Author Topic: Lajme problematike rreth arsimit Shqyptare  (Read 4688 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Lec Neli

  • Guest
Lajme problematike rreth arsimit Shqyptare
« Reply #3 on: August 13, 2009, 11:23:05 AM »
Reforma qeverisese e arsimit te larte

E Enjte, 13 Gusht 2009


Dritan Nelaj

Qeverisja dhe menaxhimi, perbejne dy nga ceshtjet kryesore ne sektorin e arsimit te larte. Analiza jone tregon se ligji aktual i arsimit te larte, perfaqeson nje dokument i cili e modernizon edhe me tej, strukturen qeverisese te universiteteve tona publike. Sipas literatures, reforma te ngjashme ne kuadrin qeverises, kane ndodhur ne shume prej vendeve te Evropes Qendrore dhe Perendimore. Nje nga synimet themelore te ketyre reformave, ka qene thyerja e dualitetit ekskluziv qeveri-oligarki akademike, e cila e ka dominuar sistemin e arsimit te larte evropian, per dekada me radhe. Ne kuader te ketij synimi, reformat forcuan kapacitetin institucional te universiteteve duke nxitur nje strukture qeverisese qendrore me natyre te forte ekzekutive, me qellim zbutjen e fragmentarimimit te tejskajshem te universitetit, ne departamente apo fakultete dhe integrimin e tyre brenda nje institucioni me aftesi per te vepruar si nje organizem. Gjithashtu u forcuan strukturat menaxhuese brenda institucionit dhe u rrit pjesemarrja e anetareve me prejardhje nga mjedisi jashte universitare, ne organet vendimmarrese te universitetit. Ne vazhdim, u krijuan skema financiare te tilla qe, nxisnin konkurrimin midis njesive brenda universitetit apo midis universiteteve, duke shkaktuar keshtu modernizim te administrates dhe shfaqjen e strategjive te zhvillimit te cilat beheshin te domosdoshme ne nje mjedis gjithnje e me kompleks dhe me pak te sigurt. Mund te themi se, prirja e pergjithshme, ishte nxitja e praktikave te organizimit te kompanive apo korporatave private ne strukturen qeverisese dhe menaxhuese te universiteteve publike, me qellim rritjen e efikasitetit dhe eficences se veprimtarise se tyre. Per rrjedhoje, reformat e nderruara synuan nje drejtpeshim me funksional te pushtetit, midis permases ekzekutuese dhe asaj kolegjiale brenda institucionit te arsimit te larte. Nje filozofi e tille, verehet edhe ne ligjin tone te arsimit te larte. Se pari, ligji paraqet dy organe te cilat nuk kane ekzistuar me pare. Rektorati dhe Keshilli i Administrimit. Organi i pare eshte konceptuar si nje organ kolegjial ekzekutiv, i cili propozon politika te brendshme organeve vendimmarrese te universitetit dhe pas aprovimit te tyre angazhohet per zbatimin e tyre ne te gjitha nivelet e institucionit. Paraqitja e nje organi te tille, synon te rrise aftesine ekzekutive te universitetit dhe ne te njejten kohe forcon kapacitetin qendror qeverises, gje qe pritet te ndikoje ne zbutjen e trashegimise se fragmentarizmit te tejskajshem te universitetit ne fakultete apo departamente. Per me teper ekzistenca e Rektoratit rrit premisat per nje lidhje funksionale midis aktiviteteve te perditshme te njesive kryesore apo baze me strategjine e perbashket zhvillimore te institucionit.

Se dyti, ligji prezanton Keshillin e Administrimit, i cili eshte nje organ qe angazhohet ne nje proces bashkevendimmarres me Senatin Akademik, per sa i perket ceshtjeve qe lidhen me buxhetin e universitetit. Ky organ ka kompetenca ne administrimit pronesor dhe po keshtu aprovon strukturen e personelit administrativ dhe monitoron performancen e administrates se institucionit. Duhet permendur qe, Keshilli i Administrimit ben te mundur qe per here te pare, te perfshihen perfaqesues nga mjedisi i jashtem ne strukturen vendimmarrese te universitetit publik. Pra per here te pare vendimmarrja per ceshtje administrative dhe financiare nuk eshte me produkt ekskluziv i vullnetit te ngushte te grupeve brenda universitare, por ne te kundert ajo hapet drejt grupeve dhe komuniteteve me te gjera, te cilat kane interesa legjitime ndaj produktit universitar. Gjithashtu, Keshilli i Administrimit perfaqeson nje mekanizem i cili nxit modernizimin e administrates se universitetit. Per me teper perberja e ketij organi, paraqet nje nivel te larte ekspertize, e cila pritet te mbeshtese vendimmarrjen akademike perkundrejt prioriteteve financiare, shperndarjes dhe menaxhimit te tyre. Por natyra hibride e ketij organi, ku 51% e anetaresise e ka prejardhjen nga mjedisi universitar, ndersa 49% e saj e ka origjinen nga mjedisi jashte universitar, paraqet gjasa per ngerce pergjate procesit vendimmarres. Ky fenomen mund te ndodhe per shkak se dy grupimet kryesore te anetareve te ketij organi, kane prejardhje te ndryshme dhe rrjedhimisht perfaqesojne forma arsyetimi te ndryshme. Per rrjedhoje ky organ mund te shnderrohet ne nje arene perplasjesh midis arsyetimit akademik dhe atij menaxherial.

Nje risi tjeter e ligjit, eshte fuqizimi i rolit te kancelarit, i cili perfiton tashme nje rol me energjik dhe me tipare me te theksuara menaxheriale. Kancelari fuqizohet ne raport me statusin e tij te meparshem, per shkak se ai nuk emerohet me nga rektori por nga Keshilli Administrimit. Per me teper kancelarit i ngarkohet hartimi dhe ekzekutimi i buxhetit te universitetit. Ne kushtet e nje skeme te re financiare, kancelarit i duhet qe te tejkaloje rolin e llogaritarit dhe te marre nje rol me aktiv, bazuar ne aftesi dhe ekspertize te perparuar. Gjithashtu, ai pritet te luaj nje rol te spikatur ne modernizimin e administrates se universitetit. Rektori konsiderohet nje figure ekzekutive qendrore ne ligj, packa se, ne kete dokument nuk vihen re shume kompetenca te drejtperdrejta te tij. Gjithsesi ai eshte njekohesisht kryesues i Rektoratit dhe i Senatit Akademik. Statusi i drejtuesit, duket se i mundeson rektorit pervetesimin e disa prej kompetencave te ketyre organeve. Mendojme se, ne perspektiven de fakto, rektori praktikon me teper kompetenca sesa parashikon ligji. Per me teper, fuqizimi i legjitimitetit te tij per shkak te zgjedhjeve te drejtperdrejta me pjesemarrjen e te gjithe komunitetit universitar, e rrit edhe me tej pushtetin e tij politik brenda institucionit. Ne kete pike verejme nje kontradikte interesante. Nga njera ane vihet re se, ligji perpiqet te forcoje kapacitetet ekzekutive dhe menaxhuese te universitetit, nderkohe qe nga ana tjeter, ky dokument zgjeron edhe me tej formatin demokratik te zgjedhjes se autoriteteve drejtuese. Kontradikta qendron ne faktin se, ligji synon forcimin e rolit ekzekutiv dhe menaxhues te rektorit, gje qe nenkupton se ai duhet te jete i afte qe te marre vendime te guximshme ne favor te institucionit, por varesia politike qe percakton ligji ndaj zgjedhesve te tij mund ta dobesoje rolin e synuar. Ne vend qe rektori te perfaqesoje interesat e universitetit, te cilat jane me te gjera se interesat e grupeve qe veprojne brenda institucionit, rektori eshte i detyruar te perfaqesoje shumatoren e interesave te grupeve brenda universitare, te cilat jo gjithmone perputhen me interesin publik. Se fundi, ligji duket se synon te nxise edhe pse jo drejtperdrejte, modernizimin e administrates se universiteteve publike. Formula e re e financimit me prejardhje nga buxheti i shtetit, kerkon nje administrate me te gjalle. Granti konkurrues nxit konkurrimin midis universiteteve, fakulteteve dhe departamenteve, gje qe kerkon jo vetem aftesi te mira planifikuese dhe argumentuese por gjithashtu nje administrate qe mundeson zbatimin e projekteve ne kohe dhe me cilesi. Po keshtu ne kushtet e masivizimit te universiteteve, administrata duhet te kete kapacitetet e duhura qe te perballoje kerkesa te larmishme dhe shpesh kontradiktore me njera tjetren. Administrata e universitetit, duhet te jete e afte qe te ndertoje nje baze statistikore integrale dhe gjithashtu ta perdore nje informacion te tille me qellim mbeshtetjen e organeve te tjera te universitetit ne perpjekjen e tyre per t'ju pergjigjur sfidave gjithnje e me te komplikuara. Veme re se, ligji per arsimin e larte dhe strategjia e sektorit per periudhen 2008-2013, synon nje ndarje te qarte midis organeve qe do ti pergjigjen ceshtjeve administrativo/financiare dhe organeve te cilat do te perballojne ceshtje me karakter akademik. Marredhenia midis prirjes per te centralizuar pushtetin ne qender te universitetit dhe prirjes per ti decentralizuar kompetencat ne nivelet me te poshtme te institucionit, ku krijimtaria dhe ekspertiza akademike udheheqin vendimmarrjen, paraqet nje tjeter ceshtje te rendesishme. Vleresojme se ligji dhe strategjia e arsimit te larte, paraqesin dy dokumente te cilet garantojne nje sinteze funksionale midis prirjeve zhvillimore ne vendet e Evropes Perendimore dhe kontekstit te arsimit te larte Shqiptar.

Sidoqofte, literatura studimore ne disiplinen e arsimit te larte na tregon se, udhetimi i reformes nga teksti juridik ne realitetin praktik nuk garanton saktesisht synimet e planifikuara nga politikeberesit. Nje gje e tille ndodh sidomos nese, parimet e reformes bien ndesh me normat ekzistuese te mjedisit universitar. Literatura sugjeron se, mjedisi universitar perfaqeson nje hapesire interpretuese, ne te cilen ato pjese te reformes te cilat bien ndesh me normat dhe interesat e akademikeve, ri-interpretohen ne perputhje me keto te fundit. Per me teper, universiteti eshte i mirenjohur per aftesine e zbatimit simbolik te politikave te cilat nuk i shkojne per shtat akademikeve. Universiteti perbehet nga dy realitete shpesh te ndryshme nga njera-tjetra. Ai formal, i cili perbehet nga, ligje, udhezime, statute e rregullore dhe realiteti praktik ne te cilin, studente e pedagoge veprojne sipas nje rutine e cila priret ti shmanget risive formale. Bazuar ne keto njohuri, shume autore mendojne se nuk ka vend per reforma radikale ne hapesiren universitare. Zbatimi i nje reforme ne arsimin e larte, shoqerohet nga procese ri-interpretimi brenda mjedisit universitar, pergjate te cilave disa prej objektivave te reformes mund te transformohen ne domethenien e tyre dhe rrjedhimisht te implementohen ndryshe nga pritshmerine e hartuesve te reformes. Nisur nga sa me siper, sugjerohet qe procesi i ndryshimeve strukturore dhe me pas praktikave te grupeve brenda universitare, duhet konceptuar si nje proces gradual dhe organik. Kjo nenkupton qe, normat e reja te mbeshtetura nga reforma, vendosen ne siperfaqe te shportes se normave tradicionale dhe se me kalimin e kohes ato nderthuren me njera tjetren duke siguruar nje bashkejetese funksionale. Ligji i marre ne shqyrtim, duket se nxit edhe me tej natyren hibride te struktures qeverisese te universiteteve publike. Perfundimi i procesit te implementimit te ligjit aktual te arsimit te larte, do te na njohe me shkallen e aftesise se universiteteve tona, per te brendesuar ne menyre funksionale tipare kontradiktore institucionale, te tilla si, burokracia profesionale, modeli demokratik, modeli instrumental dhe ai i korporates se dijes.

* Master i Filozofise ne Arsimin te Larte *

© 1991 - 2009 Koha Jone

Lec Neli

  • Guest
Lajme problematike rreth arsimit Shqyptare
« Reply #2 on: August 07, 2009, 12:52:35 PM »
Kopjacët e maturës pushojnë nga puna 30 mësues

Verifikohen testet e kopjuara. Fenomeni i përhapur në rrethe


Fletët e provimit të maturantëve që kanë mundur të kopjojnë gjatë provimeve të Letërsisë dhe Matematikës kanë marrë më qafë 30 mësues, të cilët do të lënë detyrën për shkak se kanë shkelur rregulloren e Maturës Shtetërore, duke i lënë nxënësit të kopjojnë. Një fakt i tillë bëhet i ditur nga zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Pas vlerësimit dhe nxjerrjes së rezultateve të dy provimeve të detyruara të Maturës Shtetërore 2009, asaj të Letërsisë dhe Matematikës janë evidentuar edhe fletët e testit që kanë rezultuar të ngjashme apo të njëjta. Për to verdikti është dhënë menjëherë pasi kopjimi ka qenë i dukshëm ndaj dhe është vendosur që të merren masa ndëshkuese në përputhje edhe me rregulloren e Maturës Shtetërore. Pikërisht për këtë arsye në rang vendi janë plot 30 mësues që do ta pësojnë nga toleranca e tyre në klasa. Në pozicionin e administratorëve në dy datat e provimeve të detyruara ata kanë pasur për detyrë që përveç të tjerave të mos lejojnë as kopjet mes maturantëve. Por duket se rregulli nuk ka qenë kudo i njëjtë. Kryesisht në rrethe është vënë re se kopja është lejuar, madje duke lënë gjurmë dhe pasoja.

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit duke iu referuar të dhënave të servirura nga Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve AVA, e cila është edhe struktura e posaçme që është marrë me korrigjimin e provimeve, pohojnë se nuk do të ketë asnjë tolerim për ata mësues që në klasat ku kanë qenë administratorë nuk e kanë kryer detyrën e tyre për të menaxhuar procesin e Maturës Shtetërore në mënyrë të drejtë dhe të barabartë për të gjithë të rinjtë.

Ky fenomen, sipas zyrtarëve të MASH-it, është vërejtur kryesisht në rrethe. Ndërsa në kryeqytet kontrolli ka qenë më i fortë dhe mësuesit nuk kanë lejuar që të rinjtë të komunikojnë me njëri- tjetrin apo të përfitojnë nga ndonjë mundësi kopjimi.

Por numri i mësuesve që do të penalizohen nga verifikimi i testeve të kopjuara pritet që të rritet. Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit konfirmojnë faktin se po punohet edhe për evidentimin e kopjeve të dyshuara gjatë dy provimeve të lëndëve me zgjedhje që u kryen më 10 korrik në të gjithë vendin.

Numri i të rinjve që morën pjesë në këto provime ishte më i madh sesa ai i maturantëve të këtij viti. Kjo për faktin se këtë vit u lejua që si pjesë e garës universitare të ishin edhe të rinj të viteve të kaluara që për arsye të ndryshme nuk kanë pasur mundësi që të frekuentojnë shkollat e larta.

Numri i të ndëshkuarve të tjerë bëhet e ditur se do të shpallet menjëherë pas nxjerrjes së rezultateve në total të të rinjve.

Lejimi i kopjes gjatë procesit të Maturës Shtetërore, për drejtuesit e arsimit konsiderohet si një akt mjaft i rëndë edhe për faktin se penalizon pa të drejtë ata nxënës që studiojnë, por që vetëm për pak pikë mund të humbasin shansin e merituar. Gjithashtu, lejimi i kopjes automatikisht favorizon në sistemin e llogaritjes së pikëve mashtruesit, duke cenuar parimin meritë - preferencë mbi të cilën bazohet filozofia e Maturës Shtetërore.
 
 
© Gazeta Shqip - 2006-2008

Lec Neli

  • Guest
Lajme problematike rreth arsimit Shqyptare
« Reply #1 on: July 27, 2009, 06:57:01 PM »
Provimet me zgjedhje, ngelin rreth 7 mije maturante

E Hene, 27 Korrik 2009

Universiteti per rreth 7 mije maturante kete vit mbetet thjesht nje enderr. Kane qene provimet me zgjedhje te cilet nuk kane mundur te sigurojne piket e duhura qe i kane "djegur" duke i lene pa te drejta studimi.

Korrigjimet

Te dhenat paraprake nga Agjencia e Vleresimit dhe Arritjeve tregojne se rreth 20 per qind e maturanteve te ketij viti, por edhe te atyre te viteve me pare por qe kane dhene kete vit provimet me zgjedhje, nuk mund te shkojne ne universitet. Rreth 7 mije maturante ne shkalle vendi nuk kane mundur qe t'i kalojne me sukses provimet me zgjedhje te Matures. Per rrjedhoje, per keta maturante gara e pranimeve ne universitete eshte nderprere ne kete faze. Shifra per numrin e maturanteve mbetes ne provimet me zgjedhje behet e ditur nga AVA. "Ajo qe mund te themi eshte se numri i ngelesve eshte i perafert me ate te nje viti me pare. Por kete vit, maturantet kane gabuar ne zgjedhjet e tyre " pohojne specialistet e AVA-s.

Gabimet

Maturantet mbetes kane gabuar ne percaktimin e lendeve me zgjedhje. Kane qene pikerisht lenda e Historise dhe Gjeografise, dy provimet me zgjedhje qe kane fundosur me se shumti maturantet. Sipas specialisteve te AVA-s, per keto dy lende ka pasur nje fluks te madh kerkesash, pasi po sipas tyre, ato jane pare nga te rinjte si mundesia per te mos ngelur pa shkolle te larte. Nderkohe qe krejt e kunderta eshte evidentuar ne provimet e maturanteve per keto dy provime, ku pjesa me e madhe e tyre kane qene nje nivel shume te dobet pergatitjesh. Kjo ka bere qe ne keto dy lende, te rezultojne fitues vetem ata maturante qe ishin pergatitur per Historine dhe Gjeografine, dhe qe sigurisht kishin bere nje perzgjedhje te mire te preferencave, duke u bazuar tek aftesite personale dhe kerkesat per cdo dege. Ndersa maturantet mesojne sot se rreth 7 mije prej tyre nuk do t'i vijojne studimet e larta, emrat konkret te fituesve dhe te humbesve te provimeve me zgjedhje, do te publikohen sot ne te gjitha shkollat e vendit.

Mesatarja

Ajo qe konstatohet serish edhe kete vit tek maturantet eshte niveli i dobet i pergatitjes nga pjesa me e madhe e nxenesve, gje per te cilen flet vete edhe mesatarja. Nga llogaritjet paraprake, kalueshmeria ne lendet me zgjedhje ne rang republike supozohet te jete rreth 80 per qind, ndersa mesatarja luhatet nen 7. Ne rang vendi, nga rreth 39 mije maturante qe u testuan ne lendet me zgjedhje, vetem rreth 100 prej tyre kane arritur te marrin piket maksimale, qe kthyer ndryshe do te thote noten 10-te. Maturantet do te njihen me rezultatet ne lendet me zgjedhje, duke filluar nga dita e sotme .

Provimet me zgjedhje

Sot, rezultatet ne te gjitha shkollat

Eshte gjithcka gati. Dora e fundit i eshte dhene gjate diteve te fundjaves, ndersa sot diten e hene priten te dalin rezultatet per secilin maturant, ne lendet me zgjedhje. Keshtu korrigjimi i ketyre provimeve nuk do te vonojne te shpallen ne shkolla, brenda afatit te fundit te percaktuar ne udhezimin e dale nga Ministria e Arsimit dhe Shkencave. Pas, publikimit te rezultateve te provimeve me zgjedhje, maturantet do te vazhdojne te jene ne ankthin e shpalljes se vendeve dhe fituesve te universiteteve. Sipas procedurave dhe rregullave te percaktuara nga MASH, fituesit do te shpallen ne fund te muajit gusht deri ne fillim te muajit shtator kur behen edhe zevendesimet e mundshme te disa degeve. Nderkohe, gjate ketyre diteve, maturantet te cilet nuk jane te kenaqur me notat e provimeve me zgjedhje kane te drejte te depozitojne nje kerkese per rishikim te notes se tyre. Pas perfundimit te kesaj, faze do te behet edhe shpallja e fituesve ne baze te kuotave te percaktuara nga cdo universitet

© 1991 - 2009    Koha Jone   


Imagjinoni sa te tjere i kan marre me lek e me miq provimet