Author Topic: Vartesia e Shqiperise nga Greqia  (Read 3397 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline Atention

  • Super Anetar
  • *****
  • Posts: 976
  • Postimet: +27/-4
Vartesia e Shqiperise nga Greqia
« Reply #1 on: February 14, 2011, 12:57:08 PM »
Greqia
Nëse ka qeveri më të interesuar për ruajtjen e status-quosë në Shqipëri është ajo e Athinës. Qeveritë shqiptare e kanë shendërruar ekonominë vendase të varur nga ekonomia Helene, ndërsa Shqipëria është tregu në veri të Greqisë, nga ku vilet valuta që kthehet në Athinë. Grekët kanë zaptuar sektorët kryesorë të shërbimeve, furnizimit me lëndët djegëse, apo mallrat e konsumit të përditshëm, kompanitë greke janë shndërruar në aktore të para të ekonomisë shqiptare. 50 për qind e totalit të investimeve të huaja në Shqipëri i përkasin Greqisë.


Investimet greke e kanë ndihmuar shumë tranzicionin shqiptar, por nga ana tjetër ato kanë përfituar shumë herë më tepër nga Shqipëria dhe shqiptarët. Qindra milionë euro të konsumatorëve shqiptarë në tregun e telefonisë apo qindra milionë të tjerë të tregut bankar përfundojnë te kompanitë mëma në Athinë, duke ndihmuar në ekonominë greke, po aq sa puna dhe kursimet e 1 milionë emigrantëve shqiptarë, që aq shumë kanë dhënë për ekonominë helene në këto dy dekada. Numri i bizneseve greke në Shqipëri llogaritet në 110, Greqia është partneri i dytë tregtar i Shqipërisë, pas Italisë, ndërsa sipërmarrjet greke kanë realizuar një volum investimesh me mbi 1 miliardë euro dhe këto janë kryesisht në shërbime, apo tregun bankar.


Qeveria nuk ka shitur ekonominë, por tentoi të shesë edhe vendin. Kulmi ishte pakti detar, i cili i jepte Athinës 355 kilometër hapësirë detare në Jon, zonë shumë e pasur me naftë dhe gaz, siç po del përditë e më tepër nga raportet e fundit. Komploti antishqiptar i qeverisë Berisha nisi në gusht të 2007-ës dhe u firmos në 27 prill 2009, nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Basha dhe Greqisë, Bakojanis në prani të dy kryeministrave, Berisha dhe Karamanlis. Në 25 Shtator 2009, anëtarët e Komisionit të Ligjeve, pa praninë e opozitës e miratuan, duke shënuar një skandal të paprecedentë.


Dinjiteti i Shqipërisë u vu në vend nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese një vit më parë, por qeveria greke tashmë me shumicë të majtë, ka kërkuar një negociim tjetër, sepse rezervat e hidrokarbureve po presin shfrytëzimin dhe qeveria shqiptare ka shprehur vendosmërinë për t'i çuar deri në fund planet për ndarjen e detit dhe të shelfit kontinental me Greqinë.