Author Topic: Interneti dhe Kompjuteri  (Read 7614 times)

0 Members and 2 Guests are viewing this topic.

Offline Staff

  • Administrator
  • Anetar i Vjeter
  • *****
  • Posts: 608
  • Postimet: +4/-0
  • Gender: Male
Interneti dhe Kompjuteri
« Reply #1 on: October 17, 2010, 10:45:13 AM »
Fillimet e internetit i perkasin viteve 60 si perpjekje e ushtrise amerikane te lidhte me Rrjet, Networks bazat e saj neper Amerike. Me pas filluan universitet me njera-tjetren dhe me vone universitet sherbyen si ISP per studentet dhe profesorat, kjo me qellim te behej nje shkembim sa me i madh informacioni. Rreth viteve 70 filloi dhe komercializimi i internetit por mund te dergohej vetem posta elektronike dhe ishte shume e shtrenjte. Ndersa nga vitet 90 pati Boomin e vete me komercializimin e plote, firma te nisura fillimisht me dy vete dhe me kapital pre 500000$ pushtuan bursat e botes dhe punesuan me mijera vete. P.sh. Yahoo filloi ne 90 nga dy vete (japonez) me kapital fillestar prej 1000000$ dhe tani vlefta e saj eshte mbi 300000000$ ne burse.

F illimet e internetit i perkasin viteve 60 si perpjekje e ushtrise amerikane te lidhte me Rrjet /Networks bazat e saj neper Amerike. Me pas filluan universitet me njera-tjetren dhe me vone universitet sherbyen si ISP per studentet dhe profesorat, kjo me qellim te behej nje shkembim sa me i madh informacioni. Rreth viteve 70 filloi dhe komercializimi i internetit por mund te dergohej vetem posta elektronike dhe ishte shume e shtrenjte. Ndersa nga vitet 90 pati Boomin e vete me komercializimin e plote, firma te nisura fillimisht me dy vete dhe me kapital pre 500000$ pushtuan bursat e botes dhe punesuan me mijera vete. P.sh. Yahoo filloi ne 90 nga dy vete (japonez) me kapital fillestar prej 1000000$ dhe tani vlefta e saj është mbi 300000000$ ne burse.

Rruga e krijimit të internetit

Rrjeti ARPA
Zanafilla e idesë për ndërtimin e rrjetit, që për ne është i njohur me emrin "internet" rrjedhë nga koha e luftës së ftoftë në vitet ´60-ta. Si iniciatorë të një rrjeti të tillë janë qarqet ushtarake te ShBA-ve të cilët nga disa prezantues në internet sot, kritikohen për mbajtjen sekrete të internetit.

Që në fillim të viteve ´60-të, ushtarakët amerikan mendonin se si ti mbronin informatat e mbledhura edhe në raste të ndonjë sulmi atomikë nga kundërshtarët. Si zgjedhje më e mirë e këtij problemi shikohej një rrjetë elektronike. Në këtë rrjetë duhej që të njëjtat të dhëna të regjistroheshin dhe të shpërndaheshin ndër kompiuterë që gjendeshin në largësi. Në rast ndryshimi apo futjeve të reja të të dhënave, duhej që ndryshimet të bëheshin në të gjithë kompiuterët e lidhur në atë rrjetë. Secili nga kompiuterët e lidhur duhej të komunikonte në disa lidhje me kompjuterët tjerë. Vetëm në këtë mënyrë ishte i mundëshëm vazhdimësia e komunikimit në rast të shkatërrimit të ndonjërit nga kompiuterëve ose këputjes së ndonjë lidhje. Sidoqoftë në vitin 1964 Forcat Ajrore të ShBA-ve angazhojnë firmën RAND Corporation për ndërtimin e projektit të quajtur "Rrjeti i decentralizum".

Kjo firmë nuk u angazhua për atë që ne sot e njoh paraardhës i internetit. Për shkak të shumë vështersive ky projekt nuk u realizua, vete ideja për një "rrjetë të decentralizuar" ku bartja e të dhënave bëhet në formë paketash mbeti në kokat zhvilluese.

Qendra shkencore Advance Research Projects Agency (ARPA), që nga viti 1958 shërbente për zhvillimin shkencorë për ushtrin amerikane, vendosi që më 1966 të ndërlidhë rrjetin me llogaritësin ARPA. Me këtë rast ideja për "rrjetin e decentralizuar" u zhvillua edhe më tej dhe mori një formë paksa më të kuptueshme. Në vitin 1969 në rrjetin ARPA-Net ishin të lidhur katër llogaritës. Tre vite më vonë në ARPA-Net ishin të lidhur 40-të llogaritës. Duhet theksuar se edhe në këtë kohë ARPA-Net ishte një rrjetë i mbyllur. Nga ky rrjetë i mbyllur ARPA-Net do të ndërtohej më vonë rrjeti i internetit.

Te arriturat shkencore
Ideja për lidhjen e llogaritësve në një rrjetë, ishte interesante jo vetëm për qarqet ushtarake por edhe për ato shkencore. Në të vërtet për shkencëtarët nuk ishte shumë interesante mundësia e sinkronizimit të të dhënave ndër kompiuter, porse vetë bartja dhe shkarkimi i të dhënave nga një kompiuter në tjetrin. Pasi që ARPA-Net kishte një aftësi për t´u hapur nuk ishte problem për të zgjeruar edhe në fushat tjera. Më ndihmën e këtij rrjeti shkencëtarëve, që në vitet e `70 ju epej mundësia e shkarkimit të informatat nga institutet e lidhura në ARPA-Net .

Numri i llogaritësve të lidhur në këtë rrjetë rritej dita-ditës, llogaritësit e lidhur kishin sisteme të ndryshme operative. Llogaritës të fabrikantëve të ndryshme, unix e më vonë edhe kompiuterët personale filluan të lidhen në këtë rrjetë. Disa nga këta llogaritës kishin lidhje të drejtpërdrejtë ndërsa të tjerët lidheshin me ndihmën e telefonit dhe të modemit.

Me këtë paraqitet nevoja e një protokollimi të ri të bartjes së të dhënave. Ky protokoll duhej të mos jetë i bazuar në sistemin operativ të kompiuterve të lidhur dhe shpejtësinë e bartjes së informatave. Si rezultat i kësaj nevoje lindi protokolli TCP/IP, më këtë u bë edhe i mundëshem bartja e informatave në rrjetin ARPA-Net në mënyrë të standardizuar për të gjithë llogaritësit e lidhur në këtë rrjetë.

Merita shkencore në ARPA-Net kanë edhe studentët, të cilët e zbuluan këtë rrjetë në mënyrën e vet. Dëshirë e tyre ishte një tablo informative ku bëhet këmbimi i informatave në mes tyre. Si rezultat i kësaj pune krijohet i ashtuquajturi "Usenet " (rrjeti i përdoruesve). Me këtë u vendosë edhe një gurë në ndërtimin e internetit.

Rrjeti i rrjeteve
Nevoja e dallimi të botës shkencore dhe asaj ushtarake të lidhur në ARPA-Net, për shkak të sekreteve ushtarake solli që në fillim të viteve `80 nga ARPA-Net të ndahet rrjeti ushtarak Mil-Net, ndërsa ARPA-Net mbete në duar të shkencëtarëve. Në pjesën civile të këtij rrjeti në vitet ´80, bëhet katapultimi i numrit të kompiuterve të lidhur në të. Shkaktar i rritjes së numrit të lidhjeve, merret organizata amerikan National Science Foundation (NSF). Kjo organizatë arriti që të gjithë llogaritësit e qendrave të rëndësishme shkencore në ShBA të i lidhë në këtë rrjetë. Kështu me këtë lidhje u bë e mundshme që nga rrjete të vogla të kyçen në rrjetin e madh dhe nga ai në ndonjë rrjetë apo kompiuteri tjetër. Me këtë edhe u krijua "rrjeti i rrjeteve" për të cilin për një kohë të shkurtër merr dheun fjala "internet" . Me këtë edhe fjala ARPA-Net u largua nga kokat e njerëzve rreth viteve ´80.

Në të njëjtën kohë në Evropë ndiqeshin zhvillimet në këtë drejtim. Mirëpo ato ishin të bazuara në Normat ISO. Pasi që modeli amerikan TCP/IP nuk ishte normë e ISO-së ata edhe nuk e pranonin atë. Në vitin 1986 themelohet organizata RARE (Réseaux Associés pour la Recherche Européenne) me qëllim të koordinimit të iniciativave për krijimin e një sistemit të lidhjeve të kompiuterve në nivelin Evropian. RARE lancoi projektin evropian COSINE (Cooperation for an Open Systems Interconnection Networking in Europe ) per kete qellim.

Inciativa evropiane ju përkulë suksesit të TCP/IP-së në Amerikë dhe më në fund vendosen për të krijuar një rrjetë multi-protokollar që ndër të tjera e pranonte protokollin TCP/IP. Ky sistem i lidhjes u emërtua EuropaNet dhe në të u lidhen qendra të ndryshme shkencore të Evropës.

Tani më ekziston lidhja transatlantike e Evropës në Backbone të ShBA-së. Koordinimi i komunikimit në internet për zonën Evropiane ju besua organizatës RIPE (Réseaux IP Européens). Edhe në Evropë ekziston sistemi lidhja e rrjetit me nënrrjetet dhe quhet Ebone (Europëischer Internet-Backbone). Firmë e cila për shkak të bankrotit u desh të mbyllet në vitin 2002. Në kontinentet tjera ka iniciativa dhe zhvillime të ngjashme me ato të Evropës.

Sot kur ne themi "Internet " atëherë nënkuptojmë jo vetëm thjeshtë një rrjetë por sistemin :lidhjen e rrjeteve të ndryshme të vogla, organizatave, institucioneve etj të lidhura në Backbone.

Te gjithe e keni degjuar fjalen URL dhe WWW. Por cdo te thote kjo fjale URL Uniform Resource Locators qe sështë asgje pervetem se adresa e nje faqe ne internet qe permban informacionin e shkembyer standart te shprehur me Http:// (HyperText Transfer Protocol) qe ju shkruani ne cdo adrese qe doni te shihni ne Internet. Hypertext do te thote nje tekst i rregjistruar ne nje forme elektronike me lidhje referative ndermjet faqeve. Kuptoheni Internetin si nje qytet te madh qe ka shume banesa, ca pallate, rruge, trafik, shtepi te bukura dhe te shpifura, reklama neper rruge dhe matrapaz qe duan te te tundojn te vesh ne faqet e tyre dhe te shesin dicka, ka shtepi kurvash dhe reklama te felliqura, ka edhe xhami dhe kisha, teqe dhe sinagoga, tempuj budistesh dhe orgjish. Imagjinoni Tiranen me plehra, ndyresira dhe njerez te felliqur qe mezi presin te shkruajn llafe te poshtra neper dhomat e bisedave (chatrooms), rruge me gropa (me keto ne Internet kuptohen lidhjet e cala te disa ISP-ve).Pra shkurt ka cdo gje te mire edhe te keqe por e rendesishme është te dish adresen njesoj sic duhet te dish adresen e shtepis qe te vesh. Pa adrese nuk vete gjekundi. Ndersa me te pyetur shkon ne Stamboll thote populli dhe me te pyetur ne Internet (d.m.th me search/kerkim) shkon edhe ne Hene pasi Stambolli ne Internet nuk është vetem se nje klikim ne www.instabul.com.tr larg.

Cfare është WWW (World Wide Web) Eshte bota jone virtuale, Rrjeti i Pergjithshem Boteror. Imagjinoni nje rrjet merimange gjikande qe vazhdon te thuret edhe ne momentet qe ti po lexon kete. Merimanga e ka trupin ne ShBA dhe kembet e saj gjithandej neper bote.

Mund te keni ndegjuar edhe per FTP (File Transfer Protocol) standarti i percimit te skedarve qe programi skedar-percues duhet te mbështës kur dergon skedar ne nje server interneti.

ISP - (Internet Service Provider) është serveri qe mban faqet dhe na ben te mundur lidhjen me internetin nga shtepia.Serveri është nje komjuter qe te ben ty te mundur lidhjen me internetin. Pra vetem nje mbështëtes qe vete është i lidhur me nje server tjeter dhe ai tjetri vete me nje tjeter.

Hosteri - (pritesi) ai server qe mban faqen tende ne internet dhe qe ben te mundur qe edhe te tjeret ta shohin. Kuptoheni si nje dyqan me qira qe duhet te paguani qiramarresin.

XHTML - (extended HyperText Markup Language) dhe XML (eXtensible Markup Language) jane standarte te reja per krijimin e faqeve, por versione te reja te HTMLIntranet - është nje rrjet privat kompjuterash me hyrje te kufizuar vetem per nje organizat por qe perdor te njejtat rruge dhe forma pune qe ka edhe Interneti. Mbrapashtesa .com ne adrese do te thote commercial dhe është per faqet me qellime dhe permbatje tregtare, org. do te thote organization, .edu do te thote education dhe është pra per universitet dhe shkollat.

Protokolli TCP/IP
Për bartjen e të dhënave digjitale në çdo rrjeti të ndërtuar së paku nga dy kompjuter dhe një lidhje transmetuese e informatave nevojitet protokollimi i të dhënave. Nëse ky protokollim standardizohet për disa rrjete, atëherë kemi të bëjmë me një sistem të rrjeteve që quhet internet. Sot, c´do transportim (bartje apo shkarkim) i të dhënave nga fletat elektronike, E-Mail, FTP-së ose transportimet nga ndonjë Telenet i largët, zbërthehen në të ashtuquajtura "paketa" dhe protokollohet me protokollin TCP (Transmission Control Protocol) (Protokolli i transmetimeve të kontrolluara). Në këtë protokoll futen të dhënat mbi paketë dhe të dhënat e adresuesit IP (Internet Protocol)(Protokolli i internetit).

Gjatë kërkimit të ndonjë flete elektronike në internet apo postes elektronike E-Mail, ju dërgoni të dhëna në rrjetë. Këto të dhëna zbërthehen në paketa. Paketat në vete kanë të dhënat për adresën se ku duhet të mbërrijnë dhe numrin e radhës në të dhënën e dërguar në rrjetë.

Për arritjen në adresën e saktë, të paketës dhe në radhën e duhur brenda të të dhënës së dërgua në rrjetë, përkujdeset protokolli TPC. TCP-ja përkujdeset që paketat të transportohen në adresë të saktë dhe sipas radhës së duhur. Pasi që të kenë mbërri të gjitha paketat në adresën e dëshiruar mbyllet procesi i transmetimit (bartjes ose shkarkimit).

Sikurse telefonat që në rrjetin telefonikë lajmërohen me një numër të paracaktuar nga qendra, po ashtu edhe çdo llogaritës që kyçet në internet ka një numër të quajtur Adresa IP. Llogaritësit të lidhur në rrjetë quhen Host ose Llogaritës Host. Kështu, kur ju kyçeni me kompjuterin personal në rrjetë, qendra e juaj, ju lajmon aty me një Adresë IP. Keto qendra në terminologjinë e përdorur sot i quajnë Provider. Qendra ka llogaritës Host, në të cilin lajmërohet kompjuteri juaj dhe nga aty merre një Adresë IP statike me të cilën lajmëroheni në llogaritës tjerë. Disa qendra të mëdha kanë funksionet shërbyese që ju mundësojnë klientëve të tyre një lajmërim (Adresën IP) dinamikë. Me këtë shërbim ju mundësohet prezantimi i ndryshëm i Adresës IP të kompjuterit tuaj në rrjetet tjera. Mirëpo lajmërimi juaj në qendër është i njëjti edhe pasi të jeni ri lajmëruar në qendër, porse për rrjetet dhe llogaritësit tjerë në rrjetë, qendra do të prezantojë një Adresë IP tjetër nga ajo para. Për një gjë të tillë klientit i nevojite një program (software) që pranon protokollin TCP/IP. Në sistemin operativ MS Windows p.sh. është nënë regjistrin e Windows dokumenti winsock.dll.

Database
Database i Filmit Shqiptar (AMDB) është një database në internet i informacionit për aktorët, filmat, filmat televizivë, dokumentarët, dhe filmat vizatimorë. AMDB është pronë e Logoreci.com. Ky database është krijuar sipas idesë së Pjerin Logorecit dhe realizuar nga një grup i drejtuar nga Niki Logoreci. Ky është i pari database në internet për filmin shqiptar.Në këtë database ju mund të kërkoni: Filmat,(filmat artistike e filmat televizivë, dokumentarët, dhe filmat vizatimorë) dhe sigurisht aktorët dhe krijuesit e filmit. Gjithashtu ne database dhe faqet e tjera ju mund të shihni fotografi nga filmat.

Internet Movie Database (IMDb) është një bazë të dhënash (database) në internet, ku janë memorizuar detaje të hollësishme nga shumë filma, seritë, lojrat vizuale dhe videofilma nga bota, si dhe persona që kanë luajtur dhe kontribuar për prodhimin e tyre.Në arkivin e IMDb-së gjenden një pjesë e madhe e gjithë filmave të kinemasë dhe shumë filma televizivë, të cilët janë xhiruar qysh prej fillimit të kinematografisë.

Yahoo! Movies është një bazë të dhënash (database) në internet, ku janë memorizuar detaje të hollësishme të shumë filmave nga bota, shërbim ky i ofruar nga Yahoo! Inc.David Filo dhe Jerry Yang projektin e tyre filluan që në vitin 1994 kur edhe ishin kandidatë për enxhinerinë elektrike në universitzetin e Stratfordit. në atë kohv ata filluan të krijonin lista të nyjeve (linqeve) favorite. Pasi që pas një kohe këto lista u bënë të gjata ata i ndanë në kategori, pasi që edhe kategoritë u bënë të stërmbushura ata i ndanë në nënkategori dhe kështu që në atë kohë koncepti bazik i Yahoo! Inc. kishte lindur.Emri Yahoo! është shkrutesë nga "Yet Another Hierarchical Officious Oracle!" emëruar nga themeluesit e sajë.Yahoo! një milion "goditjet" (hits) e para në një ditë i arriti që në vitin 1994 kur dhe kishte filluar të stërmbushej me materiale.Projektuesit e kategorive dhe të projektit në vitin 1995 duke parë trafikun e madhë në faqen e tyre e dinin se kishte potecial biznesi kështu që themeluan korporatën Yahoo! me kapital fillestarë 2 milion dollarë.

Google
Internet koroprata Google.com u themelua në vitin 1998 nga Larry Page dhe Sergey Brin të cilët zhvilluan pjesën programore të motorit të tanishëm të kërkimit Google.Pas suksesit të madhë të arritur me motorin e kërkimit kjo korporatë bëri globalizimin gjuhësorë të programit të vetë si dhe filloi ofrimin e shum shërbimeve tjera në brendi të aktivitetit kryesorë, dmth. ofrimin e mundësisë për gjetjen e shpejtë të informatave.Google Inc. (NASDAQ:GOOG) tani është korporata më e suksesëshme në internet me $1.919 miliardë të paraqitura në çerekun fundit të vitit më 31 Dhjetor 2005,me një rritje prej 86% krahasuar me çerekun e njejtë të vitit 2004. (Burimi i të dhënave: MOUNTAIN VIEW, Calif.-31 Janar, 2006 Google Inc.)

Kjo korporatë ka përdorur shume me sukses elementet e marketing miksit duke bër konkurente nga Microsoft Inc. e cila për një kohë të gjatë merrej si një monopol natyral dhe thuajse i pa thyeshëm.

Gmail është pjesë për shërbime të postës elektronike ofruar nga korporata Google Inc.Edhe pse Gmail ose Googlemail si shërbim nuk daton herët arriti shumë shpejt të bëhet i njohur ndër shfrytëzuesit. Shkaku i arritjes së një popullariteti të shpejt ishte thjeshtësia, njëkohësisht lidhja në Googlepages (shëbim për krijimin e faqes personale) e më së shumti hapësira e madhe e kutisë postale me mbi 2793 MB (regjistruar më 13 dhjetor 2006) dhe gjithnjë në rritje e sipër

Google Earth (ang. gugël ërth ~ tokë hulumtimi) është nje program i shkarkueshem falas qe ben te mundur vezhgimin ne hollesi te lemshit toksor. Eshte softuer i Google Inc. qe krijon nje imazh virtual te tokes duke perdorur fotografi satelitore, ajrore dhe te dhena te ruajtura topografike te tokes.Funksionon ne keto sisteme operuese: microsoft windows 2000, xp, linux, MAC OS X dhe FreeBSD.

Google Pages është një nga projektet e Google lab që mundëson krijimin e faqes personale. Fillimisht ky shërbim është me një html editues shum të thjeshtë dhe me një mundësi aplikimi shumë të kufizuar, edhe pse për fillestarët e fazës më të parë të ndërtimit të një faqe interneti është një lehtësim shumë i madh.Përparësia e googlepags ndaj një labori tjetër për ndërtimin e faqeve personale është lidhja direkte e edituesit të faqes me postën elektronike, pra me të njejtin regjistrim të postës elektronike (psh: emrijuaj@gmail.com) keni dhe mundësi për ndërtimin e një faqeje personale (psh: http://emrijuaj.googlepages.com), pastaj përparësi tjetër është futja e drejtëpërdrejt e nyjeve tuaja, ose faqes suaj në përgjithësi, në motorrin e kërkimit Google Search si dhe krijimi i faqes është pas asnjë reklamë.

YouTube Inc. është një korporatë amreikane themeluar nga Chad Hurley, Steve Chen dhe Jawed Karim më 14 Shkurt, 2005. Në Nëntor 2005 ata fituan kapital nga Sequoia Capital kështu që në muajin Dhjetor definitivisht u lëshua në shfrytëzim.Nga kjo kohë Chad Hurley dhe Steve Chen mbeten si antarë të parë të bordit të udhëheqjes së kësaj korporate, pra njohur si CEO - shefa ekzekutiv.Për një kohë prej një viti kjo koproratë arriti të bëhet një nga kompanitë më të mëdha në rrjetin e internetit në branshin e lansimeve mediale. Tani ( 11 Tetor, 2006) kjo media qendër peshon mbi 70 milion video dhe 1.65 miliard Dollar amerikan (ofruar dhe blerë nga Google Inc.)

Peer-to-Peer
Peer-to-Peer është një model tranferimi nga një kompjuter në një tjetër i të dhënash midis dy ose më përdoruesve të rrjetit zakonisht pa kalimin e këtyre të dhënave nëpërmjet një kompjuteri të tretë. P2P i cili ështe shkurtimi për Peer-to-Peer, ka lindur për të mbrojtur përdoruesit të cilët shperndajnë të dhëna në mënyrë të paliçensuar. Mbrojtja qendron në anonimitetin e dy përdoruesve dhe të dhënave që ato ndajnë duke qënë se asnjë institucion i tretë ose person nuk mund të ndërhyjë në lidhjen midis dy kompjuterave pa thyer ligjet e privacy-s.

File sharing është një program të Peer-to-Peer.

BitTorrent është një File Sharing-program (P2P) paisje për shperndarje te skedareve e shkruar nga programuesi Bram Cohen. Me BitTorrent, skedarët ndahen në pjesë të vogla, zakonisht një çerek megabajt. Kur pjesët të jene shperndare tek PEERS, ato mund të ribashkohen në makinen kërkuese. Çdo peer përdorë lidhjen më të mirë deri te pjesët që i mungojne duke ofrouar në të njejtën kohë ngarkim për pjeset që veq i ka shkarkuar. Kjo metodë ka treguar rezultat veçanërisht në tregëtimin e skedareve të mëdhenj sikur videot apo kodet burimore të softuerit. Në shkarkimin e zakonshëm, kërkesat e larta shpiejnë deri te "fytet e pakalueshme" për shkak të kufijve(caqeve) të serverit host. Me BitTorrent, kërkesa e lartë në fakt do të shpejtoje tejçimin pasi që më shumë farë (ang. seed) të dosjes së plote i ofrohen grupit. Cohen thotë që për skedar të popullarizuar BitTorrent mund të përkrahë përafërsisht një mijë herë më shumë shkarkime se HTTP.BitTorrent e zvogelon ngarkesen e serverit,sepse perdoruesit zakonisht e shkarkojne skedarin prej perdoruesve te tjere e jo serverit.. Per te shperndare nje skedar nepermjet BitTorrent-it, perdoruesi krijon nje skedar .torrent, skedare i vogel "tregues", i cili permbane:Emrin e skedarit, madhesine, dhe hash-in e çdo blloku në skedare (i cili ndihmon për vertetesimin e identitetit te skedarit) Adresen e serverit tracker

eMule është një File Sharing-program për këmbimin e filmave, programeve, lojrave e gjërave te ngjashme të PC. Përdoret në Evropë nga një numër i madh i këmbyesëve të programeve, filmave, muzikës, lojrave.

MSN Messenger
MSN Messenger është dialoguesi i firmës Microsoft (MSN-it) i cili u lëshua në përdorim në korrik të vitit 1999, si platformë për biseda mes personave. Messenger është sistemi për mesagjeri i atypëratyeshëm dhe për shikim-konference e Microsoftit. Klienti për MSN Messenger është shperndar me version te ri se Windowsit, ate qe ka dermuar shum popullor perfundsishte. Ai është i thirrur shpesh thjeshtsisht MSN, edhe pse e perban vetem nje pjese te rjetë MSN.Per te perdorur MSN Messenger, nuk është e nevojshem te keni nje korespondence ne Hotmail por duhet nje kont ne Microsoft Passport. Adressa e korespondences elektronike është pra identifikimi i perdoruesve ne kete sistem te Mesagjerise.

Disa programe jan krijuar qe te lejojne perdoruesve te perdorojne rejten e MSN Messenger pa e perdoruar klientin zyrtar. Ndermjet tyre, e gjejme :aMSN Alvaro\'s Messenger, ose Another MSN messenger clone. Percaktojme gjithashtu qe AMSN është disponibel nen Linux, BSD, Windows dhe Macintosh. Perkthimi nen gjuhen shqipe është i mundshem ne aMSN.
Trillian Gaim nje projekt burim farke për Windows, Unix.
Kopete për Unix
Miranda_IM
Fire për Macintosh
Adium X për Macintosh eshte gjithashtu e mundshëm qe te hyn ne lidhje ne rejte MSN Messenger nga semti i MSN Web Messenger . Ky semte nuk perdor thirrje Java dhe nuk nevojit qe klienti MSN Messenger t\'është vendosur, nga me, ai është i pajtueshëm me Internet Explorer & Mozilla Firefox.Shkarkimi i mund te behet nga fleta zyrtare dhe nga fleta te tjera elektronike qe e ndihmojne Mikrosofti. Qe nga data 6 prill 2005, MSN Messenger është i dispozuar ne versionin Ky program freskohet, nje freskim i tij është bere ne Messenger Plus! dhe me pjeset StuffPlug..

Webbrowser apo Shfletues interneti (Browser angl. për Shfleto) është program i kompjuteritpër shikimin e faqeve të Internet-it. Përkrah HTML është shfletuesit i tregojnë edhe dokumente të ndryshme si Word.Microsoft është firma më e madhe në mbarë botën për prodhimin e softuerit me qendër në Redmond, një paralagje e Seattle (Washington). Kjo ndërmarrje u krijua në vitin 1975 nga Bill Gates dhe Paul Allen. Emri Microsoft qëndron për "Microcomputer-Software" dhe u përdor për herë të parë në një letër të datës 29 nëntor 1975 nga Bill Gates drejtuar Paul Allen. Më 26 nëntor 1976 u regjistrua Microsoft si markë e mbrojtur.

Teknologji e informacionit
Është term me të cilin përfshihen të gjitha teknologjitë që përdoren për krijimin, përpunimin, ruajtjen, transmetimin, këmbimin dhe përdorimin e informacioneve në të gjitha format e saj, siç janë: shënimet e biznesit, konverzacionet gojore, fotografitë, pikturat, prezantimet video dhe format tjera, duke përfshirë edhe ato ende të pa krijuara. Kështu i definuar, ky term më së miri integron elektronikën, telekomunikacionin (telecommunications), informatikën (informatics), Internetin dhe mediumet (media), kurse mund të përdoret në njëjës dhe shumës.

Një rrjet kompjuterik është një grup kompjuterash autonomë të ndërlidhur me ndihmën e një teknologjie të caktuar. Dy kompjutera quhen të ndërlidhur nëse janë të aftë të shkëmbejnë informacion midis tyre. Lidhja mund të realizohet me anën e kabllove elektrikë, fibrave optike, mikrovalëve, rrezeve infra të kuqe apo me anën e satelitëve. Rrjetet kanë forma dhe madhësi të ndryshme.

Kompjuter quajmë një mekanizëm të automatizuar i cili transformon një njësi impulsive (quajtur informacione, të dhena në hyrje) në një tjetër ose krijon një njësi të re (quajtur e dhënë, informacion në dalje). Funksionaliteti i kompjuterit është rezultat i një kombinimi të mirfilltë efektiv në mes të elementit softverik dhe hartverik.Ka tre lloje kompjuterash: analogë, shifrorë (ose sic quhet ndryshe dixhitalë) dhe hibridë.

Bluetooth
Emri Bluetooth rrjedhë nga mbreti Danez Harald Blatand (Bluetooth= dhëmbi i kaltër) që kishte sunduar në shekullin e X.

Edhe nëpërmjet kësaj teknologjie bëhet bartja e datave në mënyrë komfore, pra pa ndonjë kabël. Iniciator standard kanë qenë Nokia dhe Ericson dhe kanë etabluar me sukses tek komponentët si Mobil telefona, Headsets, PDA-s etj.

Bluetooth i takon padyshim Wirelees familjes ku munden në të njëjtën kohë të lidhen maksimal 8 komponenta me një transferim të Datave prej 1Mbit/s në një largësi prej 10 metrave.

Komponentë të ndryshme që shfrytëzojnë Bluetooth janë si: Bluetooth-USB komponentë (si PC, Mobil Phone, Organizier, Printer). Bluetooth PC-Card, ISDN-Modem me Bluetooth, Mobil telefonat me bluetooth, bluetooth PDAs, bluetooth printer, scanner, bluetooth headset etj.

Bluetooth përdor 2,4GHz frekuencat por nuk është e njëjtë me WLAN dhe kushton më e lire se sa WLAN.

Wireless
Rrjetat Kompjuterike pa Kablo
Telefonia mobile është çdo kund rreth nesh. A na pret diç e ngashme edhe në fushën e rrjetave kompjuterike Komunikimi pa kabllo është gjithnjë e më i pranishëm edhe në këtë fushë, e trendi në rritje edhe më i theksuar. Shkaku kryesor për këtë është pranimi i standardit IEEE 802.11 për Ethernet pa kabllo (Wireless Ethernet), pranimi i të njëjtit nga një shumicë e madhe prodhuesish, si dhe zhvillimi teknologjikë sa i përket shpejtësisë dhe sigurisë së komunikimeve pa kabllo. Pasi që kemi të bëjmë me një teknologji jo mjaft të njohur, te shfrytëzuesit, në njërën anë është prezent mosbesimi, e në anën tjetër kërkesat jo reale. Me këtë tekst duam tju afrojmë botën e Wireless LAN rrjetave (WLAN) dhe të japim përgjigje në pyetjet më të shpeshta lidhur me to. Këto pyetje kanë të bëjnë me mundësin e aplikimit, mënyren e integrimit të rrjeteve pa kabllo në rrjetat ekzistuese me kabllo, për atë se nga çka varet mbulushmëria maksimale si dhe sa është i sigurt komunikimi.

Çështjet e sigurisë
Pyetja e shtruar më së shpeshti kur kemi të bëjmë me WLAN rrjetet është çështja e sigurisë së tyre. Ndoshta kjo do tju habis, mirëpo, shumë ekspert për qështje sigurie mednojne se WLAN rrjetat janë më të sigurta se rrjeta me kabllo. Për këtë ekzistojnë argumente të forta, e mos të harojmë se edhe rrjetat me kabllo kan pjesën e vet pa kabllo, emitojnë valë të intensitetit jo të vogël, sidomos UTP rrjetat e sotme. Kur kemi të bëjmë me sigurinë, dallimet kryesore në mes rrjetave LAN dhe WLAN rrjedhin nga niveli i tyre fizik. Nuk do të merremi me dobësitë e LAN rrjetavepor do të shqyrtojmë shkurtimisht disa mekanizma sigurie që disponojmë tek WLAn rrjetat, e që nuk i hasim në botën e rrjetave me kabllo. Të përmednim sërish që vet teknologjia Spread Spectrum, siç thamë më parëi, garanton shkallë të lartë sigurie. Përveq kësaj shumë Wireless paisje kan të integruar opcionin për enkriptim. IEEE 802.11, si standard ka tekniken e sigurisë të njohur si Wired Equivalent Privacy (WEP) e cila bazohet në përdorimin e qelësit dhe algoritmit RC4 për enkriptim. Shfrytëzuesit të cilët nuk e dinë qelësin nuk mund ti qasen WLAN-it. Pasi që enkriptimi shumë lehtë implementohet në WLAN, kemi si rezultat numër të madh prodhuesish të pavarur të specuializuar për WLAN Security programe. Që dikush ti qaset WLAN rrjetit duhet ti ketë disa informata si: brezin frekuencorë, kanalin dhe nënkanalin e shfrytëzuar, qelësin e sigurisë dhe fjalëkalimin për autentikim dhe autorizim të shfrytëzuesit. Duhen më shumë shënime se te rrjetat klasike me kabllo, çka i bënë WLAN rrjetat mjaft të sigurta. Është interesante të përmendim se komunikimi infra i kuq IR ofron siguri të madhe në nivelin fizik, pasi që IR valët nuk kalojnë nëpër objekte të forta, siç është murri. Kjo zvogëlon mundësinë e aplikimit por garanton që rrjeta e formuar brenda një hapësire mund të jetë e izoluar në mënyrë të përkryer nga bota e jashtme.

Informatika
Termi informatikë është bashkimi i dy fjalëve të gjuhës franceze informatique, informacion (ose të dhëna, informata) dhe automatique (automatik) dhe u përdor për herë të parë në vitin 1962 nga Philippe Dreyfus për të treguar përpunimin automatik aritmetik të informacionit. Ka shumë përkufizime të ndryshme se çfarë përfshihet brenda termit informatikë.

"Informatika është shkencë që merret me përpunimin automatik të informacioneve me kompjuter (computer), ku me përpunim nënkuptohet: pranimi i informacioneve nga pajisjet hyrëse (input devices) dhe shndërrimi i tyre në sinjale (signal); transferimi i tyre nëpër linja për komunikim brenda kompjuterit (BUS) me teknika të ndryshme; deponimi në memorie (memory); përpunimi nga pajisjet qendrore (CPU) me ndihmën e softuerit adekuat (software) dhe në fund, shndërrimi i sinjaleve në informacione të kuptueshme për shfrytëzuesin, nga pajisjet dalëse (output devices)". Informatika është shkencë:
- e analizës teorike dhe konceptimit të sistemeve informatike Informatika teorike,
- e formimit organizativ dhe teknik të sistemeve informatike - Informatika e sistemeve ose Informatika praktike dhe
- e realizimit të sistemeve informatike, sidomos e realizimit të komponentëve teknike (Hardware)- Informatika teknike

Detyra e informatikës qëndron kështu në përpunimin e të dhënave në lidhje me një problem praktik, informacionet që nevojiten për zgjidhjen ose trajtimin e vetë problemit. Mjeti themelor teknologjik në të cilin bazohet informatika është Përpunuesi Elektronik. Çdo kompjuter, nga më i fuqishmi deri tek më ekonomiku, është i përbërë nga dy elemente themelore: hardware dhe software. (hard = i forte, i rëndë; soft = i butë, i lehtë ware = përbërës). Me termin hardware (shpesh shënohet vetëm me HW) tregohet çdo paisje fizike, pjesë e kompjuterit si për shembull (kasa, ekrani, kujtesa, disku, tastiera, njësite hyrësë dhe dalëse etj.) Nga ana tjetër me termin software tregohen programet që përdoren në kompjuter (Word, Excel, Gimp, ...) dhe që nëpërmjet informacioneve të ruajtura nga hardwari, prodhojnë rezultatet e kërkuara nga përdoruesi.

Hardware
Më parë përcaktonte termi Hardware në Anglisht copa metali,me të cilat forcoheshin prodhime druri,me qëllim për të rritur cilësine (forcën, përdorimin e jetëgjatësine) e tyre. Sot përdoret Hardware [Harduer] ndër të tjera për Pajisje përbërëse në një Sistem Kompjuterik (Njehsor). Këtu hyjnë të gjithë grupet ndërtuese (Procesori,Kujtesa RAM,etj.) dhe aparatet rrethuese. Më thjeshtë në Hardware hyn çdogjë që mund të preket. Përkundrazi përcaktohen si Software Programet e te dhënat (që nuk mund të preken).

Në Hardware hyjnë:
- Mjetet dhënëse ( Shtypës [printer], Ekrani, Beamer, Zëforcuesi ...)
- Mjetet futëse ( Tastiere, Mi, Joystick...)
- Mjetet ruajtëse (Disk, Rrufe [Flash] kujtesë, pajisjet CD-ROM disk, DVD disk, Zip disk, Jaz disk ...)
- Kartat shtesë (shtuese) (Karta Pamore [grafikës], Karta e Zërit, Karta Rrjetit, TV-karta, ISDN-Karta, USB)
- Mjetet lexuese( lloje të ndryshme Scaner ose Kërkues)
- Pjesa themelore e ndërtimit të Njehsorit( kompjuterit ) siç është pllakëza amë (anglisht quhet edhe: Mother apo Main-board), Çipi, Procesori dhe Kujtesa (RAM).