Author Topic: Politika Greke ndaj Shqiperise.  (Read 7231 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline Atention

  • Super Anetar
  • *****
  • Posts: 976
  • Postimet: +27/-4
Re: Politika Greke ndaj Shqiperise.
« Reply #9 on: March 10, 2011, 01:53:28 AM »
Kjo tregon se Greket e kane mare shum serjozisht grekezimin e te ashtuquajturit "Epiri Verior" sa qe po e fusin edhe ne hartat e historise ne Wikipedia.
Dhe kur te marin edhe te ashtuquajturin Epiri Verior , do kerkojne te marin edhe Epirin e SIperm qe llogjikisht duhet te ket qen diku ne Shqiperine e Veriut mbi Epirin verior deri diku ne Shkoder domethen dhe me pas llogjikisht ka qen edhe nje Epir tjeter i quajtur Epiri i mbisiperm qe llogjikisht duhet te ket qen diku aty ku eshte Kosova edhe keshtu mund te mbarojne edhe Epiret dhe pastaj ndalojme se kerkuari se me tej fillojne Serbet edhe me ata nuk ka shaka.
Po mundemi te kerkojme me pas Maqedonin veriore dhe pse jo edhe "Montenioum Negrus" e pse jo edhe "Kroacious" dhe pse jo edhe "Slovenius""Bosnikoum""Hunagricum"Austrakious""Gjermanikum" e,t,j....
Kan apo nuk kan megali idea? 
« Last Edit: March 10, 2011, 02:00:00 AM by Atention »

Offline Atention

  • Super Anetar
  • *****
  • Posts: 976
  • Postimet: +27/-4
Re: Politika Greke ndaj Shqiperise.
« Reply #8 on: March 10, 2011, 01:39:49 AM »
Ja se deri ku ka qen Iliria edhe se deri ku shtriheshin fiset Ilire.

Offline Atention

  • Super Anetar
  • *****
  • Posts: 976
  • Postimet: +27/-4
Re: Politika Greke ndaj Shqiperise.
« Reply #7 on: March 10, 2011, 12:58:41 AM »
Vrojtoni kete harte dhe shikoni se deri ku ka pas qen Iliria sipas Grekeve edhe se deri ku ka pas qen Epiri.
Nder kohe qe historia ka pas njohur vetem nje Epir , ate te Pirros se epirit , tani na eshte shtuar edhe nje Epir i dyte sipas Grekeve i quajtur Epir Verior . KU rezulton se gjat shekullit te 13 aty ku eshte sonte Shqipria ka qen Epir dhe ilira ka filluar mbi lumin Drin e siper, nder kohe qe historia e njef Epirin nga Arta deri ne gjirokaster dhe nuk ka qen i banuar nga njerez qe flisinin greqishten e re , por nga njerez qe flisnin Shqip si edhe Camet qe u ndoqen me dhune ne 1944.
Kjo harte eshte mare nga Wikipedia ne historin e Grekeve:
« Last Edit: March 10, 2011, 01:46:59 AM by Atention »

Offline Atention

  • Super Anetar
  • *****
  • Posts: 976
  • Postimet: +27/-4
Re: Politika Greke ndaj Shqiperise.
« Reply #6 on: March 09, 2011, 07:05:27 PM »
Natyrshmëria e identitetit


Më në fund zëri shqiptar i rilindjes është zgjuar dhe po del në publik skema e vjetër e donkishotizmit grek në jugun e Shqipërisë, ajo që dikur diskutohej nën zë nëpër tavolina tashti zë vend si argument ligjor, historik dhe strategjik në biseda të kualifikuara e të mbështetura me dokumente, që vërtetojnë më së miri situatën reale të lëshimeve që shteti shqiptar u ka bërë qarqeve greke në këto njëzet vite.


Kjo sëmundje e vjetër greke që i ka rrënjët tek megaloidea e më pas zuri vend në nacionalizmin grek gjatë gjithë historisë së formimit dhe zhvillimit të tij.


Shumë autorë të huaj të shekullit XIX që kanë shërbyer në Greqi kanë dëshmuar më se një herë strategjinë e formimit të Greqisë si shtet në kurriz të shqiptarëve dhe trojeve të tyre historike.


Para do vitesh ishte sakrilegj dhe rrezik të botoje dëshmi të tilla, pikërisht se kjo klimë shpërbërjeje e ndërgjegjes kombëtare kishte hyrë deri thellë në politikë dhe çdo përpjekje e tillë dukej si herezi.


Por po del qartë se tani thika ka shkuar në palcë dhe toleranca nuk ka vend sepse padrejtësia ka mbërritur kulmin. Këta donkishotë grekë që vijnë këtu si heronj nacionalë janë qesharakë tashmë edhe në Greqi, ku zëra dhe intelektualë të pavarur kanë folur pikërisht kundër kësaj ndërmarrjeje të kotë që kërkon të destabilizojë jugun e Shqipërisë.


Nuk imagjinohet se si një vend anëtar i Bashkimit Europian të imagjinojë një shndërrim që shqiptarët edhe në kohë shumë më të vështira se këto nuk e kanë pranuar.


Të jesh shqiptar nuk është me zgjedhje ashtu si në të gjithë kombet e tjera europiane, por si duket grekët bazuar edhe te tradita e tyre e shtetformimit janë një komb që besojnë se grek mund të bëhesh edhe nëse nuk je.


Po ta shohësh hollë ky është dëshpërim i një politike që është në panik se e di mirë se Greqia e gjitha që kur u krijua nuk ka bërë gjë tjetër veçse të konvertojë, vlleh, shqiptarë, bullgarë, maqedonas e të tjerë në grekë për të ndërtuar Greqinë në kujtim të lavdisë së saj të dikurshme bazuar në mite e shkrime të vjetra ku edhe Aleksandri i Madh, i biri i Filip barbarit dhe Olimbisë nga dera e Pirros na del se ishte Grek, por po të ishte grek nuk do ta quanin Aleksandri i Maqedonisë.

Çamët dhe arvanitasit tashmë i njohim të gjithë, Çamërinë e dimë saktësisht se ku ndodhet dhe gjithkush e ka marrë vesh historinë tragjike të kësaj treve dhe banorëve të saj pas Luftës së Dytë Botërore.


Po ashtu arvanitasit edhe pse e llogarisin veten si grekë e dimë se vazhdojnë të flasin ende sot shqip nëpër shtëpi, e kjo ka ndodhur vetvetiu pa ndërhyrë Shqipëria, bile edhe pse Shqipëria politike ka heshtur, e vërteta nuk ka nevojë për ndihmës se flet vetë. Grekët dhe shqiptarët janë dy popuj që kanë bashkëjetuar mirë por gjithnjë politika agresive e shtetit grek ka krijuar tensione pikërisht se sheh ëndrra që u ka shkuar koha.


Iniciativat e fundit ligjore të Kreshnik Spahiut në pozicionin e nënkryetarit të KLD janë për tu përshëndetur sepse po i shërbejnë ndaljes së një keqkuptimi të madh që kishte kohë që ishte gatuar.


Faktet po tregojnë se politika për interesat e saj gjithnjë ka toleruar gjëra që nuk tolerohen në një vend sovran, toleranca të tilla quhen tradhti kombëtare dhe dënohen me ligj, tolerance në të drejtat e atyre që janë pakica si ne shqiptarë nuk na ka munguar kurrë, ne shquhemi si popull që i duam të huajt dhe kurrë nuk kemi agresuar ushtarakisht një popull tjetër, por të mbrosh atë çka je dhe të ndihmosh njerëzit të mos e shesin identitetin për një pension është krejtësisht legjitime dhe e natyrshme, e natyra e ka zakon ta shpallë vetveten.


Ky zë shqiptar në rritje na tregon faktin se tashmë ndërgjegjja kombëtare dhe identiteti është një e drejtë universale që edhe pse politika për interesa elektorale e shet, shteti duhet ta parandalojë dhe s'ka pse fyhet askush se shqiptarët janë shqiptarë e se grekët janë grekë, çdo përpjekje për të ndryshuar ekuilibrat natyrorë të gjendjes së të dy popujve do të shkaktonte tensione të panevojshme aq më tepër që tashmë jemi edhe aleatë në të njëjtën aleancë ushtarake. Kështu si jemi mund të jetojmë në paqe e të shkëmbejmë më të mirën, duke ndërtuar ura komunikimi dhe jo duke futur shkopinj në rrota.


Popujt dinë e kanë ditur të jetojnë në paqe, por pushtetet shesin e blejnë interesa për të gënjyer popujt duke paraqitur si heroizma elektorale ide që nuk kanë asnjë bazë reale.


Ky është një ves i vjetër në Ballkan dhe shqiptarët gjithnjë kanë qenë viktima e kësaj historie sepse ishin të fundit që u shkëputën nga Perandoria Turke dhe territoret e tyre gjithnjë janë parë si dhurata që fuqitë e dikurshme u bënin aleatëve të tyre në rajon. Por tashmë e vërteta ka dalë sipër, dhe nuk mbulohet më nga askush e politika nuk mundet më të shesë atë që nuk është pronë e saj.

Offline Atention

  • Super Anetar
  • *****
  • Posts: 976
  • Postimet: +27/-4
Re: Politika Greke ndaj Shqiperise.
« Reply #5 on: March 07, 2011, 09:37:23 PM »
Ja se ca po shkon te behet sonte nga fqinjet e Shqiperise dhe Kosoves, por kur shkrova keto nuk kisha menduar se pjes e ketij komploti do te ishin edhe qeverit e Shqiperise edhe Kosoves duke na i mar kalat nga brenda, besoja se kur kjo te ndothte te pakten shtetet tona do ti kishim vet ne dore.
Por huptesia edhe ngathtesia e partive opozitare shqipetare i bejne kushtet shum here me te veshtira dhe te disfavorshme edhe nga sa kisha menduar kur shkrova kete shkrim per tju parapergatitur per koherat qe jan duke ardhur se shpejti.
Prandaj them se Shqipetaret vetem mund te tkurren dhe jo te avancojne se te tille jan.

Endry

  • Guest
Politika Greke ndaj Shqiperise.
« Reply #4 on: February 20, 2009, 10:18:37 PM »
Nje rracizem i pashoq qe e ka rrenjen e origjines nga vet shteti Shqipetar kundrejt popullates se vet dhe sidomos qeverria Saliiste qe vazhdon te bashkpunoje me ta shum mire dhe tju vije atyre gjithnje mbas avazit si ata ta ken deshiren .

Saliizmi eshte gjeja me e keqe qe ka ekzistuar ne Shqiperi .

era

  • Guest
Politika Greke ndaj Shqiperise.
« Reply #3 on: February 20, 2009, 09:56:23 PM »
Greket jane te poshter dhe ketu fillon e mbaron historia.. ne hnuk mund ti bejme "fresk" nje populli qe ende nuk ka hapur nje shkolle shqipe ne nje vend qe jane 1 milione shqiptare. ne disa fshatra kemi edhe kemi hapur shkolla qe kane nga 2 nxenes madje ne nje shkolle ne kufi degjova se klasa rri hapur me nje nxenes meqenese ai emshte grek... kur ne shkollat shqiptare nuk mund te kesh nje klase pa 40 nxenes ndryshe klasa bashkohet.. nje nxenes e dhjete mesues vetem se ai eshte me kombesi greke .. ndersa te tjerat jane fare te papranueshme

kemi me mijera shqiptare qe vazhdojne te jene pa dokumente e te keqtrajtohen jo per faj te tyre ... kjo enshte nje racizem i pashoq

Endry

  • Guest
Politika Greke ndaj Shqiperise.
« Reply #2 on: February 19, 2009, 12:28:15 PM »
Gjithsej jan afersishte 500.000 emigrant Shqipetar ne Greqi .
Mesatarja qe ata duhet te paguajne per nje vit ne Greqi se bashku me gjobat e,t,j per documentat eshte 500 euro .
Atehere kemi 250.000.000 euro te ardhura ne vit nga emigrantet Shqipetare te Greqise per documentat . Te cilat para shteti Grek per dicka duhet ti perdori .
Dhe ja se si perdoren keto para ; keto sherbejne qe shteti Grek te mbaj me pensione minoritetin grek te Shqiperise dhe te paguaj per te bler ne Shqiperi interesat e saja atije si kishat, shkollat Greke , politikanet e,t,j ....

Endry

  • Guest
Politika Greke ndaj Shqiperise.
« Reply #1 on: February 18, 2009, 11:40:17 PM »
Ka keto qellime kryesore :
1- Grekezimin e Epirit verior , e me von pse jo te gjith Shqiperine .
2- Mbajtjen e Shqiperise dhe Kosoves sa te jet e mundur jashte organizatave nderkombetare .
3- Mos njohejn e ceshtjes Came dhe Shqipetare ne teresi .
4- Mos njohjen e Kosoves si shtet i pavarur.
5- Shqiperia te jet gjtihnje sa me e varfer ekonomikisht dhe te varet ne nje shkall sa me te madhe nga ekonomia Greke dhe kete e ka arritur ne nje shkall te konsiderueshme per shkak te politikaneve e qeverritareve te shitur Shqipetar te kohes Nanos e Berishes .

Analiza e ketyre ceshtjeve :
Ceshtja 1- Jemi dakort me ngritjen edhe te varrezave te tjera te ushtareve Grek te ren ne lufte kunder fashizmit ne token Shqipetare edhe kjo qe ber edhe ne kohen e Enverit ne disa zona .
Por nuk jemi dakort me thenjen e politikaneve Grek : se ata luftuan ne Epirin e veriut per clirimin e atdheut te tyre . Se Epiri nuk eshte e as ka qen kurr atdheu i tyre .
Divizioni i 5-te edhe i 6-shte Shqipetar shkoi deri ne Vishegrad te ish Jugosllavise per te luftuar kundra okupatorit te perbashket Gjerman ne nje lufte interrnacionaliste , por Shqipetaret nuk than se luftuan atije per atdheun e tyre .
Hapat e nderrmara nga qeverria Greke (edhe atije ku nuk ka patur te rene) te sa me shum varrezave te ushtareve Grek te jeni 100% te sigurt se seshte gje e cilter , por fsheh nga pas kalin e Trojes .
Ckerkojne varrezat e ushtareve Grek ne Korce ?! Kur lufta eshte bere ne zonen kufitare Shqiperi Greqi dhe te vraret jan ne ate zone .
2- Minoriteti Grek ne Shiqiperi krijoi ne fillim partin Greke Omonia per te bashkuar rreth vetes per qellime te caktuara gjith minoritetin Grek te Shqiperise .
Dinakeria Greke vazhdon akoma ,ata thane: perse te mos krijoime PBDNj dhe te grubullojme rreth vetes dhe Vellahet , Harrixhinjet e Bullgaret dhe ne kete forme ti manipulojime , tju japim favore per viza ne Greqi , pensione e,t,j dhe pastaj ata te deklarohen Grek dhe eshte shum e lehte te manipulosh ata qe skan cte hane dhe aq me teper qe sjan rrac e paster Shqipetare perderi sa ka edhe Shqipetare qe per shkak te verferise te deklarohen grek per te mare nje vize Greke .
Dinakeria Greke vazhdon akoma , pasi bashkoi rreth vetes Vellahet , Harrixhinjet , Bullgaret ne menyren qe tham i beri shum prej tyre te deklarohen Grek .
Tani thot do krijoime preseri partin e minoritetit Grek , por tani me nje numer popullsie te shumfishuar te quajtur Greke .
Organizata e minoritetit grek ne Shqiperi kerkon qe te quhen Grek te gjith ata qe duan te quhen Grek pa e vertetuar me dokumenta prejardhjen e tyre sepse thon se ky eshte nje nga kushtet e Lozanit per minoritetet dhe per kete flasin ata qe e din mire se vendi i tyre i quajtur Greqi nuk e ka njohur akoma kushtin e Lozanit per minoritetet sepse e din qe po ti njohin keto minoritete do dali se jan vet minoritet ne Greqi .
I them Z. Sabri Goto se ai numerim me ato kushte qe Greket duan nuk duhet ber kurre ashtu edhe pas futjes se Shqiperise ne europe pasi greku eshte i pasur blen me para politikan e jo me njerez te varfer Shqipetar .Numerimi te behet vetem mbi bazen e vertetimit me dokumenta te sakta .
Mos u trembni nga kushti i Lozanit te cilin Shqiperia e ka zbatuar 99,999% dhe ne disa raste ne lidhje me fqinjet e ka kaluar edhe 1.000 % (duke ju mar pronat Shqipetareve dhe duke ja dhen ato minoritetit Grek , duke ndertuar varreza te ushtareve Grek edhe atje ku nuk ka pasur ushtar te vrar Grek , duke hapur shkolla Greke dhe ne zona ku s'ka minoritet Grek ) , kurse Greqia nuk e njeh edhe nuk e zbaton fare kushtin e Lozanit per minoritetet .
3- Pas kesaj duke siguruar numerin e math te popullsise e cila do ta quaj veten Greke , ushtaret grek te vrare ne lufte kunder fashizmit ne token Shqipetare , duke bere vazhdmisht nje propagande fallco se gjoja minoriteti Grek ne Shqiperi nuk ka te drejta se gjoja ato shkelen vazhdimisht prej Shqipetareve dhe se gjoja jetesa bashke me Shqipetaret eshte e pa mundur duke ju fryr me propagande te vazhdueshme gjith ketyre gjoja problemeve te kerkojne te drejten per marjen e Epirit te veriut . Mos tju duket e cuditshme kur them per nje nderhyrje te mudshme ushtarake . Kjo nuk behet tani ne kushte paqesore , por ne kushte te nje trubullire te mundeshme si ajo e luftes se dyte boterore .Taktika e vjeter greke qe ne lashtesi ka qen : ne fillim ata shkonin per tregeti ne brigjet e mesdheut , pastaj nguleshin atije si kolon duke ndertuar fshatra rreth brigjeve te detit duke ber mardhenje tregetare me vendasit dhe pasi fuqizoheshin i pushtonin keto vende ushtarakisht .Greqia edhe sonte qe eshte ne krize ekonomike porositi 500 tanke ne Rusi dhe bleu 50 aeroplan fantom , f16 nga SHBA-ja .
4- Qeverria Greke eshte deklaruar per kthimin e minoritareve grek ne Shqiperi duke i sponsorizuar qe te hapin atije biznese te cilat ne bashkpunim me bangat dhe kapitalistet grek qe kan hyre tashme ne ekonomine Shqipetare si edhe ne bashkepunim me kishen greke qe kan ngritur mbi 500 kisha ortodokse ne Shqiperi te bejne atije ligjin ekonomik e politik e perse jo te kerkoine ne nje te ardhme qe Shqiperia te behet pjese e Greqise . Ligji 7.501 i Sali Berishes per te bere pronar toke gjith ata qe jetonin ne fshat ndihmoi shum minoritetitn Grek ne Shqiperi , i cili nuk kishte prona por u be me prona pasi toka ishte e pronareve Shqipetar .
Me ligjin 7.501 ju hoq toka Shqipetareve dhe ju dha grekeve ne nje kohe kur Camet i kan pronat me dokumenta ne Greqi dhe shteti Grek nuk jau jep .
Ceshtja 2- Mbajtja sa te jet e mundur jashte organizmave te NATO-s dhe BE-se te Shqiperise dhe Kosoves .
Kjo ka si qellim mbajtjen sa me poshte nga ana ekonomike ushtarake edhe politike te Shqiperise - Kosoves e ceshtjes Shqipetare ne teresi per qellime te caktuara ekonomike ushtarake e politike te Greqise edhe mikut sajte te ngushte Serbise .
Ceshtja 3- Mos njohja e ceshtjes Came e Shqipetare ne teresi . Eshte pikerisht shteti i quajtur Grek ai qe ka organizuar gjith mekanizmat dhe propaganden e tija duke shfrytezuar edhe kredin qe ka me shtetet ortodokse si edhe me Francen e Gjermanin per ti fryr ceshtjes se Epirit te veriut , por nga ana tjeter nuk njeh kushtin e Lozanit mbi te drejtat e minoriteteve dhe as paranon se ka minoritete ne Greqi .
Europa edhe shteti Grek njohi te drejtat e pronesise se mbretit Grek dhe nga ana tjeter ben veshin shurdh per pronat e Cameve te cilet i kan me tapi nga vet shteti Grek i atehershem . Kur u diskutua ceshtja e Shqiperise ne NATO zvendes ministri i jashtem Grek deklaroi ne parrlamentin Grek ne prani te ambasadorit Shqipetar e mabasadores Korate qe qen te ftuar ne parrlament se nuk do njohi kurr ceshtjen Came dhe as Kosoven si shtet i pavarur .Greqise nuk i intereson forcimi i Shqiperise por mundesisht zhdukja e saj nga harta , por ne pamujndesi per ta ber kete perpiqet te bej gjith prapesit e mundeshme .
Ceshtja 4- Mos njohja e Kosoves shtet i pavarur .
Kjo eshte nje cshtje e aleances se ngushte Ortodokse Greko- Serbe antikosovare dhe antishqipetare ne teresi dhe neqoftese ajo nuk e ndalon dot kete , te bej ceshte e mundur qe ta vonoi sa me shum qe te hyje me pare Serbia ne keto organizma nderkombetare dhe se bashku te behen barrikade per njohjen e Kosoves si shtet i pavarur .
Por ne anen tjeter megjithese Kosoven , Shqiperin , Maqedonin ( jo hapur ) i konsideron vende armike Greqia ka hyr edhe hyn vazhdimisht per te gllaberuar ekonomine e vedeve fqinje dhe me von te bej ne to ligjin politik duke perdorur anen financiare , blerjen edhe me para te politikaneve te vendeve fqinje .
Nuk mundet te le ketu pa kujtuar gazetaret e Gazetes Koha jon qe vazhdimisht dhe ne kohen e luftes ne Kosove ajo qe pro Serbe dhe shkruante me tituj te medha se Shqiperia eshte nxitesja dhe furnizuesja me arme e ushtrise Kosovare edhe te Shqipetareve ne Maqedoni .
Nuk mundem te le pa permendur te paguarit qe ben gjoja gabim harten e Shqiperise ku kufiri Grek Shenohej deri ne Vlore .
Nuk mundet te le ketu pa permendur te ashtuquajturin historjan qe e quajti Skenderbeun Serb , ne nje kohe ku vet Serbet thon se eshte Shqipetar (shih kronikat Serbe te permendura nga Fan Noli ne liberin historia e Skenderbeut ). Qellimi eshte qe te zhdukin heronjte kombetar Shqipetar dhe nepermjet kesaj te zhdukin krenarin kombetare Shqipetare .Nje popull pa krenarin kombetare shkon ne degradim dhe ne mohim te vetvetes duke mos then me qe jam Shqipetar por Grek , Italian e,t,j... Eshte kjo arsyeja qe heronjte e medhenj si Skenderbeu , Aleksandri i Math shum popuj duan ti bejne te tyret .
Skenderbeu mundet te ket patur lidhje edhe me gjak Sllav por ne rrenj gjaku i tij eshte Shqipetar , fliste Shqip e luftoi se bashku me Shqipetaret kete e di gjith bota .
Ceshtja 5- Shqiperia te jet gjithmon sa me e varfer ekonomikisht edhe e varur ne nje shkalle sa me te madhe nga ekonomia Greke .
Kjo behet me qellim qe te hyje e te penetroi lehte ne ekonomine Shqipetare qe duke shfrytezuar varferine cmimet e lira te pasurise se paluajteshme dhe krahun e lire te punes ne Shqiperi te gllaberoi sa me shum pasuri kombetare Shqipetare per te ber me von ligjin ekonomik politik e ate ushtarak.
« Last Edit: March 23, 2009, 04:45:48 PM by Endry »