Author Topic: Trainier i ri per kombetren.  (Read 2698 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline Atention

  • Super Anetar
  • *****
  • Posts: 976
  • Postimet: +27/-4
Trainier i ri per kombetren.
« Reply #1 on: September 08, 2011, 11:29:22 PM »
Rudi Vata kërkon postin e Josip Kuzhesë. Në një intervistë për televizionin “Ora News”, ish-kapiteni i Kombëtares ka analizuar me detaje punën e teknikut aktual.Duke theksuar se, nëse ai merr drejtimin e kuqezinjve, mund ta kualifikojë në një Botëror ose Europian.
Cili është mendimi juaj për ndeshjen me Luksemburgun?
Ishte një nga ndeshjet më të dobëta që ka zhvilluar ndonjëherë ekipi ynë përfaqësues dhe këtu përgjegjësia është si e trajnerit, edhe e lojtarëve. Por, unë mendoj se më shumë se të rrimë e të vajtojmë për atë që na ndodhi, duhet të gjejmë forca dhe të rikthehemi në rrugën e duhur. Është e nevojshme që nga humbje të tilla të nxirren mësimet e duhura, me qëllim që të mos ndodhin më.
Është folur për një rinovim të skuadrës, sa përgjegjësi ka këtu trajneri?
Nuk di ta vendos në peshore këtë gjë, por them se Kuzhe duhet të kishte menduar që më parë për rinovimin e skuadrës. Kombëtarja ka lojtarë, të cilët i kanë dhënë shumë, por vjen një periudhë kur duhet dorëzuar stafeta dhe ata që do ikin, duhet të zëvendësohen. Por, kjo gjë nuk bëhet sa hap e mbyll sytë, ndaj duhet një lloj përgatitjeje dhe strategjie për skuadrën. Duhet të mendohej për të ardhmen, pasi skuadra ka nevojë për disa djem të rinj, që të japin atë freski, e cila i mungon momentalisht.
Zakonisht i nisim mirë kualifikimet si në Botëror, edhe në Europian, por në fund mbetemi aty ku kemi qenë. Është kjo një sëmundje apo kaq i kemi mundësitë?
Normalisht, pretendimet duhet t’i kemi dhe t’i kultivojmë. Sigurisht, nuk mundesh që nga një ditë në tjetrën të pretendosh të kualifikohesh në një eveniment kaq prestigjioz. Duhen vite e vite punë me të rinjtë dhe konsolidim i skuadrës për të pasur një rezultat të tillë. Por, pasqyrim i Kombëtares është edhe kampionati dhe ne kemi kampionatin më të dobët në Europë, ndaj si fillim duhet të mendojmë për forcimin e tij, pasi që aty dalin brezat e rinj, talentet, të cilët në një hark kohor të caktuar do të jenë baza e ekipit kombëtar. Unë gjykoj se duhet pasur një projekt, një strategji e qartë dhe më pas të pretendohet kualifikimi në një eveniment të tillë.
Mendoni që pas kësaj humbjeje Kuzhe duhet të dorëhiqet?
Kjo është diçka që i përket Kuzhesë, unë di të them se pas humbjes në Luksemburg, trajneri, ashtu sikundër edhe skuadra, ka përgjegjësi. Gjithsesi, është e pamundur të kesh sukses, nëse lojtarët nuk zbatojnë si duhet detyrat që i jep trajneri. Por ama tekniku është ai që mban peshën në rastin konkret të kritikës, ashtu sikundër lavdërohet pa masë në rastin kur fiton një ndeshje. Ky është profesioni i trajnerit dhe duhet pranuar ashtu siç është. Puna e gjithkujt matet me rezultatet, ndaj edhe në rastin konkret gjykoj se marrëdhënia me Kuzhenë kështu duhet parë. Ndaj, unë mendoj se Kuzhe tregoi edhe një herë se nuk ka asgjë më shumë sesa trajnerët shqiptarë dhe se ky projekt i nisur prej kohësh me trajnerë të huaj ka dështuar. Kombëtarja është aty ku e lanë teknikët shqiptarë, ndaj federata në rastin konkret veçse ka harxhuar më shumë parà. Kështu që them se opsionet tani duhet të bien nga trajnerët shqiptarë, pasi ka shumë të tillë që e ndiejnë peshën e Kombëtares, kanë studiuar dhe janë afirmuar jashtë Shqipërisë dhe mund të bëjnë mirë në drejtim të kësaj skuadre.
Ju do të ishit gati për të marrë drejtimin e Kombëtares?
Sigurisht. Për mua ka qenë dhe mbetet një ëndërr, por edhe detyrim pankina e Kombëtares. Kam luajtur për shumë kohë si futbollist, por nuk arritëm dot të kualifikoheshim për në një Botëror apo Europian, dhe këtë gjë dua me shpirt që ta realizoj në një mënyrë tjetër, si trajner. Normalisht, një objektiv i tillë do shumë punë, do një projekt afatgjatë dhe të detajuar më së miri e, mbi të gjitha, kërkon mbështetjen serioze të Federatës Shqiptare të Futbollit.