Author Topic: Flamurtari fiton Superkupën mbarëkombëtare  (Read 3687 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline toni

  • Global Moderator
  • VIP
  • *****
  • Posts: 3.653
  • Postimet: +3/-1
  • Gender: Male
Flamurtari fiton Superkupën mbarëkombëtare
« Reply #1 on: October 13, 2009, 01:12:19 PM »
Flamurtari i Vlorës, fituesi i Kupës së Shqipërisë, është fituesi i Kupës Mbarëkombëtare, duke mundur 2-1 në finalen gjithëshqiptare Hysin, fituesin e Kupës së Kosovës. Golat për formacionin vlonjat të drejtuar nga Gugash Magani mbajnë firmën e kroatit Djukiç, i cili realizoi nga një gol në çdo pjesë loje: 5’ dhe 56’. Për Hysin golin e flamurit e realizoi Gashi (68’).
Superkupa mbarëkombëtare e edicionit 08-09 e u zhvillua në stadiumin “Flamurtari”. Kupën e dorëzoi presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vakri. Ish-futbollisti i njohur kosovar falënderoi në mënyrë të veçantë Federatën Shqiptare të Futbollit për realizimin e këtij kompeticioni, që sipas tij, e meritojë më i miri. Si asnjëherë tjetër në tribunën “VIP” ka munguar presidenti i klubit të Flamurtarit, Shpëtim Gjika.
Ndeshja ka filluar me një ceremoni të organizuar nga klubi Flamurtari për të mirëpritur ekipin e Hysit të Kosovës. Takimi i vlejti jo pak trajnerit të Flamurtarit, Gugash Magani: “Ekipi kishte mundësi për të realizuar më shumë gola. Megjithatë loja ishte e bukur. Duhet të them se ekipi duhet të jetë më i përqendruar në momentin e realizimit të golave dhe në të njëjtën kohë emocioni nuk duhet ti rrëmbej. Ekipi duhet të jetë më i vëmendshëm për ndeshjen e ardhshme të Superligës për të bërë më të mirën e mundshme”.

Flamurtari - Hysi 2-1
Shënues: 5’, 56’ Djukiç / 68’ Gashi

Kloze dërgon Gjermaninë në Botëror

Triumf në Moskë. Falë një goli të artë të sulmuesit Miroslav Kloze në minutën e 35-të, Gjermania fitoi 1-0 kundër Rusisë, duke prerë një biletë për në finalet e Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010”. Mediat gjermane përveç Klozes, falënderuar në mënyrë të veçantë, portierin Adler, ky i fundit me pritjet e tij në stadiumin me bar “Luzhniki” të Moskës, shpëtoi skuadrën e tij nga gola të sigurt. Gjermania (25 pikë) mori tri pikë të çmuara, që e çuan në katër pikë diferencën me Rusinë e vendit të dytë (21), kur ka mbetur edhe një takim për tu luajtur në grupin e katër kualifikues. “E kisha ndjerë që para ndeshjes, që çdo lojtar i imi e ka në gjen fitoren. Vetëkuptohet që në disa situata patë gjithashtu fat”, - tha pas ndeshjes trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv. Edhe kapiteni i Gjermanisë, Mikael Balak, u tregua i kënaqur me rezultatin e arritur nga ekipi i tij: “Ne luajtëm me nerva të forta, patëm shumë besim në veten tonë. Ne e kërkuam këtë rezultat”.