Author Topic: Zbritja e njeriut ne Hënë nje gënjeshter... !?  (Read 6046 times)

0 Members and 2 Guests are viewing this topic.

Offline adrian ibruli

  • Global Moderator
  • VIP
  • *****
  • Posts: 2.848
  • Postimet: +32/-1
Zbritja e njeriut ne Hënë nje gënjeshter... !?
« Reply #2 on: September 21, 2009, 02:00:32 PM »
Vallahi dhe une se kom besu kete, gjithmon mu ka duk genjeshter, se ska mundsi qe gjithe keto vite, mbas se ashtuquajtur zbritje ne Hene, mos te kene shkuar prap, ose mos te kene mundesi prap per te shkuar.  Kjo o rrene me bisht dhe se lu as topi.

Offline toni

  • Global Moderator
  • VIP
  • *****
  • Posts: 3.653
  • Postimet: +3/-1
  • Gender: Male
Zbritja e njeriut ne Hënë nje gënjeshter... !?
« Reply #1 on: September 21, 2009, 01:45:11 PM »
Me 20 korrikë te vitit 1969 , modeli hënor “Shqiponja” arriti ne siperfaqen e Hënes, dy astronautë amerikan Buze Aldrin dhe Neil Armstrong ishin te paret qe shkelen në Hene, ky i fundit me te mberritur thote: ,”Ky është një hap i vogël i njeriut por një kercim gjigandë i njërzimit “. !

Mirepo ka nga ata qe mendojnë se ulja e njeriut në Hënë nuk gjë tjeter veçse një gënjeshter. !

Ne oret e hershme te mengjesit me 16 Majë te vitit 1990, pas një javë shikimit dhe analizimit të filmit të njeriut në Hënë, një mendim ne mendjen e Ralph Regen ishte shndrruar ne një ankth të vertetë.
Si mund një flamur të valëvojë, “pyet veten Regen ,” kur nuk ka erë ne atmosferen e Hënes,”

Ky do te ishte fillimi i një hulumtimi hapesinorë ne menyre autodidakte nga Inxhinieri Amerikan nga New Jersey.
Ai filloi hulumtimin e uljes se Apollosë në Hënë, duke analizuar çdo filem te NASSA-s, fotot dhe raportet nga me te ndryshmet duke ardhe ne një përfundim, ”Amerika kurrë nuk ka ulur një njeri në Hënë. Kercimi gjigandë i njërezimit ishte një gënjeshtër !
Kjo sigurisht eshte nje teori komplote por duke ju dhene fund te gjitha teorive komplote. Te gjitha zbulimet e tij Rene i ka grumbulluar ne librin e tij, “Nasa mooned America”.

Historia fillon me 1961, pas arritjes së njeriut te parë në Hapësire Yuri Gagarin nga ana e rusëve duke e lënë një hap mbrapa ameriken në garen hapësinore.

Ne një takim urgjent te Kongresit, Presidenti Kennedy duke u munduar ta ruaje ftyren e tij, vendos njeriun ne Hënë. Pas fjalimit impresionues ai siguroi nje planë te pabesueshëm qe do kushtonte 40 bilionë dollarë, dhe keshtu sipas Renes  (duke u rritur dhe numri astro-fizikeve qe kane filluar te bien dakord me te ), filloi mashtrimi i madh i Hënës !
Midis viteve 1969 dhe 1972 shtate anije te Apollos u drejtuan per ne Hënë.
Gjashte nga to pretendojne ta kene bere nisjen, ndersa një tjëter Apollo-13 pësoi një fatkeqësi ku mendohet qe cisternat e oksigjenit eksploduan në gjysmë të rrugës - Apollo 13 ishte viktima e vetme.

Duke perjashtuar shkembijtë, qe shumë lehte mund të imitoheshin dhe në laborator, fotografitë dhe pamjet filmike janë dëshmite e vetme që anija kozmike ka zbritur ndonjëherë në Hënë. Dhe Rene beson se kjo është një gënjeshtër. Si fillim ai thotë se filmimi ne TV ishte i pamundur. Bota  mund te shihte dhe te dallonte astronautet vetëm si dy fantazma të veshur më të bardhë që londronin nëpër gurë dhe pluhur. Pjesa e kualitet të dobet ishte kjo, çuditerisht NASSA nuk kishte dhënë asnjë linjë drejtëpërdrejtë. Keshtu që rrjetët kishin filmuar në të vertetë,”arritjen me te madhe te njeriut”, nga një ekran ne Houston një dredhi e qëllimshme, në menyrë që askush nuk mund ta shqyrtojë ate siç duhet, deklaron Rene.

Në të kunderten fotografite ishin të mahnitshme. Por ky ishte vëtem një problem i thjeshtë, astronautet morrën mijera piktura duke e ekspozuar secilen në mënyre te përkryer dhe duke i fokusuar më vëmendje, keshtu qe asnjë nuk ishte e përbërë keq apo e paqartë, mirepo Rene shtoi kjo nuk është e gjitha !

Fituesi i çmimit si Fotografisti me i mire Britanik David Persey është i bindur se fotot janë të rreme.
Gjetjet e tij te mahntishme te fotografive i spjegoi ne keto pika:

-Hijet mund te jenë te krijuara nga burime të shumta dhe të lehta,në veçanti në vende me drite te fuqishme, por e dimë se burimi i vetem i drites ne Hënë është Dielli.
-Flamuri Amerikan dhe fjalet “United States” jane gjithmone te ndezura, madje edhe kur gjithçka përreth është nën hije.
-Nuk eshte shkrepë asnje foto nga pamjet filmike, kurse Nassa pohon qe te dyja jane qitur në të njëjten kohë.

Nese Persey ka të drejtë dhe fotografite janë rreme, atëherë ne kemi vetem fjalë të NASSA-s që njeriu ka shkelur në Hënë dhe Rene pyet pse do i bente njeri fotografi fallce te një ngjarje që ka ndodhur vertetë ?