Author Topic: Kush te tradhetoi Doktorr?  (Read 2951 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

admin

  • Guest
Kush te tradhetoi Doktorr?
« Reply #1 on: April 25, 2008, 08:24:43 PM »
Kuvendi kalon pa kurrfarë problemi ndryshimet kushtetuese. Por, shumica e Berishës numëron 9 vota më pak

Dy forcat e mëdha politike në vend treguan sërish dje, se janë të vendosura të bashkëpunojnë për reformat e mëdha që i hapin rrugë integrimit euroatlantik të vendit. Por, hidhërimi e mbërtheu në fund Partinë Demokratike dhe shumicën qeverisëse të kryeministrit Sali Berisha, të cilit i firuan 9 deputetë nga votimi i përgjithshëm. “Tradhëtia” e bashkëpunëtorëve të hershëm të tij dëshmon gjithashtu se autoriteti i Berishës është lëkundur.

Kalimi i ndryshimeve kushtetuese me mbështetjen e plotë të opozitës, bindi PD-në edhe njëherë tjetër se nuk mund të qeverisë dhe as të ecë e vetme. Madje, edhe vetë Berishës i tregoi qartësisht se nuk kontrollon dot njerëzit e tij. Me shumicë dërmuese votash, PS-ja dhe PD-ja shprehën qëndrimin e palëkundur, përfshi edhe mbështetjen që morën nga pjesa më e madhe e votave të aleatëve të tyre. Kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj, theksoi në seancë, se votat e partisë më të madhe opozitare do të shkonin në unision “pro” ndarjes së vendit tonë nga sistemi problematik i Dushkut. Ajo shtoi se sistemi i ri nuk lejonte më deformimin e votës, bënte një shpërndarje më të drejtë të votave dhe rriste përfaqësimin e gruas në Kuvend. Qëndrimi unik i socialistëve u paralajmërua që mesditën e djeshme pas mbledhjes së grupit. Paketa në tërësi mori plot 115 vota pro, 17 kundër dhe 3 abstenime. Vullneti i shprehur tregon një konsensus të gjerë, duke marrë parasysh faktin se numri i kërkuar i votave për kryerjen e ndryshimeve kushtetuese është 94. Po ashtu, vetëm 13 vota kundër, kryesisht të deputetëve të LSI-së e të përjashtuarit nga PS-ja, mori sistemi zgjedhor proporcional rajonal dhe plot 118 “pro”. I vetmi nen në paketën e ndryshimeve (5) që mori më pak vota, ishte ai për zgjedhjen e presidentit me 50 për qind plus 1, në raundin e katërt dhe të pestë të votimit, pas 3 votimeve të para, kur duhen të paktën 84 vota. Ai ishte neni i vetëm që mori 105 vota “pro”, pra vetëm 11 vota më shumë se minimumi i mundshëm.

Berisha i bind

Ndryshe nga entuziazmi fillestar, firmëtarët për zgjedhjen e presidentit nga populli u tërhoqën dje nga vullneti i shprehur në kartë. Por, ata shënuan një plasaraitje të rëndësishme politike të shumicës, kontrollin e së cilës Berisha po e humb jo në pak raste, kujto ligjin e gjobave, çështjen e pronave, apo të legalizimeve. Po ashtu këto vlejnë edhe një pjesë të aleatëve që kishin deklaruar votën “kundër”, pavarësisht se ndryshuan mendim dhe nga “kundër” votuan “pro” amendamenteve. Që pas tryezës së zhvilluar me kryeministrin, që filloi rreth orës 17.30, ashtu sikundër në rastin e votimit të presidentit Topi, filluan të flisnin zërat e deputetëve për siguri në kalimin e mendimeve, qoftë edhe atë më të vështirin, për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Siç thanë edhe vetë pjesa më e madhe e përfaqësuesve të partive, “gjithçka u zgjidh” dhe “do t’i bindeshin “Doktorit”. Këto deklarata u pasuan edhe me takime të zhvilluara jashtë sallës, por brenda ambienteve të Kuvendit. Gjatë gjithë seancës, veçanërisht kohës së mbajtjes së fjalimeve, grupe deputetësh shpërnguleshin, ashtu sikundër edhe ministrat aleatë. Por edhe “rebelët” brenda PD-së rezultuan të fironin vetëm me Bujar Leskajn, Dashnor Sulën, ndërsa abstenoi Besnik Mustafaj.

Kundërshtarët

Nikollë Lesi ka qenë më i ashpëri dje ndaj kryeministrit, ndonëse paralajmëroi se “është hera e fundit” që votonte “pro” mazhorancës, nëse kryeministri vazhdon t’u nënshtrohet presioneve të aleatëve. “Mos bini pre e presioneve të ministrave të Gërdecit! kush nuk do nga aleatët, le të dalë nga qeveria. Je në rrugë të gabuar. Po bie mbi presionin e ministrave mafiozë. Po të shpojnë anijen e NATO-s e po ikën me anije të tjera”, - iu drejtuar kryetari i LDK-së kryeministrit Berisha, ndërsa paralajmëroi ashtu siç bëri më vonë, votën kundër zgjedhjes së presidentit me shumicë të thjeshtë. Ilir Meta i LSI-së, që nuk mori pjesë në votim, theksoi se ndryshimet kushtetuese janë në funksion të forcimit të pozitës së kryeministrit, në kurriz të gjithë Të institucioneve. Në krahun tjetër, ai theksoi se do ta pranonte sistemin proporcional me një korrektim kombëtar apo ndarjes së zonave në bazë të numrit të votuesve. Ndryshimet kushtetuese, përjashto ato për reformën zgjedhore, u kundërshtuan edhe nga PSD-ja, që i konsideroi në favor të Berishës dhe të nxituara. Edhe Spartak Ngjela U kërkoi partive të mëdha dhe kryeparlamentares Jozefina Topalli që të mos hiqte nga votimi propozimin për zgjedhjen e presidentit nga populli, ndërsa i kujtoi se në Turqi, Gjykata Kushtetuese po heton pikërisht lidhur me ndryshimet kushtetuese, prandaj duhet të bëjnë kujdes. Sigurisht që kundër u shpreh i vetëm, pa Piro Lutajn, Neritan Ceka i PAD-së dhe Paskal Milo i PDS-së.