Author Topic: Lajme te nryshme rreth kinematografis nerkombtare  (Read 4021 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Lec Neli

  • Guest
Lajme te nryshme rreth kinematografis nerkombtare
« Reply #1 on: August 14, 2009, 05:24:32 PM »
Dhjetë filmat më të polemizuar
 
11/08/2009   

Janë filma të debatueshëm, “të devijuar” nga skenat normale të filmave të zakonshëm. Në ta ka shumë dhunë, seks të shfrenuar apo vrasje. Pikërisht këto kanë bërë që të renditen ndër 10 filmat më kontroversë, sipas një klasifikimi të “Telegraph”…

Skena të tmerrshme, dhunë seksuale, vrasje, tredhje, dhunim anal, seks i shfrenuar, dhunim fizik janë disa nga skenat që i vendosin këta filma në dhjetëshin e filmave më të debatueshëm…

“A Clockwork Orange” (BM, 1971)

Një portokall me kurdisje

Adaptimi i romanit të Anthony Burgess nga regjisori Stanley Kubrick ka paraqitur tri skena të gjata të dhunimit dhe skena të dhunës së gjallë. Kubrick i ishte përgjigjur presionit të madh të medieve rreth filmit dhe kërcënimeve me vdekje ndaj familjes së tij duke e drejtuar një mallkim të imponuar ndaj filmit, që zgjati deri në vdekjen e tij.

“Last House on the Left” (1972)

Shtëpia e fundit në të majtë

Të dënuarit rrëmbejnë dy mikesha adoleshente, të cilat detyrohen të performojnë akte seksuale ndaj njëra-tjetrës, përdhunohen, ua nxjerrin zorrët dhe përfundimisht i mbytin. Gjatë xhirimit të skenave të dhunimit aktorja Sandra Peabody ishte traumatizuar aq shumë, saqë menjëherë ishte larguar nga ekipi.

“Last Tango In Paris” (1972)

Tangoja e fundit në Paris

Regjisori Bernardo Bertoluçi ishte dënuar me katër muaj burgim për filmin, më shumë i njohur për ‘skenat e buta’ sadomazohiste, në të cilin Marlon Brando e përgatit viktimën e tij të pranueshme për dhunim anal. Ishte edituar rëndë për shfaqjen në Britani, ndërsa për tridhjetë vjet është ndaluar në shtete të ndryshme, përfshirë Italinë, Portugalinë dhe Kilin.

“The Exorcist” (SHBA, 1973)

Ekzorcisti

Një vajzë e re është e pushtuar nga demonët në këtë horror, i cili nga kritikët ishte cilësuar si ‘porno religjioz’ dhe ‘filmi më i frikshëm që është bërë ndonjëherë’. Kontradiktat rreth linjës së rrëfimit u shtuan në akuza që editorët kishin përdorur shëmbëlltyra të subkoshiencës për t’u hedhur në mendjen e pavetëdijshme. Pas implementimit të “Video Recording Act” në vitin 1984 filmi ishte ndaluar të shfaqej dhe asnjë kopje e tij nuk ishte shitur në Mbretërinë e Bashkuar.

“Salo /The 120 days of Sodom” (Itali, 1975)

Salo/ 120 ditët e Sodomit

Një grup i vogël i fëmijëve rrëmbehem në Italinë fashiste dhe përdoren si vegla për kënaqjen e nazistëve, përfshirë dhunimin anal, nxjerrjen e gjuhës, gërryerjen e syve, gjymtimin gjenital, incestin dhe vrasjen.

Filmi ishte ndaluar në Australi deri në vitin 1993 dhe pastaj ishte rindaluar në vitin 1998.

Regjisori Pier Paolo Pasolini pati pak kohë t’u përgjigjej kontradiktave të filmit, sepse u vra në mënyrë brutale menjëherë pas shfaqjes së filmit.

“I spit on your grave/ Day of the Woman” (SHBA, 1978)

Kërcej në varrin tënd/ Dita e gruas

Filmi përshkruan dhunimin e gjallë të një notueseje të pafat, e cila vendos të hakmerret në viktimat e saj. Kjo e çon në varjen, tredhjen, prerjen me sëpatë dhe nxjerrjen e zorrëve të sulmuesve që kanë kryer krimin fillestar.

Filmi ishte censuruar para se të shfaqej në SHBA dhe ishte ndaluar në tërësi në shumicën e vendeve të Europës, përfshirë Irlandën dhe Gjermaninë Perëndimore. Kritiku Roger Ebert e kishte përshkruar si “çantë të ndyrë të bërllokut”.

Life of Brian (Britani, 1979)

Jeta e Brianit

Paralelet ndërmjet jetës së heroit Brian dhe jetës së Krishtit, të cilat janë bërë eksplicite nëpër tërë filmin, kulmojnë në përfundimin e njohur, ku Brian i kryqëzuar fishkëllen bashkë me bashkëvuajtësit e tij duke kënduar “Always Look On The Bright Side of Life”. Kisha dhe grupet religjioze e kanë akuzuar filmin për blasfemi dhe janë përpjekur ta ndalojnë. Kur u shfaq për herë të parë, disa këshilla të qyteteve në Britani e ndaluan filmin në shkallë vendi dhe disa ndalime vazhdojnë edhe sot. Në vitin 2009 qyteti i Wales Aberysteyth e hoqi ndalimin tridhjetëvjeçar, pasi Sue Jones-Davies, që ka luajtur rolin e Judith Iscariot në film, u bë kryebashkiak.

“Kids” (SHBA, 1995)

Fëmijët

Antiheroi 17-vjeçar i filmit “Kids”, Telly, me dashje i infekton vajzat nga grupi i tij me virusin HIV, duke insistuar në bërjen e seksit të pambrojtur me to. Marrja e drogës dhe aktet e dhunës së rastit të kryera nga ekipi i të rinjve i kishin shtangur kritikët dhe publikun.

Përshkrimi i seksit të mitur dhe përdorimit të drogës i ka shtyrë disa ta cilësojnë si shfrytëzues dhe i kanë vërë në pikëpyetje motivet e Klarkut për llogaritë e tij të sinqerta të seksualitetit të fëmijëve.

“Baise-moi” (Francë, 2000)

Më puth

Një shans për t’i takuar dy femra, Nadine dhe Manu, të cilat kanë përjetuar dhunë, i çon në nisjen në një rrugë që vërtitet rreth seksit dhe vrasjes dhe si rrjedhojë fitojnë famë të keqe kombëtare. Përfundimisht Manu njihet në një dyqan dhe qëllohet me armë nga pronari, derisa Nadine arrestohet nga polici para se të mund të kryejë një përpjekje për të vrarë veten.

Me rolet kryesore të marra nga dy ish-aktore porno, filmi ishte kritikuar në Francë, ku dhuna e pasoi një vendim për t’i dhënë certifikatën 16. Në Britani filmi ishte lëshuar me certifikatën 18 pas tetë sekondave prerje. Posteri ishte ndaluar nga “London Underground” për shkak të mundësisë për të shkaktuar ofendime ndaj folësve francezë.

“Antichrist” (Danimarkë, 2009)

Antikrishti

“Antikrisht” përshkruan reagimin e një çifti ndaj vdekjes së djalit të tyre, i cili bie nga dritarja mdërsa ata bënin seks. Ata shkojnë të qëndrojnë në një kasolle në pyll, të quajtur “Eden”, duke u përpjekur ta largojnë hidhërimin, por përpjekjet e tyre për t’u shëruar përfundojnë në fatkeqësi. Gruaja e sulmon burrin e saj terapist me një copë druri para se të shpojë një vrimë në këmbën e tij. Ajo e kryen një akt të vetëgjymtimit gjenital me një palë gërshërë dhe përfundimisht mbytet nga burri i saj, i cili i vë flakën trupit të saj.

Së paku katër njerëzve u ka rënë të fikët gjatë shfaqjes së mëhershme në Cannes dhe regjisori ishte ballafaquar me një turmë të zemëruar në konferencën zyrtare me medie. Mediet britanike e kanë cilësuar filmin si “porno torturuese” dhe kanë vërë në pikëpyetje nëse duhej të vihej në klasifikimin 18 pa prerje. (Telegraph.co.uk)

© 2004 METROPOL GROUP