Author Topic: Regjistrohet zona e Liqenit Artificial, Hipoteka: Qytetarë sillni dokumentet .  (Read 3647 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline Staff

  • Administrator
  • Anetar i Vjeter
  • *****
  • Posts: 608
  • Postimet: +4/-0
  • Gender: Male
Hipoteka shqiptare ka nisur procedurën e regjistrimit të tokave në zonën përreth Liqenit Artificial në Tiranë, në pjesën lindore të saj.
Burime zyrtare në një deklaratë pohuan sot se Qeveria Shqiptare ka iniciuar Projektin e Administrimit dhe Menaxhimit të Tokës (LAMP-A2.2/TS/FR/ICB-01). Si pjesë e këtij projekti, në Shqipëri po ndërtohet Sistemi i Ri i Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme bazuar në Ligjin Nr. 7843, i datës 13. 07. 1994  “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” (i ndryshuar). Baza e këtij sistemi krijohet nëpërmjet procedurës së Regjistrimit Fillestar të  Pasurive të Paluajtshme nën drejtimin e Kryeregjistruesit të Shqipërisë.
Në vijim të ndërtimit të Sistemit të Ri të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZQRPP) njofton se ka filluar Afishimi Publik i Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme për Zonën Kadastrale Nr. 8270 të qytetit të Tiranës. Ky afishim bëhet në territorin e Zonës Kadastrale Nr. 8280, saktësisht pranë Fakultetit të Gjeologji-Miniera, Tiranë. Periudha e Afishimit Publik do të vazhdojë 45 ditë kalendarike.
Hipoteka fton të gjitha subjektet private dhe shtetërore që kanë të drejta pronësie, ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme në Zonën Kadastrale Nr. 8280, janë të ftuar të verifikojnë Regjistrimin Fillestar të pasurive të tyre.
Në këtë fazë të këtij procesi, është e rëndësishme bashkëpunimi i ngushtë i të gjithë personave, që kanë të drejtë mbi pasurinë, me ekspertët, duke verifikuar të dhënat në listat e afishuara. 
Në rast se gjatë kësaj faze konstatohen mangësi në informacionin e afishuar, atëherë pronari, si dhe personat që kanë interesa të tjera mbi pasurinë, duhet të bëjë plotësimet e nevojshme dhe t’i paraqesë vetë ato, brenda afatit të afishimit publik,  në ambientin e afishimit, pranë specialistëve të ngarkuar me këtë detyrë. te Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Tiranës.
Të gjitha pretendimet do të shqyrtohen dhe do të paraqiten në listat e afishuara brenda periudhës së Afishimit Publik.
Procesi i Regjistrimit Fillestar është FALAS për të gjithë pronarët dhe personat që kanë të drejta mbi pasuritë e paluajtshme.
Afishimi Publik i Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme mund të shihet edhe në faqen zyrtare të Internetit të ZRPP-së: zrpp.gov.al.
Afishimi do të bëhet nga data 21 shkurt deri në 6 prill 2011 pranë Fakultetit Gjeologji Miniera. Numri i kontaktit të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive, është (04) 2400621.

.