Author Topic: Veshur apo xhveshur. Kjo eshte ceshtja.  (Read 4089 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline lidabica

  • VIP
  • ***
  • Posts: 5.428
  • Postimet: +22/-47
Veshur apo xhveshur. Kjo eshte ceshtja.
« Reply #2 on: September 16, 2009, 09:37:13 PM »
tamam,sidomos ata te Mjaft-it,mos e zgjat me ,jam dakort

petritkola

  • Guest
Veshur apo xhveshur. Kjo eshte ceshtja.
« Reply #1 on: September 16, 2009, 08:16:09 PM »
Wednesday, October 11, 2006
Si vishen shqiptaret?  ???

Ne nje diskutim rreth kesaj teme thashe se, sot ne bote mund te shikosh japoneze por edhe afrikane bionde, me floke te verdha. Natyrisht imitim.Pra, eshte nje tendence njerezore per te imituar dhe kjo ze vend sidomos ne individet pa taban, njerez te lehte, pra koke bosh. Pikerisht kjo cilesi njerezore synohet ne industrine e reklamave ku riperseritja bene qe ajo te zeje vend. Puna behet me e lehte ne kete industri sidomos kur tipat jane intesivisht ne kerkim te imitimit...

Persa i takon rinise shqiptare duhet thene se, ajo nen shembullin dhe stimulimin e politikaneve kerkon dhe imiton anet me negative te botes se qyteteruar.

Vrasje, vjedhje,grabitje, korrupsion, prostitucion ka edhe ne Amerike- thone politikanet shqiptar- per te justifikuar poshtersite e tyre. Une dua te them se, ne Amerike ka edhe denim me vdekje ka edhe burg per kongresmena qe mund te kene ngrene dreke qyl ne shkembim te favoreve... Po te shohesh njerzit ne Amerike do te shohesh qe ne pergjithesi kane veshje konservatore. Ne se del i dehur ne publik, denohesh. Sipas zonave dhe qyteteve, femijet poshte 18 vjece nuk mund te dalin nga shtepia te pa shoqeruar me te rritur pas ores 10 te darkes etj... Keto qe permenda une nuk ju interesojne politikaneve shqiptar...

Veshur apo zhveshur? Kjo eshte ceshtja. Si mund te quash veshje kur me shume se 50% e trupit eshte e zbuluar. Ne kete kategori (te zhveshjes) futen shumica e te rejave shqiptare. Ato vishen apo zhvishen tamam si prostituta. Ndoshta edhe jane te tilla. Per kete na siguroi edhe Kryeministri Yne i Nderuar ( njeri nga shkaketaret e renimit dhe degjenerimit te rinise shqiptare) kur tha me rastin e Kampionati Boteror te Futbollit qe u zhvillua ne Gjermani se, “vajzat tona ndodhen atje si prostituta per te kenaqur epshet e botes ne ate eveniment“.

Ne favor dhe me shembull personal per degjenerim-shkaterimin e rinise shqiptare jane edhe OJQ-te. Spikasin ata te “Mjaft” qe jo vetem bejne parada homoseksualizmi por edhe orgjira ne vende publike si ne klubet ne qender te Himares.

Interesant eshte puna e meshkujve. Ata pelqejne kepucet me maje. Gjatesia e majes se kepuceve ndoshta percakton poziten shoqerore. Sa me te gjata majet, aq me e larte pozita ne shoqerin shqiptare. Prej se largu kepucet e tyre duken si anije antike druri Ilire-Liburne ose Vikinge, me majen perpjet.

Bazuar ne faktet e mesiperme shpreh bindjen se, ne se Hollywood-sat,Tom Kruiz dhe Anxhelina Xholi do te dalin me legena dhe kova llamarine ne koke, te paret qe do ta imitojne ne bote do te jene te rinjte shqiptar. Kjo do te beje qe cmimi i legenave prej llamarine te veje ne stratosfere dhe ndonje dinak dhe i mencur bazauar dhe ne iniciativat e Qeverise shqiptare per te thithur investime te diaspores edhe paketa “nje euroshe”, do te investoje ne kete fushe shume fitimprurese, ndoshta nga suksesi i madh ne kete biznes do te rezultoje si “Bilioneri i Pare Shqiptar”. Ketu flitet per para te pastra, sepse po te jete per para droge dhe trafiku, kete shifer (bilionin) e kane kapur shume nga politikanet dhe qeveritaret tane.

Petrit Kola

pojofree@yahoo.com