Author Topic: 7 miljard njerez banor te planetit Tok  (Read 2827 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline Atention

  • Super Anetar
  • *****
  • Posts: 976
  • Postimet: +27/-4
7 miljard njerez banor te planetit Tok
« Reply #1 on: October 29, 2011, 04:47:14 PM »
Popullsia e botës, të hënën zyrtarisht 7 miliardë

 Sipas përllogaritjes së bërë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, ditën e fundit e tetorit, popullsia e botës do të arrijë zyrtarisht shifrën 7 miliardë.

Në 12 tetorin e vitit 1999, sekretari i përgjithshëm i OKB, Kofi Anan, përzgjodhi Adnan Mevic, i lindur në Sarajevë, si banorin e gjashtëmiliardtë të botës. Kjo u cilësua atëherë si një gjest me vlerë simbolike e politike për Bosnjen e sapodalë nga lufta.

Pavarësisht se sivjet nuk është saktësuar ende vendi që do të rrumbullakosë shifrën e banorëve të planetit, disa vende janë vënë në radhë për këtë privilegj.

India duket të jetë më e motivuara, pasi në periudhën 2005-2010, një nga çdo 5 fëmijë të ardhur në jetë ka lindur atje. Me këtë ritëm parashikohet se India shumë shpejt do të kalojë edhe Kinën.

Para disa kohësh, OKB parashikonte se rritja e popullsisë do të stabilizohej dhe popullsia e botës do të arrinte 9 miliardë në vitin 2050. Por tashmë parashikimet kanë ndryshuar: do të jemi 10 miliardë në fund të këtij shekulli.