edhe atë detyrë që do të fillosh ti. Unë kam qëndruar me çdo njeri, është marrë, është interpretuar, është folur, të gjithashtu jam shumë i qetë, e kam pronën time private. Ne jemi njerëz në radhë të parë, kemi një minimum besimi gjithmonë

Fiksi- e kuptoj

Ylli Pango -duhet të dish qw, kontrata e parë që është bërë në këtë botë nuk është bërë me firmë dhe me vule, por ka qenë një kontratë besimi,pastaj hynë vulat dhe firmat
-ideja ishte të ishe këshilltarja ime, me rrogë shumë të mirë sepse do të ishte e kabinetit, plus me qënëse ministrat shkojnë dhe vijnë , konjukturat ndryshojnë, unë nuk kam ndërmend të ndryshoj, por për çdo rast lëviz andej, në ndonjë minsitri tjetër, nesër,pasnesër,kuptohet pas zgjedhjeve se në këto zgjedhje deri në shtator ne këtu jemi. Unë ka një instititu dhe po të kishe ardhur do ta kisha treguar disa gjëra shumë interesante. Atje sapo hyn gjen 7 botime, libra botime të institutit, botime ku unë kam patur të aktivizuar pedagogë dhe studentë të fakultetit dhe ky institute ka qenë shumë I fuqishëm, ka marrë edhe projekte 100 mijë 200 mijë euro,500 mijë euro të komunitetit europian, UNDP dhe gjithmonë ka patur nevojë për njerëz. Njëra prej këtyre që ka punaur në isntitut unë e kam drejtoreshë këtu edhe e kam nga më të mirat, është suela kursi, është një që merret me ..., një nardi nardi
Dhe ç'kam bërë? Kam kombinuar që njerëzit më të besuar t'i kem dhe në ministri, t'i kem edhe në institute.
Meqë unë jam në minsitri quhet konflikt interesi ,prandaj them që janë ca gjëra që me dash keq, prandaj doja të flisja në konfidencë.
Institutin ia kam kaluar mbesës sime që ta komandojë ajo si emër,por ndërkohë këta njerëz vazhdojnë punojnë dhe marrin projekte. Duke u angazhuar edhe ti në këtë ekip, e para këtu e mbaje variantin, e dyta siguroje edhe një të ardhur tjetër atje që ishte goxha, ndërkohë që isha edhe unë në plotësimin të stafit-

Ylli Pango - Jo ti s'ke qenë zyrtare ndonjëherë, këto anët e politesës që i shikon nëpër televizione, nëpër këto. Më tepër për mua, më formale me mua sepse edhe unë pot ë flas më tepër jo formalisht sesa formalisht

Fiksi - po, po, ju kuptoj, faleminderit për konfidencën

Ylli Pango - unë këtë ide në përgjithësi ta shtjellova, nuk e di çfarë

Fiksi -çfarë, kur të kesh ndonjë gjë më të qartë për në ministri

Ylli Pango -si?

Fiksi -për vendin që ke bosh mund të telefonosh edhe, ç'mund të bëjmë, nëse duhet t'i nënshtrohemi ndonjë testimi apo nuk e di si funksionon këtu

Fiksi -Shumë faleminderit

.........



Skandali, Topi firmos shkarkimin e Pangos. Vendoset ministri i ri


TIRANE-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekreton shkarkimin e ministrit të Kulturës, Ylli Pango, pas skandalit seksual. Mësohet se para Topit pritet te betohet neser ministri i ri i Kultures, Ardian Turku.

Ish-ministri Pango u filmua ndërsa tentoi të shfrytezojë seksualisht nje vajzë që iu paraqit për të filluar punë në ministrine që ai drejtonte. Tentative kjo që ra në kurthin e kameras së fshehte. Pak minuta pas publikimit të videos mbreme në emisionin 'Fiks Fare', zëdhënësja e Berishës tha se Kryeministri e shkarkoi Pangon. Sot u propozua Turku në postin e ministrit të Kulturës.


Berisha vendos Ardian Turkun ministër Kulture

ora 15:39

TIRANË-Kryeministri Sali Berisha ka vendosur Ardian Turkun ministër Kulture pas shkarkimit të Ylli Panogs, një natë më parë. Turku ka qenë ish-kryetar i Bashkisë së Elbasanit në vitet 2003-2007, ndërsa aktualisht mbante postin e kryetarit të Qarkut Elbasan. Turku ka qenë gjithashtu pedagog në Universitetin e Elbasanit, në degen e Psikologjisë.

Një ditë më parë, ish-ministri Pango u shkarkua nga Kryeministri Berisha, pasi u shfaq në kameren e fshehte të emisionit "Fiks Fare" duke ngacmuar seksualisht në vajze te re. Kundrejt një vendi pune, ai i kërkonte seks vajzes në banesën e tij.



'Pango', debate në Kuvend, Leskaj: T'i hiqet imuniteti. Topalli: Të lërë mandatin

ora:11:15

TIRANË- Skandali "Pango" ka shkaktuar debate të ashpra në Kuvendin e Shqipërisë. Në pjesën jashtë rendit të ditës kanë nisur debatet për skandalin ku është përfshirë ish ministri i Kulturës, Ylli Pango. Kryetarja e grupit të PS-së, Valentina Leskaj, duke e quajtur të turpshëm dhe fyes ka kërkuar marrjen e masave për heqjen e imunitetit të Pangos. "Skandali i fundit tregon se ku ka përfunduar ligji i shpërbimit publik dhe si është goditur shteti shqiptar. Çështja e një ministri sot është cështje e parlamentit që duhet të mbajë një qëndrim të qartë si një deputet që ka kryer një vepër të turpshme, nuk duhet të mbrohet me imunitet deputeti dhe duhet të përgjigjet në bazë të kodit penal. Nëse nuk mbahet qëndrim për këtë rast, ku janë tronditur besueshëmrinë në institucionet e shtetit, kthehet në një cështje të gjithëve ne. Pas kësaj, edhe pse nuk ishte e paditur pyetja shtrohet;Kush është standardi i rekrutimit?
Kush është ajo e re që do marrë kurajën që të shkojë në dyer e administratës, ai prind që duhet të ketë besim të dërgojë vajzën në dyert e shtetit"- tha Leskaj.

Topalli: Te lere mandatin

Pas saj, ka reaguar ashpër kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila e ka quajtur shumë të butë tonin e opozitës për këtë rast. "Është shumë e turpshme, e rëndë, fyese, shokuese. Zotëria ka tradhtuar moralin e PD-së, qytetarët shqiptarë që e kanë votuar e ai nuk mund të trajtohet kaq butë. Nuk kërkoj heqjen e imunitetit të tij, por të lëshoj mandatin se ai nuk përfaqëson qytetarët që e kanë votuar. Si nënë jam e frikësuar se kemi fëmijë. Përshëndes kryeministrin që për 4 minuta e ka shkarkuar. Jam e tmerruar nga burrat që dalin lakuriq, por Berisha e shkarkoi brenda 4 minutash"- tha Topalli.

Leskaj: Ujërat e zeza ju kanë plasur brenda shtëpisë

Ka replikuar sërish Leskaj, pas fjalës së Topallit duke e quajtur abuziviste deklaratën e saj. "Unë nuk isha e butë. Nuk kërkova vetëm që Pangos t'i hiqet mandati, por që ai të hetohet në bazë të Kodit Penal. Zonjë, ujërat e zeza ju kanë plasur në shtëpinë tuaj. Ky është morali i qeverisë suaj"- tha ajo, duke shtuar se qeveria nuk duhet të bëjë të paditurën për këtë gjë.


Patozi: Çështja u mbyll për 5 min. Skandalet tuaja, s'kanë nevojë për kamera

Kryetari i grupit të Partisë demokratike Astrit Patozi ka lëshuar akuza mbi opozitën, duke iu drejtuar deputetëve të PS-së, se po abuzon me ngjarjen në fjalë. Abuzim që sipas tij, po bëhet për të fituar pikë në zgjedhje. Patozi ka akuzuar kreun e PS-së, Edi Rama si të përfshirë në skandale për të cilat partia që ai drejton hesht.
"Opozita po abuzon me çështjen. Ajo u mbyll për 5 minuta që mbrëmë. Morali i qeverisë është mënyra e reagimit pas ngjarjes dhe kryeministri e shkarkoi për 5 minuta. Mbyllja e kësaj historie është edhe standardi që ne kemi vendosur dhe do të vazhdojmë ta mbajmë, standard që ju nuk e keni pasur kurrë. Ndërkohë që skandalet e PS-së nuk kanë nevojë për kamera"- tha Patozi duke shtuar se në PS ka skandale më të rënda se ajo që panë të gjithë mbrëmë. "Ju heshtni për skandalet në vilën e Pezës. Ju heshtni për skandalet e kryetarit tuaj"- ka thënë Patozi.

Meta: Kemi frikë të lëmë fëmijët para TV

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta deklaron se të gjithë shqiptarët duhet të distancohen nga këto veprime të turpshme dhe i bën thirrje Pangos të heqë dorë nga mandati. Ai është shprehur i indinjuar për shfaqjen e Pangos. "Kemi frikë të lëmë fëmijët para televizorit"- tha Meta, duke i kërkuar Pangos të mos vijë më në sallën e parlamentit.