Author Topic: Kuriozitetet me te fundit:  (Read 3700 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline Atention

  • Super Anetar
  • *****
  • Posts: 976
  • Postimet: +27/-4
Kuriozitetet me te fundit:
« Reply #1 on: November 16, 2011, 09:08:49 PM »
Suplement

Rusia mund të fitojë garën e planetit të kuq

Shtetet e Bashkuara të Amerikës fituan garën hapësinore ndaj Bashkimit Sovjetik kur Neil Armstrong eci i pari në sipërfaqen e Hënës në vitin 1969, por tani Rusia mund të hakmerret duke dërguar njerëzit më larg se kurrë, në Mars.
Në fakt, gjashtë burra të mbyllur për një vit e gjysmë në një tub çeliku, i cili simulonte të gjitha kushtet e udhëtimit dhe zbarkimit në planetin e kuq, "mbërritën" me sukses në planet dhe u kthyen në Tokë, ndërsa kapsula e tyre e izoluar u hap në qendrën hapësinore të ndodhur në afërsi të Moskës.
Misioni synonte të zbulonte mënyrën se si do të reagonte trupi dhe mendja njerëzore ndaj misionit të vështirë dhe rrugës së gjatë deri në mbërritjen në Mars. Besohet se brenda pak kohësh, Rusia mund të jetë në gjendje të dërgojë njeriun e parë në të parin planet ndonjëherë në historinë e njerëzimit.
Përveç kushteve të udhëtimit, që do të kërkojë gjashtë muaj kohë për të shkuar dhe po aq për t'u kthyer në Tokë, tre prej astronautëve simuluan edhe kushtet e zbarkimit në sipërfaqen e Marsit.
Gjashtë astronautët, midis të cilëve mund të përzgjidhen dhe të parët që do të shkelin në sipërfaqen e planetit të kuq janë tre rusë, Alexey Sitev, Alexandr Smoleevskiy, Sukhrob Kamelov, një francez, Romain Charles, një italian, Diego Urbina dhe një kinez, Wang Yue...

Një robot për të operuar sytë

Thijs Meenink është shkencëtar nga Universiteti teknologjik i Eindhoven-it, i cili ka prezantuar robotin e ri për përdorim mjekësor, më konkretisht për operime të syve.
Me robotin e ri të mençur, operacionet e syrit tani do të jenë krejt më ndryshe. Siç pohojnë hulumtuesit nga universiteti dhe Meenink, i cili në të bazon doktoraturën e tij të ardhshme, ky robot do të ndryshojë oftalmologjinë dhe do të zvogëlojë gabimet e mjekëve njerëzorë, nëse nuk do të arrijë t'i zhdukë tërësisht.
Të paktë janë mjekët, të cilët mund të operojnë gjatë sytë, posaçërisht me kalimin e viteve kur nuk janë më aq preçizë si në rini. Roboti i ri është tmerrësisht i mençur dhe i shpejtë, posaçërisht në ndërrimin e veglave të përdorura, ndërsa përparësia më e madhe është që ofron eliminimin e dridhjeve në duart e mjekëve, që do të thotë se as pas kafesë dopio, sytë e pacientëve nuk do të mund të bëhen preçizë. Që kjo të mos ndodhë përkujdeset edhe sistem i posaçëm "master & slave", i cili gjatë kontrollit përmes dy joystickëve, kujdeset që therjet e pandërprera me "gjilpëra" speciale të godasin gjithmonë në të njëjtën pikë. Roboti është tejet preçiz kështu që secilin centimetër që kalon dora e kirurgut i përgjigjet një milimetri në syrin e pacientit.
Edhe pse nuk është në shitje sistemi robotik "master" dhe "slave" tashmë është i përdorshëm, por Meenink mendon ta optimizojë akoma në një të ardhme të afërt...

 
Një robot kundër katastrofave natyrore

Asimo, roboti i famshëm i kompanisë "Honda" vazhdon të rritet. Shkencëtarët japonezë kanë revizionuar automën humanoide. Tani është në gjendje të kërcejë mbi një këmbë, të qëndrojë në ekuilibër e të "logjikojë".
Roboti shpejt do të mund të përdoret në zonat e goditura nga katastrofat. Asimo i quajtur kështu për nder të shkrimtarit të fantashkencës Isaac Asimov, është i gjatë sa një fëmijë (130 cm) dhe tashmë është përmirësuar, për të qenë më i ngjashëm me një njeri.
Nga "Honda Labs" bëjnë të ditur se, roboti peshon 6 kilogram më pak se versioni i fundit, mund të ecë me një shpejtësi deri në 9 km në orë, edhe së prapthi dhe në sipërfaqe jo të barabartë. Përveç kësaj njeh zërat e të paktën tre personave që flasin njëzëri, falë analizës së zërit dhe njohjes së fytyrës. Me anë të gishtave mund të kuptohet në gjuhën e shenjave ose të hapë një shishe dhe të hedhë përmbajtjen në një gotë.
Asimo arrin të marrë vendime autonome në varësi të ambientit përreth, pra është shembulli i parë i kontrollit autonom të sjelljes. "Asimo përdor një inteligjencë artificiale me anë të së cilës është në gjendje të lëvizë vetëm, pa pasur nevojë që dikush t'i japë urdhrin në distancë", ka shpjeguar Presidenti i "Honda"-s, Takanobu Ito...


Jetëgjatësia jonë përcaktohet që në lindje

I gjithë kodi gjenetik i një gruaje që jetoi deri 115 vjeç u zbulua nga shkencëtarët gjatë një seminari në Kanada, të cilët arritën në përfundimin se jetëgjatësia fshihet shpesh në genet tona.
Gruaja holandeze, e cila ishte më e moshuara në botë në kohën e vdekjes së saj, nuk kishte asnjë shenjë skleroze dhe një testim provoi se ajo zotëronte një mendje në kapacitetin e një 60-vjeçareje.
Pas dhjetë vitesh studimi të detajuar, shkencëtarët arritën të zbulonin hartën e plotë gjenetike të gruas dhe vërtetuan se brenda trupit të saj, kishte disa gjene që e mbrojtën nga prekja prej sklerozës dhe sëmundjeve të tjera tipike për të moshuarit.
Përpara se të vdiste në mënyrë paqësore, gruaja që jetoi më shumë se një shekull të plotë i dhuroi trupin e saj shkencës, duke lejuar mjekët që të studionin trurin, organet e tjera dhe të gjithë kodin e saj gjenetik.
Doktoresha Henne Holstege, e Departamentit të Gjenetikës Klinike në një qendër mjekësore në Amsterdam, tha se gruaja kishte disa ndryshime të rralla gjenetike në ADN e saj, ndryshime që e bënin të pamundur që ajo të prekej nga çdo lloj parkinsoni, alzajmeri, skleroza dhe shumë sëmundje të tjera.
Përveçse të jetosh gjatë përcaktohet që në gjenet tona në momentin e lindjes, ndonjëherë duhet dhe fati për të jetuar kaq gjatë. Në fakt, e ndjera lindi si shtatanike, i mbijetoi dy Lufrave Botërore, disa bombardimeve dhe përmbytjeve...