Author Topic: Origjina e botes  (Read 3776 times)

0 Members and 2 Guests are viewing this topic.

Offline toni

  • Global Moderator
  • VIP
  • *****
  • Posts: 3.653
  • Postimet: +3/-1
  • Gender: Male
Origjina e botes
« Reply #1 on: February 10, 2010, 03:31:55 PM »
Çdo gjë që ekziston rreth nesh – bota që na rrethon – nga vjen e gjitha kjo? Në radhë të parë, përse është ajo aty? Sa i vjetër është Universi? Apo a është ai gjithmonë aty? A jemi ne me të vërtetë të veçantë në kohë dhe hapësirë? A do të arrimë të kuptojmë se si filloi gjithçka? Nga është bota?

    Kozmologjia po punon për të studiuar edhe cepin më të skajshëm të Universit. Për herë të parë mund t’u japim shpjegim pyetjeve rreth fillimit dhe zhvillimit të Universit me anë të vëzhgimeve reale. Me teleskopët e sotshëm, me përshpejtuesit e grimcave dhe me super kompjuterët, shkencëtarët po arrijnë, çdo herë e më tej, ta përplotësojnë imazhin se si u krijua Universi.


    Udhëtimet në kohë me anë të dritës

    Në Berkeley University të Kalifornisë astrofizikani Saul Perlmutter studion „yjet eksploduese“. Imazhet ai i merr nga teleskopi hapësinor Hubble. Astronomët i quajnë këta yje Supernova. Supernovat hyjnë në ngjarjet më të dhunshme të Universit. Ato eksplodojnë me fuqinë e trilion trilionë bombave atomike. Drita e tyre shndrit për një kohë të shkurtër më shumë se e një galaktike të tërë. Për shkak se drita e tyre mund të përllogaritet shumë saktë, Perlmutter mundet të na japë largësinë e tyre nga Toka dhe, në këtë mënyrë, mund të hedhim një vështrim nga e kaluara.

    Perlmutter:
    Të gjithë këto Supernova janë ekplozione që kanë ndodhur para një, dy, tre miliardë vitesh. Në çastin kur studiojmë një nga këto supernova, ato na tregojnë diçka rreth këtij momenti të historisë para një apo dy miliardë vitesh, ndërkohë që ne përpiqemi të qëmtojmë sa më shumë e mundur, për të zbuluar se si ka qenë Universi para dy, pesë apo dhjetë miliardë vitesh.

    Pra çdo vëzhgim drejt gjithësisë është po ashtu edhe një udhëtim në kohë, mbrapa në të kaluarën. Yjet, galaktikat, mjegullnajat spirale janë aq larg, saqë dritës i duhet shumë rrugë për të bërë deri në tokë. Një rreze drite për një vit kalon një rrugë prej 9 ½ miliardë kilometrash. Dritës së Diellit tonë i duhet vetëm 8 minuta që të mbërrijë tek ne. Por dritës së Andromedës, galaktikës më të afërt me Rrugën e Qumështit, i duhen 2 ½ milionë vite deri tek ne.

    Shkretëtira në Kili. Këtu ndodhet vegla më e madhe e njerëzimit në tokë e bërë për të vëzhguar Gjithësinë. Është Very Large Telescope, shkurt VLT.

    Ky teleskop nuk është vetëm një dylbi i fuqishëm, por gjithashtu edhe një makinë kohe. Me të shkencëtarët kanë mundësinë të depërtojnë sa më larg në Kozmos. Në thellësitë e Gjithësisë ata kërkojnë zonat ku u krijuan yjet e para nga gjella kozmike e zanafillës që më pas do të formonin formacionet komplekse dhe të mrekullueshme: galaktikat, prej të cilave është ndërtuar Universi.

    Dr. Natascha Förster Schreiber dhe ekipi saj nga Instituti Max Planck për fizikë extraterrestrale në Garching janë në kërkim të lidhjes mes yjeve të para dhe galaktikave më të hershme.

    Si qe e mundur që nga strukturat e para difuze të zhvilloheshin forma të qarta të një galaktike? Imazhet e para që morëm nga VLT-ja na shfaqin sisteme yjesh 10 miliardë vit-drite larg. Trajta të paqarta skematike. Tani shkencëtarët duhet të vendosin rreth një njolle drite. Vetëm atëherë mund t’ia drejtojnë të gjithë forcën e dritës të Teleskopit objektit të përzgjedhur. Po morën një vendim të gabuar, do me thënë Teleskopin ia drejtojnë një mjegullnaje difuze yjesh në vend një galaktike, kjo do të thotë të humbasësh kohë teleskopi shumë të çmueshme.

    Dr. Natascha Förster Schreiber:
    Në fakt, ne dimë shumë pak. Në Universin e hershëm objektet janë shumë larg, andaj dhe na shfaqen me dritë të dobët. Gjithçka shohim është një pikë e vogël. Por edhe për atë nevojiten orë të tëra vëzhgimi. Ne dimë tmerrësisht pak rreth këtyre objekteve. Njohim vetëm tiparet e përgjithshme, por asgjë rreth hollësive se si duken këto galaktika? A kanë ato formën e sheshtë si Rruga e Qumështit? Apo kanë formë elipzoide? Me gjithë progresin e bërë me Teleskopin Hubble apo VLT na kanë mbetur edhe shume pyetje të hapura që u duhet dhënë përgjigje nëpërmjet kërkimeve tona.
    Megjithatë këto vështrime të thella në historinë e Universit, në madhësinë dhe shtrirjen e tij, janë bërë të mundura vetëm para pak kohësh. Madje në vitet njëzetë të shekullit të kaluar kozmologët besonin se Universi përbëhej vetëm nga galaktika jonë, Rruga e Qumështit. Gjithësia për ta ishte e palëvizshme dhe e amshueshme. Universi ka qenë gjithmonë aty dhe i pandryshueshëm. Për këtë s’dyshonte njeri. Tek tani kozmologjia e di që ekzistojnë miliarda galaktika dhe se Universi është i pakufishëm.