Author Topic: Mos bllokohen vizat për Shqipërinë dhe Bosnjën  (Read 1891 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline Atention

  • Super Anetar
  • *****
  • Posts: 976
  • Postimet: +27/-4
Re: Mos bllokohen vizat për Shqipërinë dhe Bosnjën
« Reply #2 on: March 06, 2010, 01:44:16 PM »
Kjo eshte e pa drejte , perse mos te kerkojne azil ?!
Ata jetojne si te huaj ne shtepite e tyre dhe shtetet ne te cialet ata jetojne i kan len pa pune , pa te drejta per te hapur biznese , domethen i kan izoluar .

Tja japin keto krahina Kosoves dhe mos te ket me njerez qe shkojne te marin azil .

Offline Staff

  • Administrator
  • Anetar i Vjeter
  • *****
  • Posts: 608
  • Postimet: +4/-0
  • Gender: Male
Mos bllokohen vizat për Shqipërinë dhe Bosnjën
« Reply #1 on: March 05, 2010, 10:20:27 PM »
BRUKSEL - Ajo çfarë ka ndodhur me azilkërkuesit nga Maqedonia e Serbia "në asnjë mënyrë nuk duhet të dëmtojë liberalizimin e vizave këtë vit për Shqipërinë dhe Bosnjën". Kështu ka deklaruar sot europarlamentatja, Tanja Fajon.


Lajmet e fundit për rritjen e numrit të strehimkërkuesve nga Serbia dhe Maqedonia në Belgjikë dhe Gjermani kanë krijuar dilema dhe drojë nëse liberalizimi i vizave ishte një vendim i drejtë. Ndaj Fajon tha se "kërkoj nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin përgjegjësinë jo vetëm për të përmbushur kriteret, por dhe t'i dërgojnë njerëzve një mesazh të qartë rreth asaj se çfarë do të thotë realisht liberalizimi i vizave. Politikanët duhet të ndalojnë menjëherë fluksin e migrantëve të rinjë që kërkojnë strehim në vendet e BE-së".


Nga dhjetori i kaluar banorëve të këtyre vendeve iu hoqën vizat për vendet e zonës Shëngen. Mijëra shtetas të Maqedonisë por edhe të Serbisë kanë kërkuar strehim politik në vendet e BE-së.


Nderkohë Partia Demokratike do të propozojë të enjten e ardhdhme një rezolutë ne Parlament për liberalizimin e vizave. Kështu u shpreh kreu i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi, sipas të cilit çdo aktor tjetër duhet të japë kontribut për këtë proces shumë të rëndësishëm për vendin tonë. Patozi këmbënguli se qeveria ka një prioritet të padiskutueshëm çështjen e liberalizimit të regjimit të vizave, duke nënkuptuar edhe mbështetjen e opozitës.



******



Komisioni Evropian do të mbledhë informacion mbi fenomenin e rritjes së frikshme të numrit të azil-kërkuesve nga Maqedonia dhe nga Serbia në vendet e Bashkimit Evropian pas liberalizimit të vizave me këto dy vende.

Në të njëjtën kohë, Këshilli i Ministrave të çështjeve të brendshme dhe të drejtësisë së BE-së, pritet ta përfshijë këtë temë në agjendën e takimit të ardhshëm.

Ishin pikërisht këta ministra që vitin e kaluar dhanë dritën jeshile për heqjen përfundimtare të vizave me Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi.

Gjatë mbledhjes së radhës që zhvilluan në Bruksel, Komisionerja evropiane për çështjet e brendshme dhe të drejtësisë, Cecilia Malmstrom, u shpreh se kjo çështje nuk u diskutua fare, por unë dëgjova gjatë ditës së sotme se kjo çështje është ngritur me disa vende anëtare të BE-së dhe se ministri belg do të udhëtojë për në Shkup për të diskutuar mbi këtë çështje. Pra unë jam në dijeni të një debati mbi këtë dhe Komisioni do të mbledhë sigurisht informacione mbi këto ngjarje për të parë se çfarë po ndodh".

Fenomeni i eksodit masiv nga shqiptarët që jetonin në Kumanovë dhe në fshatrat e Likovës si dhe nga ata që jetonin në jug të Serbisë, në luginën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, u evidentua në Belgjikë nga rritja e numrit të azil-kërkuesve në dy muajt e parë të vitit 2010. Mbi 700 qytetarë nga këto dy vende kanë kërkuar azil në Belgjikë në këtë periudhë kohore, shifër kjo që përkon më dyfishin e personave që kanë kërkuar azil nga këto dy vende gjatë gjithë vitit të kaluar.

Shanset e tyre për të përfituar azil janë inekzistente. Një pjesë e mirë e tyre pasi shesin pasuritë në vendet nga vijnë përfundojnë rrugëve të Brukselit pa strehë dhe pa mikpritjen e duhur, ndërsa fati që i pret është refuzimi, dëbimi dhe heqja e të drejtës për të udhëtuar në vendet Shengen për ta dhe për të afërmit e tyre.